Aktualitet

Koreja e Jugut sheh rritje të rasteve me Covid-19

Me dy viktima të tjera, numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 24 mijë e 576.

Published

on

Koreja e Jugut dëshmoi një tjetër rritje të rasteve me Covid-19 pasi vendi raportoi mbi 18 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, thanë mediat lokale të martën.

Rastet e reja janë rritur në 18 mijë e 147 nga gjashtë mijë e 253 të hënën, duke e çuar numrin total të rasteve në mbi 18.41 milionë, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Infeksionet mbarëkombëtare ranë në javët e fundit pasi arritën një kulm prej mbi 620 mijë në mesin e marsit, kur vendi u godit nga varianti omicron.

Me dy viktima të tjera, numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 24 mijë e 576, sipas Agjencisë Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maska ​​megjithë lehtësimin e kufizimeve të distancimit shoqëror muajin e kaluar. /UBTNews/

Vendi

Berisha: Bashkimi i opozitës do të zgjidhte krizën politike

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar në një konferencë për media se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, një procesi që po dëmton rendin kushtetues dhe po shndërrohet në një spektakël politik që ka zgjatur tash e katër muaj.

Sipas Tahirit, ky proces nuk përfaqëson një procedurë të mirëfilltë demokratike për zgjedhjen e presidentit, por një përpjekje për manipulim të opinionit publik. Ai theksoi se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në atë që e cilësoi si “komplot ndaj shtetit”, në asnjë rrethanë.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh se nëse partia e tij do të kishte një rol më të madh në këtë proces, çështja do të mund të zgjidhej brenda një kohe shumë të shkurtër.

Berisha gjithashtu theksoi se bashkimi i opozitës do të ishte çelësi për tejkalimin e situatës aktuale. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po kontribuon në përçarje, ndërsa shtoi se ndalimi i kësaj përçarjeje do t’i hapte rrugë zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Continue Reading

Aktualitet

Lushaku-Sadriu: Propozimi i Kurtit synon ta çojë kandidaten e VV-së në presidencë

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti do të çonte në zgjedhjen e kandidates së Vetëvendosjes, Feride Rushiti, në postin e presidentes.

Pak më herët, Kurti ishte shprehur i gatshëm që t’i japë edhe 15 nënshkrime LDK-së, nëse kjo parti propozon cilindo kandidat, duke hapur kështu rrugë për një garë mes Feride Rushitit dhe një kandidati të LDK-së.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu e ka kundërshtuar këtë propozim, duke theksuar se nuk mund t’i japin Kurtit atë që, sipas saj, nuk ia ka dhënë vota e qytetarëve. Ajo ka thënë se një veprim i tillë do të nënkuptonte mbështetje për përqendrimin e pushtetit në duart e një kryeministri.

Sipas saj, kjo ofertë kishte për qëllim krijimin e një kandidature të dytë vetëm për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kandidates së VV-së si presidente.

Continue Reading

Vendi

Kurti fton LDK-në të propozojë kandidat, ofron mbështetje me nënshkrime; Hoxha gati të tërhiqet

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm t’i japin LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që kjo parti propozon. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja del me një emër të saj.

Sipas Kurtit, kjo do të mundësonte një garë mes një kandidateje nga shoqëria civile, Feride Rushiti, dhe një kandidati apo kandidateje të LDK-së.

“Kam biseduar me Hatixhe Hoxhën. Ajo është pajtuar të tërhiqet nëse LDK-ja i siguron 15 nënshkrime për kandidaten e saj. LVV-ja do t’i shtojë edhe 15 nënshkrime, duke krijuar kështu mundësinë për një përballje mes një kandidati të shoqërisë civile dhe një kandidati të LDK-së. Sonte mund ta zgjedhim presidentin/en e Kosovës. Unë jam në zyrën e LVV-së pranë Kuvendit, ku LDK-ja mund t’i dorëzojë nënshkrimet. Edhe nëse kanë vetëm 13 apo 14, ne i plotësojmë. Nuk kemi asnjë pengesë për cilindo kandidat që propozon LDK-ja”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i fundit për zgjedhjen e Presidentit sonte në orën 23:00

Published

on

By

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është shtyrë për në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen edhe një herë gjatë natës për një përpjekje të fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e sotme, sikurse edhe ato paraprake, është karakterizuar nga mungesa e partive opozitare, të cilat kanë bojkotuar procesin. Pas rifillimit të shkurtër të punimeve, Haxhiu e ndërpreu sërish seancën për shkak të mungesës së kuorumit të plotë, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë në orën 23:00.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u hodhën në votim dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk arriti të sigurojë asnjë votë; një votë rezultoi e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar procesin, duke vlerësuar se votimi pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve cenon rendin kushtetues.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri në mesnatë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Të kërkuara