Botë

Koreja e Jugut: Veriu po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Published

on

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha të hënën se ka shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

Armët shtesë që po përgatiten përfshijnë dronë kamikaz dhe Koreja e Veriut ka dërguar tashmë raketahedhës dhe artileri në Rusi, thuhet në një deklaratë të këtij shtabi.

Koreja e Jugut tha se Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, Koreja e Veriut ka dërguar tashmë rreth 12,000 trupa në Rusi. Sipas Shtabit të Koresë së Veriut, të paktën 1,100 nga koreano-veriorë janë vrarë ose plagosur.

Ushtria e Ukrainës tha të hënën se rrëzoi 47 dronë që forcat ruse i hodhën në sulmet gjatë natës duke synuar zona të shumta të vendit ndërsa Rusia hodhi gjithsej 72 dronë në raundin e saj të fundit të sulmeve të përditshme ajrore.

Mbrojtja ajrore ukrainase tha se rrëzoi dronët mbi rajonet Cherkasy, Chernihiv, Kharkiv, Khmelnytskyi, Kyiv, Odesa, Poltava, Sumy dhe Zhytomyr.

Guvernatori i qytetit Khmelnytskyi Serhii Tiurin tha në rrjetin Telegram se sulmet me dronë dëmtuan një biznes, disa shtëpi dhe një person të plagosur.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha këtë të hënë se shkatërroi një dron ukrainas mbi rajonin Bryansk, i cili ndodhet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Botë

Nepali në ditë zie, mbi 1,300 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet

Published

on

Nepali është sot në ditë zie kombëtare, në kujtim të qindra viktimave të përmbytjeve vdekjeprurëse të 26 gushtit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mijëra persona të zhdukur.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike në vend, në nderim të viktimave të përmbytjeve që autoritetet i kanë cilësuar si të pashembullta.

Sipas të dhënave të përkohshme, të paktën 1 mijë e 398 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 5 mijë e 500 persona rezultojnë të zhdukur në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës.

Mes të zhdukurve dyshohet se ka turistë, pelegrinë të huaj dhe qindra punëtorë që janë rrëmbyer nga ujërat.

Për të 13-tën ditë radhazi, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në sipërfaqe, nga ajri dhe në tunele, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet thonë se operacionet po zhvillohen me të njëjtin intensitet si në ditën e parë./A.K/

Continue Reading

Botë

Pesë të vdekur, pesë të lënduar pasi avioni transportues i Amazon doli nga pista në Miami

Published

on

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion transportues i Amazon doli nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit të dielën pasdite, duke goditur disa automjete dhe më pas duke u përfshirë nga zjarri.

Pesë persona të tjerë u lënduan në aksident, bëri të ditur shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Miami-Dade, Raied “Ray” Jadallah, gjatë një konference për media të dielën në mbrëmje.

Tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në një qendër traumatologjike, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në një spital lokal.

Sipas Jadallah, disa nga viktimat kishin mbetur të bllokuara brenda automjeteve që u goditën nga avioni dhe ekipet e shpëtimit u detyruan t’i nxirrnin nga to.

Avioni, një Boeing 767-300 për transport mallrash, po fluturonte nga San Juani i Porto Rikos drejt Miamit. Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se fluturakja doli nga pista pasi u ul në Miami rreth orës 14:00.

Ende nuk dihet arsyeja pse avioni nuk arriti të ndalej.

Sipas të dhënave të faqes për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24, avioni po lëvizte me shpejtësi prej afro 209 kilometrash në orë kur doli nga pjesa e përdorshme e pistës.

CNN, pas shqyrtimit të komunikimeve ndërmjet pilotëve dhe kontrollit të trafikut ajror, raportoi se ekuipazhi nuk kishte shpallur gjendje emergjente para uljes, transmeton KosovaPress.

Më shumë se 60 njësi të emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, ku gjetën avionin të përfshirë nga flakët, ndërsa një re e dendur tymi të zi ishte ngritur mbi zonë.

“Djema, avioni është në zjarr. Avioni është në zjarr. Bëhuni gati”, dëgjohet duke thënë një pjesëtar i ekipeve të emergjencës në komunikimet e siguruara nga Broadcastify.

Ekipet e shpëtimit raportuan se pilotët ishin nxjerrë nga avioni dhe po merrnin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Zyra e Sherifit të Miami-Dade njoftoi se autoritetet po punojnë për konfirmimin e identitetit të personave që humbën jetën. Për familjarët është hapur gjithashtu një linjë e posaçme telefonike për informacione./A.K/

 

Continue Reading

lajme

Sot nis në UBT – Kongresi Ndërkombëtar IFSGC 2026

Published

on

By

Sot, më 7 shtator, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, nis Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Shkencave të Ushqimit, Shëndetit dhe Gastronomisë – IFSGC 2026, i cili do të mbahet deri më 9 shtator.

UBT, si institucion pritës dhe bashkëorganizator kryesor, mirëpret ekspertë, akademikë, studiues, profesionistë të industrisë dhe studentë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar Prishtinën në një pikëtakim ndërkombëtar të dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit në fushën e ushqimit, shëndetit dhe gastronomisë.

Nën temën “Innovating the Future of Food, Health & Gastronomy”, kongresi do të sjellë diskutime, prezantime dhe shkëmbim të ideve mbi zhvillimet më të fundit shkencore, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në këto fusha.

Përgjatë tri ditëve, IFSGC 2026 do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunime ndërkombëtare, prezantim të kërkimeve shkencore dhe ndarje të përvojave mes komunitetit akademik dhe profesionistëve të industrisë.

Për më shumë informata: www.ifsgc.net

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara