Lajmet

Konjufca priti në takim ambasadorin e Kuvajtit

Ata kanë diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e ri jorezident të Kuvajtit në Kosovë, Faisal Al-Musaileem. Ata kanë diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të Kuvendit, aty është theksuar gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, sidomos sa i përket hapësirës për zhvillim të mëtejshëm në investime dhe shkëmbime tregtare.

“Kryetari Konjufca uroi ambasadorin Al-Musaileem për detyrën e re dhe i shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kuvajtit ndaj Republikës së Kosovës, për qasjen kontribuuese në sferën e politikës së jashtme, në veçanti për përkrahjen e aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Ambasadori Al-Musaileem e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit duhet të zhvillohen në të gjitha sferat, përfshirë edhe fushën parlamentare”, është theksuar në njoftim.

Lajmet

Policia raporton 68 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 31 me të lënduar dhe 37 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,995 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Në kuadër të veprimeve të tjera operacionale, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Aktualisht, 3 persona ndodhen në vuajtje të dënimit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat në trafik dhe ligjet në fuqi, për të kontribuar në rritjen e sigurisë në vend.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një burrë në Prizren

Published

on

By

 Një person në Prizren raportohet se ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima është zhdukur nga e diela.

“Prizren / 22.06.2025 – 19:45.  Më 23.06.2025 është raportuar se një person mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti po hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban sot mbledhjen përgatitore për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, me fillim nga ora 13:30, mbledhjen e radhës, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës është miratimi i Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale si dhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Rendi i ditës përfshin:

  • Hyrje nga kryesuesi i mbledhjes, z. Kreshnik Radoniqi;

  • Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve Nr. 37, 38 dhe 39/2025;

  • Raportimi për aktivitetet e Zyrës;

  • Raportimet nga këshillat e KQZ-së, përfshirë Këshillin për Operacione Zgjedhore.

Continue Reading

Lajmet

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar lidhur me një vendimmarrje të fundit të Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, për të cilën shpreh shqetësim për procedurat e ndjekura.

Sipas MAShTI-t, më 23 qershor 2025, pa një njoftim paraprak, përmes emailit zyrtar ka pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më 20 qershor 2025 është mbajtur një mbledhje e Këshillit Drejtues. Në këtë mbledhje, përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Ministria ka konfirmuar gjithashtu pranimin e një njoftimi zyrtar nga dy anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët kanë ngritur shqetësime për procedurën. Sipas tyre, mungesa e materialeve paraprake për shqyrtim ka bërë që ata të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Më tej, ata kanë theksuar se mbledhja është mbajtur pa kuorumin e nevojshëm, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vendimeve të marra.

MAShTI ka bërë të ditur se do të shqyrtojë me kujdes të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrtare të pranuara lidhur me këtë proces dhe, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ministria ka premtuar se për vendimin përfundimtar do të njoftohen institucionet përkatëse dhe zyrtarët përgjegjës./kp/

Continue Reading

Të kërkuara