Lajmet

Konjufca e mbështet Kurtin se pa sanksione s’ka dialog: Po përgatitemi për sulme të mundshme

Ai tha se institucionet e Republikës si dhe Policia e Kosovës po përgatiten për sulme të ardhshme të mundshme.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i të njëjtit mendim me kryeministrin Albin Kurti, se pa u sanksionuar Serbia për sulmin e 24 shtatorit nuk ka dialog me Serbinë.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje ai tha shkurt “mendoj që është qëndrim plotësisht i arsyeshëm”. Konjufca shtoi se nuk e di pse është thirrur takimi i së enjtes në Bruksel, duke shtuar se Kosova nuk ka kohë që të dëgjojë premtimet e kota të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Madje tha se institucionet e Republikës si dhe Policia e Kosovës po përgatiten për sulme të ardhshme të mundshme.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”, deklaroi ai.

Përderisa për planin “modern”, për Asociacionin ai pohoi se në shikim sipërfaqësor është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

“Në një shikim sipërfaqësor, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë, nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia. Për Asociacion nuk duhet negociohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Sebrinë. Ai është si një marrëveshje e më hershme e vitit 2013. Pas shkarkimit të grupit i cili e ka pasur për qëllim për të propozuar një draft të asociacionit, e cila ka ndodhur, por ajo ishte një formë e kamufluar e Republikës Serbë, u refuzua nga Kosova dhe ky grup u shkarkua nga ana e qeverisë. I takon Kosovës, nëse mendon që mund të bëhet një asociacion në përputhje të plotë me Kushtetutën, pa kompetenca ekzekutive atëherë është përgjegjësi e Kosovës, jo e Serbisë”, shtoi ai.

Kur foli për përzgjedhjen e kryetari të ri të Listën Serbe, ai tha se institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë e veprimtarisë së saj.

“Dje ajo ishte maskaradë që ndodhi, proces tërësisht i inskenuar zgjedhja e një kryetari të ri, për shkak se ata po mendojnë se Lsita Serbe mund t’i lajë duart prej 24 shtatorit, nuk mundesh kështu të fshehësh pas asaj. Radojqici ishte nënkryetar De Jure por të gjithë e dimë se ka qenë kryetar De Facto. Institucionet e Kosovës, Listën Serbe duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë së veprimtarisë së saj politike dhe të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje.  Shpallja e zgjedhjeve është proces që kërkon kohë. Procesi më i rëndësishëm është ai i sigurisë”, deklaroi ai.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara