Aktualitet

Konservatorët në Greqi fitojnë zgjedhjet, por nuk arrijnë të sigurojnë shumicën e plotë

Opozita kryesore me pak më shumë se 20% të votave.

Published

on

Partia në pushtet Demokracia e Re e Greqisë shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të dielën, por nuk fitoi një shumicë të plotë në një votim të dominuar nga kriza e kostos së jetesës, një skandal përgjimi dhe zemërimi për aksidentin më vdekjeprurës me trena.

Me më shumë se 99% të votave të numëruara, partia qeverisëse tejkaloi të gjitha pritjet duke mbledhur më shumë se 40% të votave.

Opozita kryesore, partia e qendrës së majtë Syriza e Alexis Tsipras, pësoi humbje të mëdha, duke u renditur e dyta me pak më shumë se 20% të votave.

Megjithatë, Mitsotakis nuk fitoi vota të mjaftueshme për të siguruar një qeveri njëpartiake. Votimi u mbajt sipas një sistemi të ri të përfaqësimit proporcional që kërkon një prag prej rreth 45%.

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou tani do t’u japë tre partive kryesore deri në tre ditë për të formuar një koalicion, megjithëse Mitsotakis ka treguar tashmë se nuk është i interesuar të ndajë pushtetin./UBTNews/

lajme

Përfundon takimi dypalësh Xi–Putin në Kinë, Trump niset drejt Shenzhenit për samitin historik trepalësh

Published

on

By

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë përmbyllur bisedimet e tyre dypalëshe në qytetin kinez Shenzhen, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), raporton BBC. Takimi zgjati më shumë se dy orë, ndërsa ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump është nisur me Air Force One nga Manila e Filipineve drejt Kinës, në prag të takimit të paprecedentë trepalësh mes tre liderëve botërorë.

Gjatë takimit të tyre të 50-të personal, Xi dhe Putin vlerësuan lidhjet e ngushta dypalëshe dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare e teknologjike. Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, në fokus të bisedimeve ishin perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik, furnizimet energjetike — përfshirë projektin e gazsjellësit përmes Mongolisë — si dhe lufta në Ukrainë dhe koordinimi i qasjeve përballë Shteteve të Bashkuara. Lideri kinez deklaroi se marrëdhëniet Rusi–Kinë sjellin stabilitet në një botë kaotike, ndërsa Putin theksoi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një rendi botëror multipolar.

Paralelisht me takimin në Shenzhen, presidenti amerikan Donald Trump përmbylli vizitën e tij në Filipine, ku zhvilloi bisedime me presidentin Ferdinand Marcos Jr. dhe njoftoi finalizimin e një marrëveshjeje të madhe tregtare mes Uashingtonit dhe Manilës, ndonëse pa dhënë detaje konkrete. Fluturimi i tij nga Manila drejt Shenzhenit pritet të zgjasë rreth dy orë.

Takimi trepalësh mes Donald Trumpit, Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit, i parashikuar të mbahet të enjten në margjinat e samitit të APEC-ut, po cilësohet si një moment i paprecedentë diplomatik. Analistët e BBC-së vlerësojnë se ndonëse vështirë të priten kthesa të mëdha konkrete në çështje të ndjeshme si kontrolli i armëve bërthamore apo tarifat tregtare, ky takim po shihet nga mediat ruse si një fitore diplomatike për Putinin, i cili ulet në tryezë me liderët e dy fuqiive më të mëdha botërore pa bërë lëshime për luftën në Ukrainë.

Përveç diplomacisë së nivelit të lartë, Kina po e shfrytëzon samitin e APEC-ut në qendrën teknologjike të Shenzhenit për të demonstruar epërsinë e saj në inteligjencën artificiale fizike, me robotë humanoidë që patrullojnë ambientet dhe mirëpresin delegacionet ndërkombëtare. Ndërkohë, sa i përket spekulimeve për një takim të mundshëm me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, burimet diplomatike vlerësojnë se gjasat që ai të shfaqet në këtë samit janë shumë të vogla, në mungesë të koordinimit paraprak nga Pheniani. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Rama fton investitorët japonezë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë: Ka rëndësi strategjike edhe për NATO-n

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze, me të cilët ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet strategjike, me fokus të veçantë te projekti i hekurudhës Durrës–Prishtinë, raporton RTSH.

Gjatë takimit, Rama bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova janë të gatshme të mirëpresin përfshirjen e partnerëve japonezë në këtë projekt infrastrukturor, duke theksuar se kjo linjë hekurudhore, e cila përmes Nishit lidhet me rrjetin e Evropës Qendrore, ka rëndësi të dyfishtë: ekonomike dhe të sigurisë.

“Së bashku me kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Evropën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë të madhe për NATO-n, për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100 për qind për veprimtaritë ushtarake dhe ato të Aleancës. Ky mund të jetë një investim shumë interesant”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar i ftoi përfaqësuesit e biznesit japonez që ta shqyrtojnë këtë projekt strategjik, duke rikonfirmuar gatishmërinë e plotë të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për të bashkëpunuar me çdo partner nga Japonia drejt realizimit të tij. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Kosova mposhtet thellë në Dublin nga Irlanda, e mbyll grupin në vendin e tretë dhe mbetet në Ligën B

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mbyllur edicionin e pestë të Ligës së Kombeve me një humbje të rëndë 3:0 në udhëtim ndaj Irlandës, në takimin e zhvilluar të martën mbrëma në Dublin.

Pikë kthese e ndeshjes rezultoi të jetë minuta e 26-të, kur mbrojtësi Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali topin me dorë në vijën e portës. Nga pika e bardhë, Troy Parrott shënoi për 1:0 në minutën e 28-të. Ndonëse Kosova e nisi më mirë takimin përmes rasteve të Lindon Emërllahut dhe Vedat Muriqit, ky 11-metërsh dhe largimi i Hajrizit ndryshuan plotësisht rrjedhën e lojës.

Në pjesën e dytë, irlandezët thelluan epërsinë përmes një tjetër penalltie të realizuar përsëri nga Parrott në minutën e 50-të (pas një ndërhyrjeje të portierit Aro Muriq), ndërsa rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Jack Moylan në minutën e 75-të me një goditje të saktë me kokë.

Me këtë humbje, Kosova e mbyll Grupin B3 në vendin e tretë me gjashtë pikë, duke siguruar megjithatë mbetjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm. Austria e fitoi grupin me 12 pikë pas barazimit 1:1 me Izraelin, ndërsa Irlanda u rendit e dyta me tetë pikë, duke siguruar plejofin për Ligën A dhe një vend në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve të “Euro 2028”. Izraeli përfundoi i fundit me katër pikë.

Për shkak të këtij renditjeje, Kosova do të pozicionohet në vazon e tretë për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian, i cili do të tërhiqet më 6 dhjetor. Përkundër mungesave dhe disfatës së thellë në ndeshjen e fundit ku u aplikua sistemi 5-3-2, “Dardanët” arritën objektivin kryesor të ruajtjes së statusit në Ligën B. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Lartë në Beograd cakton paraburgimin dhe lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiqin

Published

on

By

Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit dhe lëshimin e urdhërarrestit ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pasi ky i fundit nuk është paraqitur në stacionin policor, konfirmim ky i dhënë për median serbe Insajder nga vetë Gjykata e Lartë në Beograd.

Sipas Gjykatës, vendimi për paraburgim dhe fletarrest është marrë për shkak se Radoiçiq i cili ndodhet nën hetime për pjesëmarrje në sulmin e armatosur në fshatin Banjskë nuk është lajmëruar në stacionin policor më 15 nëntor. Paraqitja periodike në polici ishte një nga masat e sigurisë të caktuara nga gjykata si garanci se ai do të ishte i disponueshëm gjatë kohëzgjatjes së hetimeve. Sipas po të njëjtave burime gjyqësore, paraburgimi u caktua për shkak të rrethanave që tregojnë se i pandehuri po fshihet ose është arratisur. Informacionin fillimor se për Radoiçiq është lëshuar urdhërarrest e kishte publikuar portali BIRN.

Milan Radoiçiq po hetohet në Serbi në kuadër të lëndës “Banjska”, e cila u iniciua pas konfliktit të armatosur në fshatin Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023, ku mbetën të vrarë katër persona, rreshteri i Policisë së Kosovës,  Afrim Bunjaku i cili ishte në detyrë dhe tre anëtarë të grupit të armatosur.

Radoiçiq kishte pranuar përmes avokatit të tij, Goran Petronijević, se kishte qenë përgjegjës logjistike për organizimin e grupit terrorist.

Ndonëse Prokuroria e Lartë në Beograd kishte kërkuar paraburgim pas nisjes së procedurës penale për vepra të tilla si armëmbajtje pa leje dhe vepra kundër sigurisë përgjithëshme, gjykata e kishte lënë të mbrohet në liri, me kusht që të dorëzonte pasaportën, të mos udhëtonte në Kosovë dhe të paraqitej në polici çdo dy javë. Që atëherë, prokuroria nuk kishte dhënë asnjë informacion për ndonjë përparim tjetër në këtë hetim.

Paralelisht me këto zhvillime në Serbi, në Kosovë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor kundër 45 personave, ku rasti në Banjskë është cilësuar si terrorizëm dhe sulm ndaj rendit kushtetues, proces në të cilin dy persona tashmë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 30 vjet burgim.

Në kohën kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq ushtronte funksionin e nënkryetarit të Listës Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës me lidhje të ngushta me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, ndërsa më parë ishte shfaqur shpesh në tubime politike dhe në shoqërinë e zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara