Sport

Kosova me 5 boksierë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix”

Published

on

Kosova do të përfaqësohet me pesë boksierë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix” që do të zhvillohet në Kroaci.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në boks Faton Xhakli ka përzgjedhur 5 boksierë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “GRAND PRIX” që mbahet në Zagreb nga 4 deri më 7 dhjetor dhe ata janë: Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë, Lorent Murati 63 kg, Shpëtim Bajoku 67 kg, Loris Idrizi 67 kg dhe Shpejtim Shabani në kategorinë 92 kilogramë.

Sport

Zidane, favorit absolut për trajner të Francës

Published

on

Zinedine Zidane është gjithnjë e më pranë rikthimit në futboll, pas katër vjetësh mungesë nga stoli i trajnerëve. Ish-mesfushori legjendar i Real Madridit dhe Francës, i cili e mbylli eksperiencën e tij të dytë me klubin spanjoll në vitin 2021 pas dështimit për të fituar trofe, duket se ka gjetur mundësinë e tij të ardhshme, por këtë herë jo në nivel klubesh.

Zidane kishte fituar tri herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin gjatë eksperiencës së tij të parë si trajner i klubit, dhe kishte ngritur gjithashtu trofeun e La Ligas në vitet 2017 dhe 2020. Pas largimit nga “Santiago Bernabeu”, ai u përfol për kalime të mundshme në klube të tjera evropiane dhe madje ishte favorit për të zëvendësuar Erik ten Hag te Manchester United. Megjithatë, klubi anglez preferoi të angazhojë Ruben Amorim nga Sporting Lisbona.

Sot, mediat franceze raportojnë se Zidane është më afër rikthimit se kurrë më parë, por jo në nivelin e klubeve. Sipas gazetës franceze Le Parisien, Zidane është favorit për të pasuar Didier Deschamps në postin e trajnerit të Kombëtares së Francës.

Raportohet se ideja është që Zidane të marrë drejtimin e ekipit pas Kupës së Botës 2026, ndërkohë që L’Equipe ka njoftuar se Deschamps, i cili ka drejtuar “Trekolorët” që nga viti 2012, do të njoftojë sot një konferencë për shtyp, duke zbuluar vendimin e tij për të lënë stolin pas garës së ardhshme të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.

Deschamps është një ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit francez, duke u bërë vetëm trajneri i tretë që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe trajner. Nëse Zidane merr drejtimin e Kombëtares pas tij, kjo do të ishte një kapitull i ri dhe i rëndësishëm në karrierën e tij, pas një periudhe të suksesshme si trajner në nivel klubesh./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Atalanta shfaq interes për Armando Brojën

Published

on

Atalanta synon të forcojë repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e klubit zikaltër po studiojnë disa mundësi dhe janë fokusuar tek 3 lojtarë të Evertonit në repartin e avancuar, mes të cilëve edhe Armando Broja.

Sulmuesi, që po rikuperohet nga një dëmtim, është tashmë një emër i njohur në Zingonia: shqiptari ka qenë në vëmendjen e Atalantës kur luante për Çelsin. Profili i tij mbetet interesant për të kompletuar repartin ofensiv. Nëse tratativat do të përfundonin me sukses, Broja do të bëhej shok skuadre me kapitenin e kombëtares, mbrojtësin Berat Gjimshiti, i cili është një pikë referimi në mbrojtjen e Atalantës./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze pas Kupës së Botës 2026

Published

on

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Franca, Didier Deschamps ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026. Ky vendim përfundon një epokë historike për futbollin francez, që nisi në vitin 2012 kur Deschamps mori drejtimin nga Laurent Blanc.

Sipas L’Équipe, trajneri 56-vjeçar do të zyrtarizojë këtë vendim nesër në një intervistë ekskluzive, e cila do të transmetohet në edicionin e lajmeve të orës 13:00 në TF1. Deschamps e kishte kuptuar prej muajsh se periudha e tij si trajner i “Les Bleus” po i afrohej fundit dhe ka vendosur të përqendrohet te sfidat e fundit me ekipin, si Liga e Kombeve dhe, mbi të gjitha, Kupa e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Nën drejtimin e Deschamps, Franca ka shkruar historinë: shpalli titullin kampion bote në 2018, u bë nënkampione në 2022, dhe arriti finalen e Euro 2016. Largimi i tij lë një trashëgimi të jashtëzakonshme, ndërsa Federata Franceze e Futbollit pritet të nisë kërkimet për një pasardhës që mund të vijojë sukseset e arritura./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Shans i humbur nga Asllani, Interi kërkon alternativë për Calhanoglu

Published

on

Cilësitë e Hakan Çalhanoglu janë të padiskutueshme, por dëmtimet dhe mungesat e tij të vazhdueshme kanë shtyrë drejtuesit e Interit të mendojnë për një alternativë të qëndrueshme në mesfushë. Kjo vendimmarrje është përforcuar pas performancës zhgënjyese të Kristjan Asllanit në derbin kundër Milanit, i cili konsiderohej një mundësi e artë për të treguar vlerat e tij.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi po kërkon një mesfushor me përvojë dhe personalitet, por me një kosto të ulët për të mos rënduar buxhetin. Dy emra intrigues në listë janë Joshua Kimmich, kontrata e të cilit me Bayern Munich skadon në vitin 2025, dhe Zambo Anguissa i Napolit, i cili mund të largohet me parametra zero nëse nuk rinovon deri në fund të sezonit.

Aktualisht, këto janë vetëm hipoteza, pasi realizimi i një operacioni të tillë do të varet nga miratimi i Oaktree, grupi që menaxhon financat e klubit. Drejtuesit e Interit po shqyrtojnë me kujdes opsionet për të siguruar një zëvendësues të denjë që mund të mbajë ritmin dhe cilësinë e kërkuar në mesfushë, ndërkohë që situata e Asllanit mbetet e paqartë./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara