Lajmet
Kosova emëron përfaqësuesen e parë në Izrael
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKosova ka emëruar sot Ines Demirin, si e ngarkuar me punë e Republikës së Kosovës në Izrael.Ky hap vjen pas konfirmimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.
Njoftimin për emërimin e ka bërë vet Ines Demiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë̈ sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit”, shkruan Demiri në Facebook.
Ndryshe, Demiri është diplomate e Kosovës. Momentalisht, shërben si sekretare e parë në Konsullatën e Kosovës në New York. /Telegrafi
Lajmet
Panairi me 20 kompani austriake mbahet nesër në UBT
Published
7 mins agoon
October 9, 2024By
UBT NEWSUBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Panairin me Kompani Austriake, që do të organizohet nesër, më 10 tetor 2024, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, duke filluar nga ora 10:00.
Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët e diplomuar të nivelit Bachelor dhe Master, si dhe për ata që janë në prag të diplomimit. Ky event është i hapur për studentë të punësuar dhe për ata që kërkojnë mundësi më të mira për një karrierë të suksesshme.
Gjatë këtij panairi njëditor, rreth 20 kompani austriake do të prezantojnë pozita pune dhe do të rekrutojnë staf të kualifikuar në fushat e ndryshme. Kjo është një mundësi e veçantë për studentët dhe alumnin e UBT-së për të siguruar punësim, qoftë ai sezonale apo me kontratë të rregullt.
UBT inkurajon të gjithë studentët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar në karrierën e tyre dhe për të ndërtuar lidhje të rëndësishme me kompani të njohura. Panairi pritet të ofrojë një ambient të favorshëm për të gjithë pjesëmarrësit, duke u bërë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të suksesshme.
Kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozita pune rekomandohen të sjellin një CV në gjuhën angleze. Për kandidatët potencial, do të organizohen intervista për punë, të cilat gjithashtu do të zhvillohen në gjuhën angleze. Luteni të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj: https://shorturl.at/obgVy/UBTNews/
Lajmet
Deputetët i kërkojnë shefit të BE-së të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Published
13 mins agoon
October 9, 2024By
UBTNewsKryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar nga ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, që të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Kryeziu-Hyseni pas takimit me shefin e BE-së, në një konferencë për media shtoi se të gjithë deputetët kanë kërkuar që ambasadori i ri të angazhohet në mënyrë që kjo qasje të mos vazhdojë.
“Kemi biseduar lidhur me çështjet që janë në interes për Kosovën dhe ne çfarë synojmë të bëjë Bashkimi Evropian në vazhdim në raport me Republikën e Kosovës. Kemi diskutuar edhe për çështjen e masave që mendojmë se ka kaluar një kohë e gjatë që këto masa po mbahen padrejtësisht”.
“Kemi kërkuar nga ambasadori që këtë ta shtrijë këtë temë edhe te vendet anëtare sepse është e rëndësishme që këto masa të hiqen sidomos pas vendimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës në përputhje me atë çfarë Bashkimi Evropian po kërkon, prandaj vlerësojmë se kjo kërkesë ka qenë e njëzëshme sepse gjithë deputetët e kanë kërkuar si njëra prej çështjeve që ambasadori i ri i BE-së duhet të angazhohet në mënyrë që kjo të mos vazhdojë”, deklaroi Kryeziu – Hyseni.
Lajmet
Kurti për vizitën e Kasanof: Të kemi durim deri nesër se çfarë mund të presim prej tij
Published
28 mins agoon
October 9, 2024By
UBTNewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova promovon tregtinë e lirë dhe se masat e vendosura ndaj Serbisë janë të sigurisë dhe assesi tregtare. Ai tha lejimi i hyrjes së mallrave serbe në të gjitha pikat kufitare do të bëhet porsa të vijnë skanerët e premtuar nga evropianët dhe amerikanët. Kreu qeveritar theksoi se mallrat serbe mund të hyjnë në Kosovë vetëm përmes pikës kufitare në Merdarë, në kuadër të kontrollit të detajuar të doganierëve.
Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, foli për vizitën e nesërme në Kosovë të emisarit amerikan në Kosovë, Alexandër Kasanof, takimin e sotëm të CEFTA-s, largimin e masave të BE-së, arrestimet e djeshme në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ambientit dhe Infrastrukturës, aksidentin e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku si dhe bisedave të publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ndërmjet Milan Radoiçiq.
“Natyrisht se ne nuk kemi mundur të hapim kufirin në të gjitha pikat kufitare, ndërkohë nuk kemi marrë ende skanerët, që edhe duam t’i blejmë por edhe na kanë premtuar evropianët dhe amerikanët. Ndërkohë çfarë kemi bërë ne është se kemi hapur një pikë të kufirit meqë rast kjo është në Merdarë pasi terminali doganor është vetëm 300 metra larg pikës kufitare, ku lejohen mallrat por me kontroll të shtuar. Pra bëhet fjalë për masa të sigurisë, kurrsesi për masa tregtare që janë përpjekur disa të na veshin”, tha Kurti.
I pyetur për vizitën e Kasanof në Kosovë dhe pritjet për një intensifikim të dialogut gjatë vjeshtës, Kurti tha se “ajo çfarë mund të presim prej tij duhet të kemi durim deri në takimin e nesërm”.
“Do ta mirëpresim zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit këtu në Prishtinë. Ju e dini se ai është në vend të Gabriel Escobar dhe tash edhe me Alexandër Kasanof besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Se çfarë mund të presim prej tij, besoj se duhet të kemi durim për 24 orë”, shtoi ai.
Duke folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, ai tha se të njëjtat tashmë janë bërë absurde dhe se duhet të hiqen sa më parë.
“Ne vazhdimisht kërkojmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat datojnë që nga qershori i vitit të kaluar. Ato masa s’kanë qenë të drejta asnjëherë dhe tash janë bërë absurde pasi vet përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell i ka shkruar letër 27 vendeve të BE-së që masat duhet të hequr”, deklaroi Kurti.
Sa i përket arrestimeve të djeshme në MMPHI, Kurti tha se s’ka informacion për çfarë janë arrestuar, mirëpo shtoi se zyrtari i arrestuar Izedin Bytyçi është në institucione se 20 vite.
“Së pari ministria nuk është e Liburn Aliut. Librun Aliu s’ka ministri, ai vet është ministër në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ambientit dhe Infrastrukturës, ndërsa ministria është në kuadër të Qeverisë. Të gjithë jemi punëtorë, nuk jemi pronarë asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen prej latinishtes që i bien shërbëtorë, prandaj s’jemi pronar që të thuhet ministria e atij apo këtij. Kjo s’është dashur të jetë asnjëherë por ndoshta për shkak të së kaluarës pasi edhe ashtu janë sjell dhe kanë ngelur këto keqkuptime. Personi i parë i arrestuar është një zyrtarë i cili punon në institucionet e Kosovës që prej dy dekadash. Unë s’kam informacion se për çfarë janë hetuar, arrestuar dhe përndjekur. Nuk e di këtë gjë. Besoj se gjithçka do të sqarohet pasi drejtësia do të veprojë. Por nuk mundem në kushtet kur mungon informacioni përveç imazhet që shfaqen në media tonë të jap gjykime përmbajtjesorë”, theksoi Kurti.
Ai tha se Kosova po përfaqësohet në CEFTA nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Roezeta Hajdari.
“Në mbledhjen që po zhvillohet në CEFTA mesa jam në dijeni kjo është mbledhje online dhe aty merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari. Mbledhja do të vazhdojë për disa orë pasi ka shumë pika në rend të ditës”, tha ai.
Ndërkaq, sa i përket aksidentit ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, kreu qeveritar tha se organet e rendit janë duke e hetuar rastin, teksa shprehu keqardhje për ndodhinë.
“Sa i përket aksidentit që ka ndodhur janë organet e rendit, institucionet përkatëse të shtetit tonë të cilat hetojnë dhe procedura vazhdon. Mua më vjen keq për atë çka ka ndodhur, besoj se njëjtë ndjehet edhe zëvendësministri. Shumë shpejtë do të merren hapat në vijim, por na duhet të jemi të përqendruar tek i lënduari dhe tek lejimi i organeve të rendit të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale”, tha ai.
Derisa u pyet rreth bisedave të publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ndërmjet Milan Radojiçiq, Kurti tha se nuk i ka dëgjuar të njëjtat, derisa theksoi se tash do të intensifikohet lufta hibride kundër qeverisë dhe grupit të tyre parlamentar.
“Ju porsa thatë se në këto momente paska pasur ndonjë publikim, kështu që në këto momente s’kam as të shoh as të dëgjojë. Por përshtypja ime është se tash do të intensifikohet lufta hibride kundër Kosovës dhe në veçanti kundër qeverisë sonë, grupit tonë parlamentar dhe kryetares së grupit parlamentar. Këtë e kemi pa edhe në të kaluarën”, përfundoi Kurti.
Lajmet
Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë
Published
38 mins agoon
October 9, 2024By
UBTnewsPresidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të mërkurën se nuk mund t’i kërkojë partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) ta formojë Qeverinë e re, edhe pse ajo i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, pasi asnjë parti tjetër nuk dëshiron të qeverisë bashkë me të.
Prandaj, ai tha se u ka kërkuar asaj dhe dy partive të tjera më të mëdha t’i japin fund ngecjes së bisedimeve.
FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura në fund të shtatorit, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave.
Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.
Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl.
FPO-ja ngul këmbë se Kickl duhet të jetë kancelar i ri dhe se çdo koalicion qeverisës pa FPO-në do të ishte “koalicion i humbësve” dhe “shuplakë” për votuesit.
“Jemi në një situatë plotësisht të re me një fitues të ri të zgjedhjeve, me të cilin është e qartë se asnjë parti nuk dëshiron të qeverisë”, tha Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, në një fjalim në televizion pas bisedimeve ndaras me të secilin lider të pesë partive parlamentare.
“Bisedimet e mia [me liderët e partive] dje dhe pardje e kanë forcuar këtë përshtypje.. një ngecje klasike”, tha ai, duke shtuar se Kickl i ka thënë se FPO-ja nuk do të udhëheqë qeveri pa të si kancelar.
Ai tha se u kërkoi partive të shikojnë se cilat janë koalicionet e mundshme dhe pastaj ta njoftojnë atë.
“A e mendojnë vërtet atë që e kanë thënë ata? Unë e di çfarë pritet, natyrisht, por dua qartësi. Qartësi për Austrinë”, shtoi ai./REL/
Panairi me 20 kompani austriake mbahet nesër në UBT
Deputetët i kërkojnë shefit të BE-së të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Kumbulla: Jemi shumë të motivuar për dy ndeshjet e radhës
Kurti për vizitën e Kasanof: Të kemi durim deri nesër se çfarë mund të presim prej tij
Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë
Fundi i një epoke për hotelin historik Tropicana, shkatërrohet në vetëm 22 sekonda
Sasia e lartë e manganit në Liqenin e Badocit, vazhdon furnizimi me ujë me autobote
Delegacioni i lartë i BQK pritet në vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës
E njohim Çekinë: Mario Mitaj ndan besimin për ndeshjen e ardhshme!
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet4 weeks ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kronika e zezë4 weeks ago
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, Policia: Në mars të 99-tës kreu vepra të ndryshme penale