Sport

Kosova me 23 medalje për dhjetë vjet nga xhudo

Xhudistët të pandalshëm.

Published

on

Që Kosova mund të konsiderohet si shtet i xhudos, kjo më nuk ka asnjë dilemë. Ky sport, nga viti në vit, po i sjell Kosovës medaljet elitare nga kampionate ballkanike, evropiane e botërore, por edhe medalje olimpike.

Më në krye një trajner si Driton Kuka, dhe tashmë edhe me trajneren Majlinda Kelmendi, trendi i fitimit të trofeve vetëm sa po shkon duke u rritur.

Emra si Distria Krasniqi, Laura Fazlu, Loriana Kuka, Nora Gjakova, Akil Gjakova e të tjerë, po tregohen ta pandalshme përballë rivalëve të tyre më eminent botëror në sportin e xhudos.

Si rrjedhojë e punës së tyre të palodhshme, nga viti 2013 deri në vitin 2023, Kosovës i kanë ardhur shtatë medalje të arta, katër të argjendta dhe 12 të bronzta brenda dhjetë viteve.

Lajmet

​Chicago Fire rikthehet në playoff pas fitores ndaj Inter Miamit

Published

on

Chicago Fire siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Major League Soccer pas një fitoreje të bujshme 5-3 ndaj Inter Miami, në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione.

Skuadra e drejtuar nga Gregg Berhalter, ish-trajneri i Shteteve të Bashkuara, u tregua më e freskët dhe më e organizuar se Miami, që po zhvillonte ndeshjen e gjashtë brenda 17 ditësh.

Megjithëse Luis Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë për të rikthyer shpresat e skuadrës së Lionel Messit, Interi nuk mundi të përballonte ritmin e lartë të kundërshtarëve.

Chicago e nisi vrullshëm takimi kur D’Avilla zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa Jonathan Dean e dyfishoi pas gjysmë ore lojë. Pavarësisht golit të Aviles për Miamin në minutën e 39-të, Rominingue Kouame riktheu epërsinë prej dy golash pak para pushimit.

Pas intervalit, Suarez mori përgjegjësitë dhe me dy gola të shënuar në minutat 57 dhe 74 barazoi 3-3. Por energjia e Chicagos në fazën sulmuese solli diferencën në fund.

Justin Pledger Reynolds i dha avantazhin 4-3 në minutën e 80-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Brian Gutierrez vulosi fitoren me një goditje të fuqishme nga distanca.

Ky sukses i kthen “Zjarrfikësit” në playoff për herë të parë që nga viti 2017, duke shënuar një hap të madh në rikthimin e klubit nën drejtimin e Berhalter.

“Kualifikimi ishte objektivi ynë i parë, por synimi mbetet të ndërtojmë një skuadër që mund të fitojë trofe”, deklaroi trajneri pas ndeshjes.

Chicago Fire tani mund ta shohë me optimizëm vazhdimin e sezonit, ndërsa Inter Miami duhet të përmirësojë mbrojtjen nëse dëshiron të shkojë larg me Messin e Suarezin në fushë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Derbi Barcelona-PSG ​në Ligën e Kampionëve ndez sonte mbrëmjen evropiane

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një program të pasur ndeshjesh, ku spikat supersfida mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Përballja e gjiganëtve evropian pritet të jetë një nga më të ndezurat e fazës së ligës, pasi dy skuadrat kërkojnë një fitore që mund të peshojë shumë për vazhdimin e rrugëtimit.

PSG udhëton drejt Katalonisë me disa mungesa të rëndësishme, por gjithsesi me yje të mëdhenj në dispozicion të Luis Enrique.

Në krahun tjetër, Barcelona është në formë të mirë dhe synon të shfrytëzojë mbështetjen e publikut për të marrë një fitore prestigjioze. Ky duel pritet të vendoset nga detajet, duke pasur parasysh balancën e forcave mes dy ekipeve.

Përveç derbit të madh në Spanjë, mbrëmja sjell edhe disa duele të tjera të forta:

Arsenal – Olympiacos

Bayer Leverkusen – PSV

Dortmund – Athletic Bilbao

Monaco – Manchester City

Napoli – Sporting CP

Villarreal – Juventus.

Ndërsa, programi hapet në orën 18:45 me dy ndeshje interesante:

Qarabag – FC Copenhagen

Royale Union SG – Newcastle

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi shënon fitore të thellë në Ligën e Kampionëve, shkëlqen Mbappe

Published

on

Real Madridi ka triumfuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat bindës 5-0 në transfertë kundër skuadrës Kairat Almaty. Ndeshja nisi me dominim të plotë të “Los Blancos”, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me golin e Kylian Mbappé.

Francezi vazhdoi të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur të nisur nga Courtois.

Në minutën e 74-të, ai kompletoi dopietën personale, kësaj here me asistim nga Arda Güler, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 83-të, Eduardo Camavinga u regjistrua në listën e realizatorëve pas një kombinimi me Rodrygon, ndërsa goli i pestë dhe i fundit erdhi në kohën shtesë (90’+3), kur Brahim Díaz përfitoi nga pasimi i Garcia-s dhe vulosi fitoren madhështore të madrilenëve.

Me këtë rezultat, Real Madridi jo vetëm që mori tre pikë të rëndësishme, duke arritur në gjashtë sosh pas dy ndeshjeve, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për rivalët se mbetet ndër favoritët kryesorë për trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e cila triumfoi kundër Club Brugge me rezultat 2 me 1.

Liga e Kombeve (UEFA Nations League) nisi në shtator 2018. “Nations League” është organizuar nga UEFA dhe aty marrin pjesë kombëtaret e Europës — secila skuadër e vendeve që janë anëtare të UEFA-s./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​PSG me mungesa të mëdha ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Published

on

Paris Saint-Germain do të zbresë në fushë në transfertë kundër Barcelonës me disa mungesa të rëndësishme.

Trajneri Luis Enrique nuk do të ketë në dispozicion Khvicha Kvaratskhelia, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Auxerre dhe u detyrua të largohej për shkak të një problemi në pjesën e sipërme të kofshës.

Përveç tij, jashtë mbeten edhe Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué, të dy ende në fazën e rikuperimit nga dëmtimet.

Këto mungesa pritet të ndikojnë në zgjedhjet e trajnerit spanjoll për një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën e Kampionëve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara