Lajmet nga UBT

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, vizitoi UBT-në

Published

on

Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Ulrika Richardson, javën e kaluar, vizitoi Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, ku u prit nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i cili prezantoi ekosistemin e këtij institucioni lider arsimor në Kosovë.

Në këtë takim, rektori Hajrizi foli edhe për arritjet e shënuara në sferën ndërkombëtare ku UBT në renditjen globale “Impact Rankings 2021” të publikuar nga revista prestigjoze, Times Higher Education, është pozicionuar në mes të institucioneve më të mira në botë për impaktin në zhvillimin e qëndrueshëm, e që ndërlidhet edhe me objektivat e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që funksionojnë nën ombrellën e UNKT-së.

“UBT është vlerësuar nga Impact Rankings 2021 për rezultate të larta në zbatimin e politikave të qëndrueshme në të cilat lidhen me industrinë, inovacionin dhe infrastrukturën (SDG 9), kontributin për paqen, drejtësinë dhe institucione të forta (SDG 16), mirëqënien shëndetësore dhe fizike (SDG 3), partneritetin shumë-dimensional për zhvillimin e qëndrueshëm (SDG 17) si edhe zhdukjen e varfërisë (SDG 1)”, u shpreh me këtë rast rektori Hajrizi.

“Në veçanti, në këtë vlerësim UBT dallohet për impaktin për partneritetin shumë-dimensional për zhvillimin e qëndrueshëm (SDG 17), ku përveç renditjes së shkëlqyer në këtë rankim, vlerësohet me notën më të lartë për impaktin në zhvillimin e kapaciteteve dhe strukturave për STEAM, që për ne si UBT dhe Kosovën është një arritje e shkëlqyer”, shtoi ai.

Rektori Hajrizi po ashtu vlerësoi mbështetjen e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë përmes projekteve të shumta, duke veçuar me këtë rast punën e mirë të bërë nga UNDP.

Veprimi i përbashkët drejt arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, zgjidhje të bazuara në njohuri dhe inovacion ishin temat kyçe të këtij takimi gjithmonë duke u bazuar në investime të reja në arsim dhe zhvillim në shoqëri.

Lajmet nga UBT

UBT lanson kampanjën zyrtare për maturantët nga Shqipëria – studio në institucionin lider të arsimit në Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

UBT, institucioni më prestigjioz i arsimit të lartë në rajon, ka nisur kampanjën e veçantë informimi dhe thirrjeje për të rinjtë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të studiuar në Kosovë.

 

UBT është vlerësuar si një nga modelet më të suksesshme të arsimit inovativ në Ballkanin Perëndimor, me qasje moderne ndaj teknologjisë, shkencës dhe zhvillimit profesional të studentëve. Me mbi 15,000 studentë aktivë, 1,500 staf akademik e administrativ, 300 laboratorë funksionalë, dhe mbi 500 marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi, UBT ofron kushte optimale për studim dhe karrierë të suksesshme.

Në qendër të filozofisë zhvillimore të këtij institucioni është koncepti i UBT Smart City, një ekosistem në rajon që ndërthur jetën akademike me teknologjinë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen.

UBT fton të rinjtë nga TiranaShkodraDurrësiVloraKorçaGjirokastraElbasaniSaranda e të gjitha trevat e Shqipërisë, që të bëhen pjesë e një komuniteti studentor ndërkombëtar, ku vlerësohet dija, praktika dhe puna e mirëfilltë shkencore.

UBT është vendi ku e ardhmja fillon sot, ku të rinjtë marrin edukim cilësor dhe përgatiten për tregun global të punës, në fusha si inteligjenca artificiale, teknologjia informative, inxhinieria, mjekësia, menaxhimi, dizajni, siguria kibernetike dhe shumë të tjera.

UBT garanton standarde evropiane në arsim, diploma të njohura ndërkombëtarisht dhe mundësi të shumta për shkëmbime akademike dhe profesionale në Evropë, ShBA dhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Stafi i UBT-së prezanton një model të ri për monitorimin bujqësor përmes dronëve dhe AI në FH Salzburg të Austrisë

Published

on

By

Në kuadër të konferencës prestigjoze Austrian Robotics Workshop, zhvilluar në FH Salzburg të Austrisë, stafi i UBT-së: Ylli Rexhaj dhe Roni Kasemi prezantuan punimin e tyre inovativ me titull “DOPS – Drone Optimized Performance Score for Evaluating Real-Time Tomato Ripeness Detection”.

Ky punim sjell një qasje të re dhe të avancuar për monitorimin e pjekurisë së domates përmes përdorimit të dronëve të pajisur me sensore të avancuar dhe algoritme inteligjence artificiale.

Konferenca, që mbledh ekspertë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme të robotikës, automatizimit dhe inteligjencës artificiale, ofron mundësinë që punimet më të fundit shkencore të ndahen dhe diskutojnë me një audiencë ndërkombëtare.

Punimi i Rexhajt dhe Kasemit është një hap përpara në përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e efikasitetit të bujqësisë dhe ofron një zgjidhje praktike për monitorimin në kohë reale të pjekurisë së domates, duke ndihmuar fermerët të përmirësojnë cilësinë dhe rendimentin e prodhimeve të tyre.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Në UBT do të mbahet një koncert nga studentët e Muzikës Moderne

Published

on

By

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Koncertin e organizuar nga Fakulteti Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhment në UBT.

Koncerti udhëhiqet nga klasa e Prof. Adelina Thaqi, bashkë me studentët Eda Lecaj, Drin Demaj, Blerta Mulolli, Genta Selmani dhe Tringa Makolli.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Jeta studentore dhe inovacioni në zemër të Kampusit të UBT-së në Lipjan

Published

on

By

Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan po kthehet në epiqendrën e inovacionit, teknologjisë dhe jetës studentore në Kosovë dhe më gjerë. Me një qasje unike multidisiplinare dhe një infrastrukturë moderne, ky kampus ofron një mjedis të pasur për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve nga të gjitha nivelet e arsimit – që nga shkollat fillore e deri në programet pasuniversitare.

Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së në Lipjan përfshin mbi 40 laboratorë të specializuar, hapësira bashkëpunuese, qendra kërkimore dhe bibliotekën më të madhe në vend – duke shërbyer si një hapësirë kreative ku idetë marrin jetë dhe studentët sfidohen të mendojnë ndryshe. Ky park është projektuar për të lidhur teorinë me praktikën dhe akademinë me industrinë, duke u ofruar studentëve mundësinë që të angazhohen në projekte reale, start-up-e, kërkime shkencore dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Jeta studentore në këtë kampus është dinamike, e gjallë dhe plot mundësi. Përveç mësimeve, studentët janë të angazhuar në klube inovative, gara ndërkombëtare të teknologjisë, aktivitete kulturore dhe projekte sociale që kontribuojnë në zhvillimin e tyre të gjithanshëm. Partneritetet me mbi 300 institucione ndërkombëtare dhe mundësitë për shkëmbim akademik e bëjnë këtë kampus një portë drejt botës për të rinjtë kosovarë.

Drejtoresha e Kampusit të Lipjanit, Lirigzona Morina, thekson rëndësinë që UBT i jep zhvillimit gjithëpërfshirës të studentëve:

Ne punojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis ku secili student ndjehet i frymëzuar, i mbështetur dhe i sfiduar për të arritur potencialin e tij maksimal. Kjo është një platformë ku formohen liderët e së ardhmes“, thotë Morina.

Përmes këtij angazhimi dhe përkushtimi ndaj cilësisë, UBT jo vetëm që po transformon arsimimin në Kosovë, por edhe po ndërton një kulturë të inovacionit dhe ekselencës që ndikon pozitivisht në të gjithë rajonin.

Studentët tanë janë inovatorë, krijues dhe kontribues aktivë në zhvillimin e së ardhmes. Misioni ynë është t’u japim atyre mjetet, hapësirën dhe mbështetjen që u nevojitet për të ndërtuar diçka me vlerë“, përfundon Morina./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara