Lajmet

Konjufca: Na duhet koordinim me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar koordinim të thellë dhe ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga arritja e marrëveshjes finale me Serbinë. Pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruçi, kryeparlamentari Konjufca tha se krijimi i çfarëdo etniteti serb brenda Kosovës që do udhëhiqej nga Beogradi nuk duhet të ndodh, pasi është i dëmshëm.

Në konferencën e përbashkët për medie Ruçin, Konjufca foli edhe për gjykimin në Hagë të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse faktorët ndërkombëtar që e udhëheqin dhe organizojnë këtë dialog e kanë definuar atë si faza përfundimtare për përmbyllje të dialogut dhe duhet ta merr formën e një marrëveshje finale. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Republikën e Shqipërisë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë”, tha Konjufca.

Sipas tij për Kosovën dëm është krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Republikës së Kosovës, që do të kontrollohej nga Beogradi. “Me këtë rast neve na duhet një bashkëpunim i ngushtë me Shqipërinë”, tha ai.

Në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Konjufca tha se lufta e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e UÇK-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar.

Në këtë dimension, ai kërkoi bashkërendim me shtetin shqiptar që të kalohet sa më lehtë dhe me pak dëme procesi gjyqësor i ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

“Lufta e UÇK-së nuk ka qenë vetëm e UÇK-së, lufta jonë e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e UÇK-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar. Prandaj e tillë edhe duhet të trajtohet dhe të mbrohet”, shtoi ai.

Lidhur me thellimi e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i Kuvendit tha bashkëpunim duhet të ngritët në një nivel tjetër.

“Meqenëse, deri tash nëse e shihni korpusin e përgjithshëm të memorandumeve dhe marrëveshjeve që Republika e Kosovës i ka nënshkruar me Shqipërinë arrijnë diku tek 140, prapë se prapë hapësira është shumë më e madhe për thellimin e bashkëpunimit. Meqenëse ne deri tash e kemi një bashkëpunim te niveli i fqinjëve të mirë, por unë mendoj që bashkëpunimi duhet të ngritët në një nivel tjetër, e që është bashkëpunimi mes dy vendeve që konstituojnë të njëjtin komb. Pra një komb të vetëm”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të takoi edhe liderë të tjerë institucional dhe politikë.

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete në Prishtinë.

Pas konstatimit të vdekjes, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar edhe më tej.

Prishtinë 08.10.2025 – 20:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Son pranë një arritjeje historike

Published

on

Kapiteni i Koresë së Jugut, Son Heung-min, është pranë një arritjeje historike, pasi pritet të thyejë rekordin e vendit të tij për më shumë paraqitje me ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore kundër Brazilit.

Sulmuesi i Los Angeles FC do të zhvillojë paraqitjen e tij të 137-të me fanellën e përfaqësueses, duke kaluar kështu ish-mbrojtësin Hong Myung-bo dhe ish-sulmuesin legjendar Cha Bum-kun, me të cilët aktualisht ndan kuotën e 136 ndeshjeve.

Ndeshja kundër Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, shërben si përgatitje për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, ku Koreja e Jugut tashmë është kualifikuar.

Nëse Son nuk aktivizohet në këtë përballje, ai do ta ketë mundësinë të thyejë rekordin në sfidën ndaj Paraguait të martën, e cila do të shoqërohet edhe me një ceremoni përkujtimore për këtë arritje të veçantë.

Son, i cili debutoi me kombëtaren në dhjetor të vitit 2010, ka shënuar deri më tani 53 gola.

Gjithashtu, ai është në Kupën e Botës së katërt të karrierës, ndërsa me kalimin në MLS këtë verë, ish-kapiteni i Tottenhamit ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në përballjen e fundit mes dy ekipeve, Brazili kishte triumfuar 4-1 ndaj Koresë së Jugut në fazën e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Infantino: Kosova ka vend të veçantë në zemrën time

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar në rrjetet sociale pas dekorimit me Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në Instagram, Infantino u shpreh i nderuar për këtë çmim, duke e dedikuar atë legjendës së ndjerë të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe popullit të Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar që mora Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ia dedikoj këtë çmim një lideri dhe legjende të madhe, të ndjerit Fadil Vokrri, si dhe të gjithë njerëzve të këtij vendi të bukur që vazhdojnë të tregojnë guxim dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme,” shkroi Infantino.

Kreu i FIFA-s shtoi se Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e tij, pasi udhëtimi i përbashkët filloi në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua si anëtare e FIFA-s.

“Që atëherë, futbolli ka bërë përparime të mëdha në Kosovë. Themelet u hodhën nga Fadil Vokrri dhe trashëgimia e tij po vazhdohet nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes Osmani,” shtoi ai.

Infantino vlerësoi lartë Presidenten Osmani, duke e quajtur atë një lidere të jashtëzakonshme që e mbështet me pasion futbollin dhe punon me përkushtim për të ndihmuar dhe fuqizuar fëmijët.

Ai falënderoi gjithashtu ekipin kombëtar dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit kosovar./S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Foda flet sot para mediave për ndeshjen me Slloveninë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet zyrtare të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë për ditën sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen mes dy përfaqësueseve.

Në orën 16:30 do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës, ku para gazetarëve do të dalë përzgjedhësi Franco Foda.

Ndërkaq, në orën 17:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më vonë, në orën 20:00, do të mbahet edhe konferenca për media e Kombëtares së Sllovenisë, po ashtu në të njëjtin stadium./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara