Lajmet

Konjufca takon Escobarin: Nuk mund të formohet asociacion që cenon sovranitetin

Konjufca e ka quajtur takimin përmbajtjesor.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Në këtë takim, ai ka thënë se kanë ritheksuar qëndrimin e Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të shtetit, se nuk mund të formohet asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës.

Këtë takim, të cilin Konjufca e ka quajtur përmbajtjesor, e ka zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA.

“Në takimin përmbajtësor me z.Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për avancimin e mardhënieve në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës si dhe kanë ndarë pikëpamje të njëjta për vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Lajmet

​Pse u arrestua Florian Marku?

Published

on

By

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga.

Ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim për një incident të ndodhur shtatë vite më parë në Selanik. Ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Me herët, Marku për këtë ngjarje është dënuar dhe ka bërë 1.5 vite burg në Selanik. Sipas tij, ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë.

Florian Marku është i njohur në arenën ndërkombëtare, me një karrierë të suksesshme në boks.

Continue Reading

Lajmet

​ASK shpall rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) shpallë rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të merr pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë.

Sipas statistikave preliminare të publikuara muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan: Hovenier dha kontribut të rëndësishëm

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier. Duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

Po ashtu, kryetari Konjufca nënvizoi se “ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh , SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë”, citohet Konjufca nw komunikatw.

Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme.

Continue Reading

Lajmet

​Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE

Published

on

By

Kryeministri i Bullgarisë Dimitar Glavchev deklaroi sot në Sofje se nuk ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi i vendit të tij për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai po fliste ndërsa qeveria po mbante mbledhjen javore dhe përpara se të nisej për në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor më vonë gjatë ditës.

Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë, ai është parimor, është dakorduar me të ashtuquajturin kompromis të vitit 2022. Ne e kemi bërë kompromisin, vetëm se është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne. Nuk shoh asnjë arsye për të bërë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut nga pozicioni aktual bullgar”, tha Glavchev.

Kryeministri theksoi se nuk është e drejtë që një vend kandidat për në BE të vendosë kushte ndaj vendeve që tashmë janë anëtare të BE-së.

Ai shpjegoi se zakonisht kur dikush dëshiron të bashkohet diku, ata ndjek rregullat që janë vendosur atje, në vend që të kërkojnë që rregullat të përshtaten për atë që aplikon.

Ky do të ishte një precedent absolut dhe në kundërshtim me parimet e BE-së dhe parimet e të drejtave të njeriut, të pakicave. Sepse pengesa më e vogël për Maqedoninë e Veriut është kompromisi i vitit 2022, nëse kjo mund të jetë pengesë“, tha Glavchev duke përsëritur se Maqedonia e Veriut vazhdon të dështojë në përmbushjen e kërkesave të tjera.

Bullgaria pret nga Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën e saj për të përfshirë bullgarët, përpara se të ndezë “dritën jeshile” për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, dhe kjo u vendos si parakusht nga BE dhe u pranua nga Shkupi.

Shkupi u tërhoq pasi qeveria ndryshoi dhe qeveria e re pohon se amendamentet kushtetuese që njohin një pakicë bullgare nuk do të vazhdojnë pa garanci paraprake nga Bullgaria për të parandaluar veton e ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara