Lajmet

Kosova bëhet me E-testim për patentë shofer

Durmishi ka thënë se implementimi i këtij projekti i eliminon gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën.

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor, dhe Infrastrukturës, kanë lansuar E-testimin për patentë shofer. Ky projekt do t’i mundësojë kandidatëve që të futen në testim dhe ta mësojnë rezultatin pa pasur nevojë të presin më gjatë.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se implementimi i këtij projekti i eliminon gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Durmishi ka bërë të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

“Sot jemi këtu për ta lansuar një projekt në fushën e patentë-shoferëve, i cili ka filluar që një kohë të gjatë, mirëpo ky projekt për gjithë Kosovën, si një projekt në fushën e patentë shoferëve, i cili do ta lehtësoje shumë punë në këtë njësi, në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes për pjesën teorike të provimit për patentë shofer, si dhe do t’i eliminojë gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën sesi është praktikuar deri me tani. Kjo është një reformë në njësinë e patentë shoferëve, gjatë muajit dhjetor e kemi pas fazën testuese në gjitha qendrat regjionale dhe që në fillim të janarit do të fillojmë ne të gjitha shtatë qendrat regjionale që ta implementojmë në tërësi këtë projekt”, deklaroi ai.

Me këtë projekt, Durmishi tha se eliminohet mundësia që përmes aferave korruptive të pajiset dikush me patentë shofer.

“Kjo ka një rëndësi të madhe edhe për një arsye tjetër sepse tash e tutje faktori njëri pothuajse nuk është i pranishëm në pjesën teorike në provim, të gjithë kandidatët do të ulën para kompjuterëve, dhe në fund do ta kenë rezultatin dhe nuk kanë nevojë për të pritur rezultatin e stestimit dhe nuk ka më asnjë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njeri”, tha ai, teksa shtoi se serveri i përzgjedh vet pyetjet.

Vendi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, përkundër rënies së çmimeve në tregun botëror

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.89 euro për litër, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar në 1.46 euro. Edhe gasi ka pësuar rritje, duke arritur në 0.77 euro për litër, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Industrisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tregjet botërore kanë reaguar me rënie të ndjeshme pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i naftës bruto Brent ra në rreth 94 dollarë për fuçi, si pasojë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ishte bllokuar që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, u shpreh se megjithëse armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme dhe ka ulur frikën për mungesë furnizimi, stabilizimi i plotë në Kosovë varet nga një marrëveshje afatgjatë. Sipas tij, nëse qetësia diplomatike vazhdon, pritet që çmimet të pësojnë rënie graduale edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Të kërkuara