Shëndeti

Konsumimi i produkteve të zeza ndikon keq te dhëmbët

Published

on

Pijet sikurse kafja, vera e kuqe dhe çaji i zi përmbajnë një përbërës të quajtur tanin. Kjo ndikon që ngjyra të ngjitet në dhëmbët tuaj, dhe që dhëmbët të marrin ngjyrën e verdhë.

Edhe ushqimet sikurse manaferrat, boronicat dhe qershitë, domatet, akulloret me lëng frutash dhe karamelet mund të ndikojnë./UBTNews

Shëndeti

Pijet me gaz përkeqësojnë shëndetin e dhëmbëve

Published

on

Pijet e gazuara janë të lidhura me dëmtimin e dhëmbëve, për shkak të acideve dhe sheqerit që përmbajnë.

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i shpeshtë i këtyre pijeve mund të shkaktojë erozion të smaltit të dhëmbëve, duke çuar në probleme dentare afatgjata.

Dentistët paralajmërojnë se edhe pijet e gazuara të cilat nuk përmbajnë sheqer, mund të jenë të dëmshme, pasi acidet që ato përmbajnë kontribuojnë në hollimin e smaltit.

Për të mbrojtur shëndetin oral, rekomandohet konsumimi i ujit si alternativë dhe përdorimi i pipave për të minimizuar kontaktin e drejtpërdrejtë të pijeve acidike me dhëmbët.

Gjithashtu, pas konsumimit të këtyre pijeve, ekspertët sugjerojnë të prisni të paktën 30 minuta para larjes së dhëmbëve, pasi smalti mund të jetë i dobësuar nga acidet dhe fërkimi mund ta dëmtojë më tej.

Continue Reading

Shëndeti

Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë

Published

on

Mëlçia, sistemi limfatik dhe trakti tretës ndonjëherë janë oraganet më të neglizhuara në trup, edhe pse funksioni i tyre është primar për mirëfunksionimin e këtij të fundit.

Por, ja si të kujdeseni:

Çfarë të shtosh?

Lëngjet e mëposhtme shtoni në regjimin ushqimor të përditshëm dhe piji gjatë vakteve dhe vakteve të ndërmjetme.

Nuk duhet t’i kalosh ditët vetëm duke pirë këto lëngje. Sigurohu të ushqehesh mjaftueshëm ndërmjet tyre, që të mos jesh i uritur.

Pavarësisht nga mënyra si ushqehesh, për t’u shëruar shpejt, sigurohu që disa prej ushqimeve dhe suplementeve shëruese të kapitullit pasardhës të jenë pjesë e rutinës sate ditore.

• Pi çdo mëngjes esëll rreth 500 ml lëng selinoje. (Sigurohu të jetë i freskët, shqeto dhe të mos ketë përbërës shtesë).

Nëse je i ndjeshëm dhe 500 ml janë shumë, fillo me një sasi më të vogël dhe shtoje me kalimin e kohës.

Lëngu i selinosë është ilaç, jo pije kalorike, duhet të hash patjetër mëngjes më pas, për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ditën.

Konsumo diçka tjetër pesëmbëdhjetë minuta pasi ke pirë lëngun e selinosë.

• Pi 500 ml ujë me limon ose laim në mesditë ose pasdreke. (Shtrydh gjysmë limoni ose laimi në 500 ml ujë.)

Continue Reading

Shëndeti

3 frutat më të mira për mëngjes

Published

on

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm ndihmon në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë.

Por, cilat janë 3 frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin?

Mollët – Zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes, por edhe për përfitimet shëndetësore. Janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në kontrollin e oreksit e parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore. Mollët përmbajnë një flavanoid të quajtur quercetin, i cili ka veti antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.

Portokalli – Burime të shkëlqyera të vitaminës C, e cila është thelbësore për imunitetin dhe shëndetin e zemrës. Këto fruta ofrojnë sasi të mirë të fibrave dhe kaliumit, duke ndihmuar në mbajtjen e një tensioni të shëndetshëm të gjakut. Antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në portokajt kanë veti antinflamatore dhe detoksifikuese, që janë të dobishme për të parandaluar sëmundje kronike.

Kivi – Edhe pse më pak i njohur se mollët dhe portokalli, është frut fantastik për mëngjesin. Ky frut është i pasur me vitaminë C, e cila është jetike për forcimin e imunitetit. Kivi ofron sasi të mirë të fibrave, që janë të dobishme për tretjen e ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes. Përmbajtja e lartë e ujit në kivi kontribuon në hidratimin e trupit, i cili është i rëndësishëm në mëngjes.

Një mëngjes i pasur me këto fruta jo vetëm që ndihmon në një ditë të fortë, por edhe kontribuon në një rutinë më të shëndetshme ushqimore në afat të gjatë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Forconi imunitetin e fëmijës tuaj me këto këshilla

Published

on

Imuniteti i fëmijëve zhvillohet vazhdimisht që nga lindja, pasi trupi lufton kundër mikrobeve, viruseve dhe baktereve të ndryshme. Pediatrit besojnë se është normale që fëmijët të përjetojnë gjashtë deri në tetë ftohje në vit, gjë që është një shenjë se sistemi imunitar po funksionon.

Ka mënyra për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve dhe për të forcuar imunitetin. Zakonet e jetesës së shëndetshme si ushqimi i duhur, aktiviteti fizik dhe pushimi adekuat janë çelësi për një imunitet më të fortë të fëmijëve.

Rëndësia e higjienës në parandalimin e sëmundjeve

Lufta kundër mikrobeve se forcon imunitetin, mbajtja e zakoneve të mira higjienike zvogëlon barrën mbi sistemin imunitar. Larja e rregullt e duarve, veçanërisht para ngrënies, pas daljes nga kopshti, lojërave jashtë a përdorimit të tualetit, është thelbësore për parandalimin e sëmundjeve. Fëmijët reduktojnë ekspozimin ndaj mikrobeve e lejojnë sistemin imunitar të përqendrohet në detyra të rëndësishme.

Aktiviteti fizik si bazë e imunitetit

Jo vetëm që kontribuon në shëndetin e trupit, por luan rol kyç në forcimin e imunitetit. Nëpërmjet ushtrimeve, fëmijët rrisin numrin e qelizave mbrojtëse natyrore që përbëjnë bazën e imunitetit. Bëhuni një model i mirë për fëmijët duke ushtruar së bashku.

Frutat dhe Perimet

Konsumimi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e imunitetit. Karotat, bishtajat, portokallet e luleshtrydhet janë të pasura me karotenoidë që rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe interferonit, antitrupa që bllokojnë viruset. Këto ushqime përbëjnë bazën e dietës që mbështet imunitetin e fëmijëve dhe i ndihmon të qëndrojnë më rezistent ndaj sëmundjeve. Këto zakone efektive ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit të një fëmije të shëndetshëm, duke siguruar shëndet më të mirë e rezistencë ndaj sëmundjeve. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara