Magazinë

Korrieri i ushqimit fiton një nga çmimet më prestigjioze letrare në Kinë

Published

on

Wang Jibing, një korrier ushqimi 56-vjeçar nga Kina, ka fituar Çmimin Letrar “Lu Xun”, një nga vlerësimet më prestigjioze në letërsinë kineze, me përmbledhjen poetike “Low Flight”.

Libri është frymëzuar nga përvojat dhe sfidat e përditshme të korrierëve të ushqimit, ndërsa shumë prej poezive janë shkruar mes porosive, në copa letre gjatë orarit të punës.

Wang, i cili punon si korrier që nga viti 2019, u bë i njohur në rrjetet sociale falë poezive dhe eseve të tij. Në vitin 2023 ai botoi librin e parë me poezi, ndërsa “Low Flight”, i publikuar në vitin 2024, bazohet edhe në intervista me rreth 200 korrierë.

Pavarësisht çmimit, Wang ka thënë se nuk planifikon të heqë dorë nga puna si korrier.

“Nuk kam nevojë për këtë punë për të jetuar, por më pëlqen atmosfera e saj dhe më mban në formë. Dua një jetë të thjeshtë dhe ky çmim nuk do të më ndryshojë”, është shprehur ai.

Fitorja e tij konsiderohet një tjetër shembull i vlerësimit në rritje të autorëve nga shtresa punëtore në Kinë, të cilët përmes letërsisë sjellin historitë dhe sfidat e jetës së përditshme./BBC//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shakira mahnit në finalen e Botërorit 2026, fansat befasohen me moshën e saj

Published

on

Shakira ishte një nga yjet që elektrizoi skenën gjatë spektaklit të pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen me performancën e saj energjike dhe paraqitjen skenike, duke interpretuar hitin “Dai Dai” e shoqëruar nga një grup valltarësh.

Artistja 49-vjeçare u shfaq me një kostum në ngjyrë të verdhë dhe rozë, ndërsa energjia dhe forma e saj fizike nxiten reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në platformën X, shumë fansa u shprehën të habitur nga mosha e këngëtares. “Refuzoj ta besoj që Shakira është 49 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Duket sikur është 30 vjeçe. Është e pabesueshme, nuk plaket”.

Përveç Shakirës, në spektaklin e finales performuan edhe emra të njohur si Justin Bieber, Madonna dhe BTS, ndërsa ceremonia e mbylljes solli në skenë Robbie Williams, Laura Pausini, Post Malone, Jennifer Hudson dhe Nicole Scherzinger.

Finalja mblodhi në tribunat VIP edhe figura të njohura si Tom Cruise, Kylie Jenner, Timothée Chalamet dhe Matt Damon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Kupës së Botës 2026

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte e pranishme mbrëmjen e së dielës në finalen e Kupës së Botës 2026, e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Artistja me origjinë nga Kosova u pa në tribunat e stadiumit duke ndjekur nga afër ndeshjen finale, ndërsa prania e saj tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave ndërkombëtare.

Dua Lipa nuk ishte pjesë e programit artistik të ceremonisë së mbylljes, por iu bashkua atmosferës së finales si spektatore.

Finalja e Botërorit mblodhi në stadium figura të njohura nga sporti, muzika, kinemaja dhe politika, duke e kthyer ngjarjen në një nga eventet më të mëdha globale të vitit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vitesh

Published

on

Këngëtarja amerikane Mariah Carey po planifikon rikthimin e turneut të saj të famshëm të Krishtlindjeve në Evropë për herë të parë pas tetë vitesh, ka raportuar “The Sun”.

Sipas burimeve pranë artistes, turneu pritet të përfshijë koncerte në Londër dhe Manchester, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

Carey ka mbajtur për disa vite koncerte festive kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fansat evropianë nuk e kanë parë në një turne të tillë që nga viti 2018.

Krahas këngëve të saj ikonike të Krishtlindjeve, këngëtarja 56-vjeçare pritet të sjellë edhe materiale të reja muzikore. Ajo ka bërë të ditur se është rikthyer në studio për regjistrime të reja dhe se është e emocionuar për publikimin e tyre.

Ndërkohë, Carey po përgatit edhe projekte të tjera, përfshirë publikimin e mundshëm të albumit të papublikuar “Someone’s Ugly Daughter” dhe një ribotim special për 25-vjetorin e filmit dhe albumit “Glitter”.

Edhe pse filmi “Glitter” nuk pati sukses në kinema në vitin 2001, kolona zanore e tij ndër vite ka fituar status kult dhe është vlerësuar nga fansat e këngëtares./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, Mary Jo Campbell, në moshën 91-vjeçare

Published

on

Mary Jo Campbell, e njohur si MJ Shannon dhe nëna e Kris Jenner, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kris Jenner përmes rrjeteve sociale, duke i kushtuar një mesazh prekës nënës së saj.

“Sot i thamë lamtumirë mamit tim të mrekullueshëm, MJ. Ajo na mësoi se familja është gjithçka, si të duam pa kushte dhe të gjejmë gëzim në momentet e vogla të jetës”, shkroi Jenner.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Mary Jo Campbell ishte një figurë e njohur për publikun falë paraqitjeve të saj në emisionet “Keeping Up with the Kardashians” dhe “The Kardashians”, ku fitoi simpatinë e fansave me humorin dhe këshillat e saj.

Ajo ishte nëna e Kris Jenner dhe Karen Houghton, e cila ndërroi jetë në mars të vitit 2024 në moshën 65-vjeçare.

MJ ishte gjyshja e Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian, si dhe e Kendall dhe Kylie Jenner. Gjatë viteve, ajo u bë një personazh i dashur i familjes Kardashian-Jenner, ndërsa fliste hapur edhe për betejën e saj të suksesshme me kancerin.

Në mesazhin e saj lamtumirës, Kris Jenner shkroi se çdo pjesë e jetës së saj është formësuar nga nëna e saj dhe se gjithmonë është përpjekur të jetojë në një mënyrë që do ta bënte krenare./BBC/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara