Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj, punonte në kundërshtim me masat antiCovid dhe kanosi policin

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë gjatë orës 23:45.

Published

on

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt mbrëmë, rreth orës 23:45 ka pranuar një informacion inteligjent, se në rrugën ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj një lokal është duke punuar në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Menjëherë një patrullë e policisë nga stacioni policisë në Ferizaj ju ka përgjigjur kësaj informate dhe në këtë lokal ka hasur disa persona brenda.

Në lidhje me këtë në bazë të autorizimeve, policia i ka marr veprimet e duhura dhe ka filluar tu shqiptojë fletëparaqitje të gjithë personave të pranishëm që nuk kanë respektuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.

“Mirëpo, një person ka filluar t’i kundërshtojë policinë, duke i fyer ata dhe duke i kërcënuar me jetë. Policia, të detyruar nga veprimet e personit të dyshim, për shkak të kanosjes së drejtpërdrejt, për ta futur situatën e krijuar nën kontroll e arrestojnë të njëjtin person me inicialet L.A ( M/K) i moshës 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë me 3 fishekë)”, thuhet në njoftim.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë testit me alkooltest, ka rezultuar me 1.16 promila.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid- 19 dhe fton qytetarët që sa herë kanë informacione për mos zbatim të këtyre masave, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara