Lajmet

Konjufca i shqetësuar: Kemi 400 mijë banorë më pak, në vitin 2060 mund të jemi vetëm 1.2 milion

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca u shpreh i shqetësuar për faktin që popullata e Kosovës po vjetërsohet.

Published

on

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) kanë mbajtur tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca u shpreh i shqetësuar për faktin që popullata e Kosovës po vjetërsohet. Sipas tij, prej vitit 1981 kur është bërë regjistrimi i popullatës deri më tani, Kosova ka 400 mijë banorë më pak.

Konjufca shtoi se nuk duhet të lejohet që të vijë viti 2060 e të thuhet që Kosova ka rënë në 1.2 milion banorë.

“Një prej aseteve kryesore që e ka Kosova është popullata e saj, sidomos rinia. Por po ashtu duhet të jemi diçka të vetëdijshëm. Ne si me automatizëm po e themi këtë, që aseti për i rëndësishëm për Kosovën është rinia. Por duhet ta kemi në të njëjtën kohë parasysh, që Kosova për çdo vit është më pak e re dhe këtë do ta kemi në vëmendje. Sepse kur po e themi këtë që Kosova është shumë e re po e themi me një vet kënaqësie, dhe mua më duket që duhet të jetë te shqetësimi sesa të vetëkënaqësia. Për çdo vit që kalon Kosova është më pak e re. Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre. Dhe Kosova po mundohet ta bëjë këtë. Por të gjithë jemi të brengosur që ta zëmë në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të madh në Evropë. Kjo na tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës ashtu, pra po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi I fundit e kur Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë dhe sot në vlerësime të përafërta thuhet të jetë diku 1.6 milionë apo 1.7. Po flas kështu sepse s’dëshirojmë që të vijmë në vitin 2 060 e të themi që ky trend vazhdoi po i njëjti dhe Kosova i ka 1.2 milion banorë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, deklaroi ai.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara