Lajmet

Konjufca: Betohem në vajzat e mia se vetëm deputetët e opozitës i kanë 150 familjarë në institucione

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke iu drejtuar deputetëve tha që kushdo që e ka qoftë edhe një familjarë në institucione publike të mos flas fare!

Pas reagimit që ka pasur, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ai iu ka drejtuar duke e pyetur nëse mendon që motra e saj është punësuar në mënyrë profesionale.

“Nëse ti menon që motra jote u pranua në mënyrë profesionale ti nuk ke drejtë me fol fare në këtë Kuvend”,  ka thënë ai.

Ndërsa, Musliu iu ka kundërpërgjigjur duke thënë se motra e saj po kryqëzohet nga kjo Qeveri diferenciale.

“E kam motrën zyrtare të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jam shumë krenare. Ju jeni ata që e keni kryqëzuar motrën time sepse ju jeni diferencial, e keni kryqëzuar vetëm pse është motra e Ganës. Ti i ke pesë a gjashtë të punësuar në institucione”, ka thënë ajo.

Tutje, Konjufca ka thënë se përmendja e emrave nuk është e nivelit të tij por që është i gatshëm të sjellë një listë prej 150 personash familjarë të opozitës të punësuar në institucione publike.

“Nuk ka qenë kurrë niveli im me përmend emra. Unë përmendi gjëra vetëm kur dua me qit në pah hipokriten dhe gënjeshtrat. Nuk është në nivelin tim të diskutimit dhe nuk ma lejon ndërgjegje. A e kam përmend ndonjëherë motrën tënde deri në këtë rast Gane?! Folni sa të doni në këtë Kuvend. Me fillua me ju numërua familjarët e juaj në BQK e Telekom… Unë mendoj që në këtë Kuvend ta bijë listën e saktë që shkojnë deri në nivelin e dhëndrit, vjehrrit! Vetëm opozita Gane po të betohem në vajzat e mija 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, ka thënë ai.

Vendi

Abdixhiku: Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë pa vonesa, raporton Ekonomia Online.

Para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku tha se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese. “Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton kërkesa e LDK-së, Abdixhiku u përgjigj shkurt se ajo lidhet “…për konstituimin e Kuvendit”.

Në pyetjen nëse pret një marrëveshje gjatë ditës apo thirrjen e seancës konstitutive, kreu i LDK-së theksoi se seanca duhet të mbahet pa vonesë. “Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit bie edhe mbi partinë e parë, duke lënë të kuptohet se çdo vonesë eventuale nuk duhet të përdoret për qëllime negociuese. “Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Lideri i LDK-së bëri me dije se pas takimit do të dalë sërish para mediave. “Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, përmbylli Abdixhiku. /Ekonmia online/

 

Continue Reading

Aktualitet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara