Sport

Kontratë trevjeçare nga PSG për Wijnaldumin

Publikuar

Paris Saint-Germain është i vendosur që të transferojë Georginio Wijnaldumin si lojtar të lirë në këtë verë.

Mesfushori holandez nuk dëshiron ta rinovojë kontratë me Liverpoolin dhe po kërkon një aventurë të re.

Kështu, PSG është duke bërë çmos që të transferojë Wijnaldumin në këtë verë, derisa kontrata me The Reds i skadon më 30 qershor.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, PSG i ka ofruar lojtarit kontrata trevjeçare, derisa marrëveshja është arritur mbrëmë.

Për më shumë, skuadra franceze është duke negociuar me Interin për transferimin e Achraf Hakimit dhe Gianluigi Donnarummas.

Kujtojmë se Wijnaldum ishte afër kalimit te Barcelona, mirëpo PSG tashmë ka ndryshuar rrjedhën e bisedimeve.

Sport

City dhe United përballen në finalen e FA Cup

Publikuar

nga

Për të dytin sezon radhazi, dy rivalët e Mançesterit do të takohen në finalen e FA Cup.

Ndeshja Manchester City-Manchester United do të fillojë nga ora 14:00, ndërsa Andy Madley do të referojë finalen.

Skuadra e Pep Guardiola synon të bëhet skuadra e parë që fiton FA Cup të njëpasnjëshme qe nga Arsenali në sezonet 2013/14 dhe 2014/15.

Përpara finales, United i Erik ten Hag e ngriti trofeun 12 herë në historinë 153-vjeçare të garës, pesë më shumë se City, por trofeu i fundit i Djajve të Kuq ishte në sezonin 2015/16.

Sezonin e kaluar, City mposhti United me rezultat 2:1 për të fituar Kupën FA 2023, pasi Ilkay Gundogan shënoi dy herë në finale.

Vazhdo të lexosh

Sport

Euro 2025/ Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës

Publikuar

nga

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në futboll për femra, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj. Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit.

Vazhdo të lexosh

Sport

Zyrtare, Milani shkarkon Piolin

Publikuar

nga

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin Stefano Piolit, duke i dhënë fund periudhës së tij pesëvjeçare në skuadër. Trajneri 58-vjeçar italian mori drejtimin e kuqezinjve në tetor 2019, pas ecurisë së shkurtër dhe zhgënjyese nën drejtimin e Marco Giampaolos, i cili humbi katër nga shtatë ndeshjet e tij të para në krye të klubit.

Pioli ndihmoi të rivendoste njëfarë stabiliteti te Milani dhe i udhëhoqi ata drejt Scudetto-s së tyre të parë në një dekadë në sezonin 2021-22, duke marrë më të mirën nga lojtarët si Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori. Ai gjithashtu e çoi klubin në gjysmëfinalen e Champions League në sezonin 2022-23.

Siç bëhet e ditur në një deklaratë, Milani dhe Pioli janë ndarë zyrtarisht, me trajnerin që largohet nga posti pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Salernitanas më 25 maj.

AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se trajneri do të largohet pas përfundimit të sezonit aktual, pasi ka qenë në krye të ekipit të parë që nga tetori 2019. AC Milan falënderon nga zemra Stefano Pioli dhe gjithë stafin e tij për drejtimin e ekipit të parë gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar një titull të paharrueshëm të ligës dhe duke rivendosur praninë e vazhdueshme të AC Milan në kompeticionin më të lartë evropian”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshaur nga Milani.

Vazhdo të lexosh

Sport

Trepça, kampione e Kosovës pas 12 vitesh

Publikuar

nga

KB Trepça është kampionia e re e Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça e mposhti në palestrën “Minatori” në Mitrovicë Golden Eagle Yllin me rezultat minimal 67:66, fitore kjo e cila ia siguroi zyrtarisht titullin e kampiones.

Trepça dhe Ylli ishin duke barazuar 2:2 në serinë e finales, dhe me fitoren të mitrovicasve puna e kampionit është tanimë çështje e mbyllur.

Basketbollistët më meritorë në triumfin të Trepçës ishin Edwards Brandon me 15 pikë e tri kërcime dhe Darnell Edge me 15 pikë e pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkaq, basketbollisti më i dalluar te Ylli ishte Alonzo Verge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Titulli i Trepçës është i pari për klubin mitrovicas që nga viti 2012.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara