Kronikë e zezë

Konfiskohen 11 kilogramë marihuanë, arrestohet i dyshuari

Sipas Policisë, në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11kg marihuanë.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person me inicialet S.T, si dhe konfiskon 11 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive të antidrogës në Gjakovë dhe në Prishtinë, NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga DRP në Prizren si dhe DKKO-së në Prishtinë. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale: Dy pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë fishekë, një pistoletë, me karikatorë të zbrazët, një thes i bardhë dhe një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë, një thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë, një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë, bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë, dymbëdhjetë bime të cannabis sativa-së të mbjella në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit Tupec afër lumit Drini i Bardhë, një veturë ‘WV pasat’ me targa vendore, një telefon mobil ‘samsung’, një telefon mobil ‘ONXA’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në njoftim. 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se janë të luftës

Published

on

By

Pas gërmimeve të kryera nga njësitë e policisë në Rahovec, janë gjetur pjesë eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe analiza të ADN-së.

“Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Disa raste të dhunës në familje, arrestohen tre persona dhe konfiskohet një armë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin  e parë në  Klinë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një revole me pesë fishekë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Gjakovë dhe Rahovec. Në të dyja qytetet, pas mosmarrëveshjeve në familje në dy raste të ndara, burrat kanë sulmuar fizikisht gratë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, të cilët me vendim të prokurorit po mbahen në paraburgim.

Ndërkohë, në Lipjan, një tjetër rast i dhunës ka përfunduar me lëndimin e viktimës, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari për këtë sulm ka arritur të largohet dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia, e cila po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, kanosi me armë një tjetër

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës behët e ditur se është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me armë një person tjetër pas një konflikti.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë shkrepëse.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të hetohet në procedurë të rregullt, nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vushtrri: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një aksion kontrolli i Policisë së Kosovës në një shtëpi në Vushtrri ka rezultuar me gjetjen e një arme zjarri mëngjesin e së martës. Rreth orës 07:25, zyrtarët policorë kanë arrestuar një të dyshuar pasi gjatë bastisjes në pronën e tij u gjet një armë e paligjshme.

Sipas raportit njëditor, policia ka konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike së bashku me një karikator që përmbante gjashtë fishekë.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Të kërkuara