Lajmet

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca thotë se plani franko-gjerman është i pranueshëm.

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovën, pasi nuk ka Asociacion të Komunave me shumicë serbe në të. Por ai e pranon se në atë plan Kosova e merr njëfarë obligimi për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme. Dhe meqë këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, sipas kryeparlamentarit, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit.

Konjufca ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti dhe Plani i njohur fillimisht si franko-gjerman, të mos bëhej publik. Ai ka zbuluar se kryeministri Albin Kurti e ka pasur këtë plan që nga shtatori i vitit 2022.

“Këtë plan Qeverisë, mesa e di unë, përfaqësuesit gjermanë dhe francezë ia kanë dorëzuar në shtator të vitit të kaluar, mirëpo ky plan është kërkuar nga vetë propozuesit që mos të ndahet shumë me publikun, të kufizohet maksimalisht për shkak që përderisa palët janë në biseda e sipër dhe u prezantohet fillimisht atyre, sepse procesi mund të shkatërrohet nëse nuk ruhet konfidencialiteti”, tha Konjufca.

“Eh pikërisht atëherë, kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që është bazë e mirë që të vazhdohet më tutje. Nuk e di përse i gjithë ky pluhur kur kryeministri ka thënë se ky plan është i pranueshëm për Kosovën, për arsye se aty nuk përmendet kurrfarë Asociacioni”, tha Konjufca.

“E tëra që mund të aludohet për nënkuptim në atë plan është që marrëveshjet e deritanishme të arritura në dialog. Pra Kosova e merr një farë obligimi për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog, pra në këtë aspekt mund të thuhet eksplicit është referenca e Asociacionit. Por çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Kushtetuesja dhe tash çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit. Por kjo është e vështirë pas Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë në 23 pika”, tha kreu i Kuvendit.

“Brenda Kushtetutës së Kosovës është e lejueshme vetëm një formë e Asociacionit të Komunave, e cila është formale, simbolike, me takime në të cilat komunat ndajnë shqetësime për problemet e tyre të përbashkëta në Republikën e Kosovës. Eventualisht krijojnë ndonjë mekanizëm për atë që lidh interesat e përbashkëta në fusha të veçanta, që janë specifike për rajone të veçanta, psh për ujërat, për mbeturinat – menaxhimin më të mirë të mbeturinave, edhe për çështje të ndryshmekulturore, pse jo. Pra nuk janë të pamundshme asociacionet në Kosovë. Unë mendoj se janë dy rreziqe për Kosovën. E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe pse është kompromis. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘de-facto’, pra shtetësia e Kosovës nga Serbia nuk pranohet drejtpërdrejt, por në mënyrë të tërthortë”, tha tutje Konjufca.

“Nuk pranohet ndërmjet një akti shtetëror të Serbisë, por nëpërmes një marrëveshje me Bashkimin Evropian. Kurse rreziku i dytë hiq i lehtë, duket që nuk e ka formën e marrëveshjes përfundimtare dhe pastaj kjo do të jetë taktikë e Serbisë me sekuencu. Hapi i parë marrëveshje bazike, kjo që po quhet Plani Franko-Gjerman, dhe në hapin e dytë, Kosovës mund t’i kërkohet më shumë se që po i kërkohet tani”, deklaroi ai tutje.

Në fund, Konjufca i cili ka qëndruar për një vizitë në Këshillin e Evropës ka thënë se fatkeqësisht ka krijuar një përshtypje se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE “gjithnjë e më shumë po bëhet e ndërlidhur” me dialogun me Serbinë.

Lajmet

Lirohen nga akuza tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Published

on

Pejë- Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre – Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj –  akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare). Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Published

on

By

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit [email protected] duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e gruas në Malishevë: Arma dyshohet se ishte me leje të babait të të dyshuarit

Published

on

By

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e 25-vjeçares shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet se u krye krimi kishte leje dhe i përkiste babait të të dyshuarit.

“Në momentin e marrjes së informatës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të lëndimeve shumë të rënda, personat janë transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Zogaj për mediat.

Më tej, komandanti i stacionit sqaroi rrethanat e armës së përdorur në këtë ngjarje: “Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka cilësuar rastin si vrasje të rëndë, ndërsa ne jemi në fazën fillestare të hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se 25-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas ka mbetur i plagosur rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hetimet nga organet e rendit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara