Aktualitet

Kosova dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin në trashëgimi kulturore dhe arte

Qëllimi i takimit ishte përforcimi i raporteve mes dy vendeve për zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe artit.

Published

on

Të mërkurën në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ministri Hajrulla Çeku priti në takim homologen e tij nga Greqia, Lina Mendoni.

Qëllimi i këtij takimi ishte përforcimi i raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, sa i përket bashkëpunimit për zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe artit.

Pas takimit, Çeku tha se është i motivuar për faktin se të dy shtetet kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në aspektin kulturor.

“Ne sot diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe të thellimit të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona, mes dy shteteve tona, dhe jam shumë i motivuar nga fakti se kemi gatishmërinë të dyja palët që të kalojmnë në veprime dhe aktivitete konkrete në emër të rritjes së këtij bashkëpunimi”, tha Çeku.

Po ashtu, e lumtur me këtë thellim të bashkëpunimit kulturor ishte edhe ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni, e cila ndër të tjera tregoi se e ka ftuar ministrin Çeku për takim në Greqi që të krijohet një plan konkret i këtij bashkëpunimi.

“Kemi pasur një diskutim konstruktiv për temat e trashëgimisë kulturore dhe të artit bashkëkohorë, dhe jemi shumë të lumtur që të gjithë kemi filluar bisedimet për fillimin e bashkëpunimit në temat e trashëgimisë dhe të artit…Është me rëndësi që me hapa të shpejtë të punojmë drejt fillimit të bashkëpunimit tonë, andaj e kam ftuar ministrin e kulturës së Kosovës që të vijë në Greqi në mënyrë që të krijojmë një plan konkret me hapa konkrete që të zhvillohet bashkëpunimi”, tha Mendoni.

Ministrja Mendoni do të qëndrojë në Kosovë përgjatë dy ditëve të ardhshme, ku edhe do të shfrytëzojë rastin që të vizitojë monumente të ndryshme kulturore historike të Kosovës, që të njihet me trashëgiminë kulturore dhe artin e këtij vendi.

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, me publikim në revistën ndërkombëtare IJBM

Published

on

Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri – Kubati, profesoreshë në UBT, ka botuar punimin e saj të fundit në revistën shkencore ndërkombëtare International Journal of Biomedicine (IJBM), e indeksuar në Scopus, një prej databazave më prestigjioze shkencore në botë.

Artikulli i titulluar: “Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans”, është rezultat i një bashkëpunimi ndër-rajonal mes UBT-së, Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin e Rijekës dhe Fakultetit të Stomatologjisë në Shkup.

Ky studim origjinal përfshiu një hulumtim të gjerë me mbi 450 ortodontë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke analizuar praktikat dhe protokollet e mbajtjes pas trajtimit ortodontik. Rezultatet zbuluan dallime të rëndësishme mes vendeve sa i përket përdorimit të pajisjeve, ndjekjes së pacientëve dhe faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen e metodave të mbajtjes.

Studimi thekson se:

  • Ortodontët në Kosovë i kushtojnë më shumë rëndësi moshës së pacientëve dhe rritjes biologjike,
  • Në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut përzgjedhja bazohet kryesisht në llojin e malokluzionit,
  • Praktikat e kujdesit dhe dhënies së udhëzimeve të shkruara për pacientët ndryshojnë dukshëm mes vendeve.

Ky publikim jo vetëm që pasuron literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e ortodonciës, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit akademik rajonal dhe potencialin që ka UBT për të kontribuar në shkencë dhe inovacion.

Për më shumë, punimi është publikuar më 5 shtator 2025 dhe mund të lexohet në linkun zyrtar: Retention Practices of Orthodontists in the Western Balkans – IJBM

Continue Reading

Aktualitet

​Tërmet në Shqipëri

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar pasditën e djeshme në Shqipëri.

Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me epiqendër 19 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 10.7 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

Published

on

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerallejtënant Enrico Barduani ka deklaruar se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e me rreziqe të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.

Barduani i bëri këto komente gjatë raportimit të shkurtër për përfundimin e misionit para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, të dyja në formatin e KFOR-it, në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

Gjenerallejtënant Barduani ndau vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë, si dhe informacionet më të fundit mbi aktivitetet e KFOR-it dhe drejtimin e përgjithshëm të misionit.

Ai theksoi se situata në Kosovë është e qëndrueshme, por mbetet e nënshtruar ndaj rreziqeve të eskalimit të menjëhershëm, për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura.

Barduani ka shtuar se pavarësisht sfidave në terren, KFOR ka ndihmuar për të mbajtur stabilitetin dhe për të shmangur situatat që mund të kishin çuar në incidente ose shpërthime të paqëndrueshmërisë, dhe duke kontribuar “në ruajtjen e një kornize sigurie që mund të mbështesë përpjekjet diplomatike të rëndësishme në vazhdim”.

Ai shtoi forcimin e misionit të KFOR-it, përfshirë përmes vendosjes së përkohshme të forcave rezervë, mbajtjen e një posture fleksibel dhe të shkathtë në terren, përmes patrullimeve të rregullta, angazhimeve me komunitetet lokale dhe aktiviteteve trajnimi si dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët kryesorë komunitetin ndërkombëtar, organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe.

Duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Gjenerallejtënant Barduani vuri në dukje se: “KFOR ka treguar edhe një herë se është i gatshëm dhe i aftë të luajë rolin e tij dhe të përshtatë sipas nevojës, pasi rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake por është politike.

Në Bruksel, Barduani gjithashtu u takua me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian (CEUMC), Gjeneral Sean Clancy, me të cilin mori në shqyrtim fushat e ndryshme të bashkëpunimit të KFOR-it me EULEX-in dhe me Operacionin Althea EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara