Lajmet

​Konstituohet Komisioni Hetimor për zyrtarët e MPJD-së

Mirëpo për shkak mungesës të disa deputetëve të këtij komisioni që ndodhën jashtë vendit, nuk pati diskutime tjera.

Published

on

Është bërë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Mirëpo për shkak mungesës të disa deputetëve të këtij komisioni që ndodhën jashtë vendit, nuk pati diskutime tjera.

Kryesuesja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, tha se do e bëjnë planin e punës bashkërisht dhe do të vazhdojnë me punë në këtë drejtim gjatë ditëve në vazhdim.

“Me ketë përbërje, meqenëse komisioni është prej 11 anëtarëve, jemi gjashtë prezent, mundemi të konstatojmë konstituimin e komisionit hetimor”, tha Kadrijaj.

Ndërkaq deputeti Haxhi Avdyli tha se qasja e deputeteve që nuk janë në mbledhje, është jo serioze.

“E kuptojmë plotësisht edhe angazhimin e deputetëve nëpër mbledhje tjera, por ata të cilët e kanë thirrur duhet së paku të planifikojnë kur janë në Kosovë dhe të bëjmë konstituimin. Kjo qasje, është shumë jo serioze, sepse oraret kanë qenë, janë të ditura edhe planifikimet, sepse gjithmonë ka takime të papritura, por jo kështu kaq të planifikuara. Përndryshe, është një koincidencë që edhe dita e themelimit të këtij komisioni, ka qenë në ditën kur është mbajt debati në Kuvend, ndërsa kryeministri kanë qenë në takim në seancën e Kombeve të Bashkuara, ku është diskutuar çështja e Kosovës dhe ka pas debate mes kryeministrit Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq, në të njëjtën kohë edhe ky grup po formohet në ditën kur Kosova po shënon rezultate të mëdha dhe është në fazën përfundimtare të anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Avdyli.

Ndërsa deputetja Kadrijaj në replikë tha sot nuk dëshiron të bëjë debat politik, megjithatë tha se opozita ka lobuar çdoherë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Nuk kam dashtë të bëj debat politik, sepse do të kemi rast të vazhdojmë me debate politike…Është votuar në Kuvend e ka aprovuar kryesia, në bazë të atij vendimi ne do të vazhdojmë me procedura siç i kanë dhe me rregulla siç i kanë. Ajo që ka qenë iniciuese është në Këshill të Evropë, është një grup në përbërje të të gjitha partive politike që po lobon shumë për anëtarësim të Kosovës në KE…Në këtë drejtim sa i përket politikave të jashtme, asnjë hezitim nuk e ka pas asnjë deputet i opozitës për me qenë zë i fuqishëm për Kosovën”, tha Kadriaj.

Në përbërje të këtij komisioni janë 11 deputetë, Ariana Musliu-Shoshi, Haxhi Avdyli, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Hisen Berisha, Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi dhe Erxhan Galushi.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara