Lajmet

​Konjufca: Jam pa tekst nëse Kosova përjashtohet nga procesi i Berlinit

Published

on

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se të gjithë kriminelët që ishin përgjegjës në sulmin terrorist në Banjskë duhet të dalin para bankave të drejtësisë. Ai tha se është lajm i mirë, ani pse u shpreh se “më mirë vonë se kurrë”. Pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca foli edhe për procesin e Berlinit për çka nuk e mohoi mundësinë që Kosova mund të përjashtohet nga ky proces.

Konjufca tha se prokurorisë i është nevojitur kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës për numrin e madh të terroristëve të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm për të cilën nuk dua të jap kritikat pse u vonua kaq shumë. Do të thosha që fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është ‘më mirë vonë se kurrë’ dhe kështu ka ndodhur. Me siguri tash po supozoj që prokurorisë i është nevojitur gjithë ajo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm. Kështu që pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ju si gazetarë ju inkurajojë që gjithë fokusin ta keni te institucionet e drejtësisë që ky proces të shkojë ashtu siç duhet, të zhvillohen në mënyrë profesionale dhe të gjithë kriminelët që ishin përgjegjës në këtë sulm e që në të cilën është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ta marrin dënimin e merituar dhe të dalin para bankave të drejtësisë”, deklaroi Konjufca.

I pyetur nëse Kosova mund të ketë gjasa të përjashtohet nga procesi i Berlinit, Konjufca deklaroi se pozicionimi i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi nuk është i barabartë.

“Kosova është e diskriminuar në këtë proces, Kosova po përjeton padrejtësi në këtë proces. Dhe nuk ka shembull më të qartë se këtë që dua ta them tash, Kosovës i bëhet presion dhe përjashtimi mund të vie për shkak të mos zbatimit të marrëveshjeve dhe të sjelljes së Kosovës, çfarë po bën Kosova është që po dëshiron të realizojë një përmbajtje e cila është pikërisht në marrëveshje. Është hapja e Urës së Ibrit. Negociatorët e mëhershëm e kanë bërë urën pjesë të negociatave, mirëpo palët janë pajtuar që ura të hapet. Tash kur Kosova dëshiron ta zbatojë këtë marrëveshje, nuk duhet të hapet ura, thonë faktorët ndërkombëtarë. Ndërsa, faktin që ne ende nuk po mund ta zbatojmë asociacionin e për këtë Kosova meriton të përjashtohet. Këto janë standarde të dyfishta, Kosova nuk trajtohet e barabartë në procesin e dialogut, Serbia trajtohet ndryshe, Kosova trajtohet ndryshe… Unë nuk po them që e përjashtojë këtë mundësi që t’i ndodhë Kosovës, por ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse të luftojmë për të drejtat tona”, shtoi ai.

Konjufca shtoi se Kosova dëshiron të vjen në një pikë ku sundimi i ligjit nuk është destabilizim.

“Është betejë e drejtë që sundimi i ligjit të mos jetë destabilizim. Kjo është lufta që po e bën Kosova sot. A ka mundësi të bëjë edhe sundim të ligjit edhe shtrirje të sovranitetit edhe kjo të mos jetë destabilizim. Kjo është një betejë e drejtë, kësaj nuk mund t’i thoni gabim prej anës të Kosovës. Ndoshta nuk e kemi gjetur mënyrën më të mirë, do ta përmirësojmë, por drejtimi është i mirë, është i duhur. Ndoshta nuk po mund të arrijmë stacionin e duhur në të cilën jemi nisur me shpejtësinë e duhur, por do të bëhemi më të shpejt. Unë nuk kam dilema në drejtimin, drejtimi është i sovranitetit, drejtimi është i sundimit të ligjit. E nëse për këtë përjashtohemi, unë mund të them që më keni lënë pa tekst”, përfundoi ai.

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara