Lajmet nga UBT
Koordinatorja e Summer Academy nga Fakulteti i Stomatologjisë ndau detaje rreth edicionit të sivjetmë
Programi do të pasurohet me folës nga Finlanda, Amsterdami, Universiteti i Grazit, Maqedonia e Veriut dhe nga Utah e Amerikës.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë kuadër të edicionit të sivjetmë të “Global UBT Fest 2022”, Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Stomatologji në UBT, do të realizojë aktivitete të ndryshme që kanë në fokus stomatologjinë.
Detaje më të hollësishme lidhur me këtë akademi ndau dr.Afërdita Gashi-Rizaj, njëra nga koordinatoret e Summer Academy nga Fakulteti i Stomatologjisë, në programin e mëngjesit në Radio Kosova. Në këtë intervistë u diskutua rreth përgatitjeve, programit, përfitimeve që do të kenë studentët që do ta ndjekin Akademinë Verore këtë vit dhe folësve si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë që do ta pasurojnë programin. Programi do të pasurohet me folës nga Finlanda, Amsterdami, Universiteti i Grazit, Maqedonia e Veriut dhe nga Utah e Amerikës.
Në këtë akademi do të shtjellohen tema të rëndësishme dhe aktuale në fushën e stomatologjisë. Akademia Verore e bazuar në “Contemporary Approaches in Dentistry” do të shtjellojë temat që kanë të bëjnë me teknikat inovative në fushat e caktuara dentare, realitetin virtual në stomatologji, si dhe aplikimi i metodave bashkëkohore estetike në stomatologji./UBTNews/
Vendi
Studentët e Dizajnit në UBT në Prizren përfitojnë përvojë praktike në kompaninë ndërkombëtare “Baroni”
Published
9 hours agoon
April 22, 2026By
ubtnews
Fakulteti i Dizajnit në UBT në Prizren ka realizuar një vizitë studimore me studentët në ambientet e brendshme të kompanisë së modës ndërkombëtare “Baroni” në Prizren, nën udhëheqjen e profesoreshës Nertila Memaj.

Kjo vizitë kishte për qëllim afrimin e studentëve me praktikat reale të industrisë së modës, si dhe zhvillimin dhe avancimin e aftësive të tyre profesionale në një mjedis konkret pune.
Studentët u pritën nga drejtoresha ekzekutive e “Baroni”, znj. Suela Behluli, si dhe menaxherja për marrëdhënie ndërkombëtare, znj. Ghalia Hijazi, të cilat me përkushtim të veçantë prezantuan nga afër proceset kryesore të funksionimit të kompanisë.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin në mënyrë të detajuar të gjithë ciklin e zhvillimit të një produkti të modës, duke filluar nga përzgjedhja dhe prerja e materialeve, procesi i qepjes dhe dizajnimit, deri te kompletimi final dhe përgatitja për treg.
Kjo përvojë praktike u mundësoi studentëve të ndërlidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me aplikimin e tyre në praktikë, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke kontribuar në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit bashkëkohor.


Lajmet nga UBT
Rektori Hajrizi po merr pjesë në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, në Heilbronn të Gjermanisë
Published
9 hours agoon
April 22, 2026By
ubtnews
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi po merr pjesë në takimin e palëve të interesit dhe në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, e cila po mbahet në Heilbronn të Gjermanisë.
EU4Dual është një aleancë evropiane universitare e përkushtuar në forcimin e arsimit të lartë dual, duke integruar ekselencën akademike me përvojën praktike në industri. Kjo iniciativë bashkon universitete dhe partnerë të industrisë nga e gjithë Evropa për të nxitur inovacionin, zhvillimin e aftësive dhe rritjen e qëndrueshme.
Rektori është riemëruar si anëtar i Këshillit për Bashkëpunim me Industrinë (Industry Cooperation Council – ICC) për mandatin e ardhshëm.
Në këtë rol, ai do të vazhdojë të kontribuojë në ndërtimin e urave të forta ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke mbështetur zhvillimin e zgjidhjeve praktike dhe të orientuara drejt së ardhmes, në përputhje me nevojat shoqërore dhe ekonomike.
Ai shprehet i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët dhe kolegët, duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për të formësuar të ardhmen e arsimit dual në Evropë.
Ekosistemi i UBT-së dhe koncepti i UBT Smart City janë shembuj konkretë se si mund dhe duhet të zhvillohet një bashkëpunim i tillë ndërmjet akademisë dhe industrisë.
Me përvojën e tij të gjerë si themelues, CEO, profesor universitar, sipërmarrës dhe ekspert në dizajnin e sistemeve dhe politikave, ekosistemet e inovacionit, sistemet inteligjente dhe inteligjencën artificiale, si dhe në menaxhimin e cilësisë dhe projekteve, ai është i angazhuar si anëtar i bordeve këshillimore dhe ekzekutive në shumë konsorciume globale, kompani dhe organizata në mbarë botën.
Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime dhe diskutime të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit me universitete evropiane nga Gjermania, Franca, Austria, Spanja, Malta, Kroacia, Hungaria dhe Finlanda, si dhe me përfaqësues të lartë nga industri të njohura globale.

Vendi
Programi Art dhe Media Digjitale në UBT sjell ekspertë të industrisë për përvojë praktike të studentëve
Published
1 day agoon
April 21, 2026By
ubtnews
Në kuadër të qasjes së tij inovative dhe të orientuar drejt praktikës, programi Art dhe Media Digjitale në UBT po vazhdon të krijojë ura të forta lidhëse ndërmjet akademisë dhe industrisë kreative. Në këtë frymë, në lëndën “Praktika në Studio 3”, studentët patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të veçantë nga ekspertja e dizajnit grafik, Jetë Dobranja.

Ky aktivitet solli një perspektivë të drejtpërdrejtë nga industria, duke i njohur studentët me procesin e plotë të dizajnimit të librave dhe katalogëve të ekspozitave – nga hulumtimi fillestar dhe zhvillimi i konceptit vizual, deri te bashkëpunimi profesional me kuratorë, artistë dhe shtypshkronja, si dhe përgatitja e publikimeve për shtyp sipas standardeve bashkëkohore.
Përmes shembujve konkretë dhe përvojës së saj profesionale, Dobranja ndau praktika reale të punës në dizajnin grafik, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë më qartë sfidat, kërkesat dhe dinamikën e industrisë kreative. Ky bashkëbisedim interaktiv shërbeu si një platformë frymëzuese për studentët, duke i inkurajuar ata të zhvillojnë qasje kreative dhe profesionale në projektet e tyre.
Ligjërata vuri në pah rëndësinë e komunikimit vizual dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor në art dhe dizajn – elemente kyçe që programi Art dhe Media Digjitale në UBT i integron në mënyrë të vazhdueshme në kurrikulë, për të përgatitur studentët për tregun e punës dhe industrinë globale kreative.
Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së për të ofruar një edukim bashkëkohor, ku teoria dhe praktika ndërthuren në mënyrë të natyrshme, duke u mundësuar studentëve të ndërtojnë kompetenca të qëndrueshme dhe të aplikueshme në karrierën e tyre.
UBT mbetet një nga institucionet lider në zhvillimin e talenteve të rinj në fushën e artit dhe medias digjitale, duke sjellë vazhdimisht profesionistë të industrisë për të ndarë njohuri, përvoja dhe inspirim me gjeneratat e reja.
Në përfundim, studentët dhe stafi akademik shprehën mirënjohje për Jetë Dobranjën për kontributin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj me studentët e UBT-së.
Lajmet
Programi i Energjisë në UBT sjell praktikën në fokus përmes vizitave në industri
Published
2 days agoon
April 20, 2026By
ubtnews
Studentët e programit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT po vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre drejt përgatitjes profesionale përmes aktiviteteve praktike në terren, duke realizuar një vizitë studimore në Termocentralin Kosova B – një nga asetet më të rëndësishme energjetike në vend.

E udhëhequr nga profesorët Armend Ymeri, Vehebi Sofiu, Sami Gashi dhe Nexhmi Krasniqi, kjo vizitë u mundësoi studentëve të ndërlidhin njohuritë teorike të fituara në auditor me proceset reale të prodhimit dhe menaxhimit të energjisë elektrike.
Gjatë qëndrimit në termocentral, studentët u pritën nga Drejtori Ekzekutiv, Jonuz Saraçi, i cili prezantoi kapacitetet gjeneruese, funksionimin e blloqeve prodhuese dhe sfidat aktuale të sektorit energjetik, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi rëndësinë strategjike të këtij sektori për zhvillimin e vendit.
Një ndër pikat kyçe të vizitës ishte turi teknik i udhëhequr nga Inxhinieri Kryesor, Enver Shabani, përmes të cilit studentët patën mundësinë të shohin nga afër funksionimin e sistemeve të avancuara si SCADA, rrjeti i tensionit 6.3 kV, sistemet DC dhe mbrojtjet rele – elemente thelbësore për operimin e sigurt dhe efikas të impianteve energjetike moderne.
Vizita u pasurua edhe me inspektimin e transformatorëve energjetikë me kapacitet 400 MVA dhe sektorit të turbinave, ku studentët u njohën me procesin e kogjenerimit dhe rolin e tij në furnizimin me ngrohje për qytetin e Prishtinës përmes Termokos-it.
Këto aktivitete dëshmojnë qasjen praktike dhe të orientuar drejt industrisë që ofron programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT, duke përgatitur studentët për tregun e punës përmes përvojave reale dhe bashkëpunimeve me institucionet kyçe të sektorit.
UBT vazhdon të mbetet një nga institucionet lider në zhvillimin e profesionistëve të së ardhmes në fushën e energjisë, duke krijuar ura të forta lidhëse ndërmjet akademisë dhe industrisë.





Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi
FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE
Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore
Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri
Koncerti “Prelud për Autizmin” në Prishtinë me mesazh ndërgjegjësues
Studentët e Dizajnit në UBT në Prizren përfitojnë përvojë praktike në kompaninë ndërkombëtare “Baroni”
Misatango nga Palmieri vjen në Prishtinë
Themeluesi i BTS përballet me akuza për mashtrim financiar
Spekulime për martesën e Dua Lipës në Palermo
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
