Kosovës po i kërkohet të gjejë rrugë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas BE ky është një detyrim ndërkombëtar. Por Qeveria Kurti thotë, se nuk do të ketë asociacion një-etnik të komunave.
Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe që nga viti 2013 vazhdon të jetë temë debati në Kosovë, Serbi dhe në mesin e pranisë ndërkombëtare e ndërlidhet ngushtë me dialogun Kosovë-Serbi. Kosova në vitin 2013 nënshkroi marrëveshjen e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por, në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti që shumë pika të kësaj marrëveshje janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Që nga ajo kohë, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim pos, kërkesës së vazhdueshme të Serbisë që Prishtina zyrtare ta themelojë Asociacionin dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i Prishtinës zyrtare që nuk lejojnë Asociacion në vija etnike.
BE pret propozime nga Kosova
Të ndodhur në këtë situatë dhe në prag të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian është duke pritur propozime nga Kosova për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, u shpreh javën e shkuar, se “marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin është përfunduar me mirëbesim dhe se i mbetet Kosovës të propozojë një rrugë përpara për zbatimin e saj”.
Takimi Josep Borrell dhe Albin Kurti, 29 prill 2021
“Në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje përkrijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo marrëveshje u përfundua me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar. Në fakt, marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua nga Kuvendi me shumicën e dy të tretave të votave dhe duke vepruar kështu, Kosova mori një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. Pra, Kosovës i mbetet të propozojë një rrugë përpara për të zbatuar marrëveshjen”, tha Peter Stano për mediumin kosovar kosovapress.
Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, vazhdon ta kundërshtojë idenë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe sipas tij, “nuk do të lejohet të ketë diçka që vë në diskutim funksionimin e shtetit”. Kështu thotë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. “Ju e dini, Qeveria ka një qëndrim të qartë sa i përket kësaj teme. Kryeministri Kurti ka thënë se liria e asociimit është liri që garantohet me Kushtetutë, për këtë ka edhe Kushtetutë edhe aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të jetë në shërbim të funksionimit të vendit dhe jo në defunksionalizim të vendit. Prandaj kemi thënë që asociacion njëetnik të komunave nuk mund të ketë”, ka thënë zëdhënësi, Përparim Kryeziu.
Serbia këmbëngul në themelimin e Asociacionit
Nga pala serbe vazhdojnë të këmbëngulin, se Prishtina duhet ta Themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive. Ky është refreni i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe këtë ai e theksoi edhe njëherë në takimin e fundit të drejtpërdrejtë që kishte në Bruksel me kryeministrin e atëhershëm, Avdullah Hoti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, ai është i gatshëm “të diskutojë për një zgjedhje kompromisi me Kosovën, por vetëm me kushtin që paraprakisht Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”. “Asociacioni nuk mund të jetë një organizatë joqeveritare. Ne jemi gjithmonë për dialog e bisedë. Ne duam paqe dhe stabilitet, rrjedhën e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve”, thotë Vuçiq cituar nga medium publik serb RTS.
Insistimi i vazhdueshëm i Serbisë që ta përfshijë në kuadër të dialogut Çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka bërë që të ndërpritet dialogu dhe të ketë vështirësi në rifillimin e tij. Tash për tash akoma nuk dihet nëse çështja e Asociacionit do të jetë pjesë e bisedave ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre të pritshëm në fund të qershorit.
Veriu i Mitrovicës
Marrëveshjet ndërkombëtare duhen me konsensus politik brenda Kosovës
Prej kohësh çështja e Asociacionit debatohet edhe mes analistëve në Kosovë. Demush Shaha, drejtor ekzekutiv nga instituti (think-tank) EPIK, që angazhohet për reformat evropiane, thotë për DW se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. “Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marr Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare. Çdo dështim për jetësimin e këtyre obligimeve ndërkombëtare do këtë pasoja në reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës si aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, neve çdo herë insistojmë se në skenën ndërkombëtare vendimet nuk mund të merren nga asnjë mazhorancë momentale, por çdo herë duhet të reflektojnë vullnetin konsensual të spektrit politik. Një qasje e tillë çdo herë siguron vazhdimësinë e respektimit të obligimeve tona ndërkombëtare. Në fakt një gjë e tillë është edhe kërkese kushtetutese, sipas nenit 18.1”, thotë Shasha.
Analisti Shasha beson se ngritja e Asociacionit do mbetet në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas tij “kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.
Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.
Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.
Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.
Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.
Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.
Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.
Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.
Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/
Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.
Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.
Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.
Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.