Lajmet

Grenell thotë se nuk punon më për Qeverinë amerikane, kritikon Kurtin për mungesë vizioni

Published

on

Pas vizitës në Serbi, ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

Në një intervistë për News24, Richard Grenell tregoi arsyen që e riktheu në Ballkan pasi la detyrën e lartë në administratën Trump.

Grenell tha se po promovon investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik ne rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për të siguruar më shumë mundësi punësimi për brezin e ri.

“Vizioni i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, kishte të bënte me krijimin e vendeve të punës, me ekonominë, ideja ishte që rajoni i Ballkanit të ecte përpara. Ne kemi folur për politikën për dekada të tëra, por nuk kishte shumë progres kur ishim vetëm të ulur në tavolinë dhe diskutonim vetëm për politikë, kështu që ishte dëshira jonë që të përparonim ta shtynim më tej duke folur për zhvillimin ekonomik […] Por ajo që ne duam të shohim është vijimësia e atij investimi, ja prandaj jam këtu, nuk punoj më për qeverinë. Jam në sektorin privat, dhe ne jemi duke parë mundësitë për të krijuar një sektor privat për investimet e huaja në Ballkan. Këtu jemi për të parë projekte të ndryshme, për të kuptuar më mirë ke investitor duhet të sjellim për investimet e huaja”, tha Grenell.

Si një diplomat që kishte nën mbikëqyrje ecurinë e bisedimeve Kosovë-Serbi, Grenell komenton edhe vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Open Ballkan” siç është emërtuar Minishengeni Ballkanik. Për të vendimi i Albin Kurtit është thjesht i gabuar.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, tha Grenell.

Por vizionar quan Edi Ramën i cili ka treguar lidership në këtë iniciativë që sipas tij do të krijojë më shumë vende pune për shqiptarët e jo vetëm për gjithë Ballkanin.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht, se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell.

Diplomati amerikan po kalon ditët e nxehta të këtij gushti në vendin tonë dhe ka zgjedhur të shijojë perlat e bregdetit shqiptar.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara