Sport

Muhamet Hyseni “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

Futbollisti i Llapit, Muhamet Hyseni është shpallur “Ylli i javës” për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Qendërsulmuesi llapjan shënoi dy gola në derbin kundër Prishtinës dhe u shfaq i rrezikshëm për portën e bardhekaltërve të kryeqytetit gjatë tërë ndeshjes. Hyseni realizoi në minutat 54-t dhe 67-të, duke e përmbysur rezultatin, por golat e tij nuk i mjaftuan Llapit t’i gëzohet fitores, pasi Prishtina barazoi shifrat në minutën e 77-të.

Pasi mori këtë çmim Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe paraqitjen e mirë në derbi, teksa nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij nuk ia doli t’i gëzohet fitores në “Fadil Vokrri”, pasi pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë kishte epërsi numerike në fushë pas përjashtimit të Useinit me karton të kuq.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe privilegj për mua, pasi është hera e dytë që shpallem më i miri i javës. E falënderoj ekipin e Llapit, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin për mbështetjen dhe që më motivojnë të vazhdoj të rritem edhe më shumë. Kemi qenë një pjesë të madhe të ndeshjes në epërsi numerike në fushë dhe ishim në epërsi në rezultat, por nga një pakujdesi pësuam gol dhe fatkeqësisht e mbyllëm ndeshjen në barazim. I kemi pasur disa rezultate jo të mira, disa barazime, por besoj se shumë shpejt do të vijmë te fitorja sepse ‘Legjendat’ e meritojnë për mbështetjen që na japin në çdo ndeshje”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara