Lajmet

Kosova ende në pritje të rezultateve për Omicronin

Edhe sot do të dërgohen për analizim mostra të reja në Gjermani.

Published

on

Kosova pret që deri në fund të muajit dhjetor të pranojë rezultat e para të mostrave të dërguara jashtë vendit, për të parë nëse ato janë pozitive për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

“Ende nuk i kemi pranuar rezultatet e mostrave të fundit. Ende nuk dihet data e saktë, por besoj se deri në fund të muajit deri më 28-29 dhjetor besoj që kthehen (rezultatet)”, tha për Radion Evropa e Lirë, Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ajo tha se edhe gjatë 20 dhjetorit do të dërgohen për analizim mostra të reja në Gjermani.

Kosova dërgoi në fillim të dhjetorit 72 mostra në një laborator në Gjermani, përmes një programi të Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) për të parë nëse në to ka prani të variantit Omicron.

IKSHPK-ja edhe në të kaluarën ka dërguar në Gjermani mostra për të identifikuar praninë e variantit Delta dhe Delta Plus, pasi Kosova nuk ka kapacitete për ta bërë një gjë të tillë.

Aktualisht, gjendja epidemiologjike në Kosovë vlerësohet e qetë dhe në vend janë pak mbi 300 raste aktive me koronavirus.

Për dallim nga Kosova, shtetet rajonit dhe Evropës po përballen me rritje të rasteve me COVID-19, për shkak të variantit Omicron, i cili besohet se transmetohet më shpejt se variantet paraprake, përfshirë edhe variantin Delta.

Për shkak të Omicronit, shumë shtete evropiane kanë rivendosur masa kufizuese dhe Holanda është bërë shteti i parë që ka shpallur izolim mbarëkombëtar deri në mesin e janarit të vitit të ardhshëm.

Varianti Omicron u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut në muajin nëntor. Që atëherë, dhjetëra shtete kanë raportuar raste me këtë variant.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si “shqetësues” për shkak të mutacioneve të shumta që ka.

Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse shmang mbrojtjen që ofrojnë vaksinat ekzistuese kundër koronavirusit./REL

Lajmet

Maqedonci: Në bashkërendim me KFOR-in, ekipet e FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Ujman

Published

on

By

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi në Facebook.

Maqedonci reagoi pasi trupat e FSK-së zbarkuan në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, duke iu bashkuar ekipeve për të kërkuar personin e zhdukur që nga e diela.

Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, shkroi Maqedonci.

Zbarkimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2397 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të publikuar nga Policia, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 107 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 23 të tjera kanë përfunduar me të lënduar. Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë aksident me pasoja fatale.

Përveç kësaj, në kuadër të operacioneve të rregullta, autoritetet kanë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së pjesëmarrësve në komunikacion.

Continue Reading

Aktualitet

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Published

on

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Që të dielën pasdite thuhet se ai u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe. Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë mbrëmë se operacioni i kërkimit duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.

Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren. Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Të kërkuara