Kronikë e zezë

​Shkak i pronave rrihen tetë persona në Prizren

Policia ka treguar se tetë personat janë shoqëruar në polici.

Published

on

Tetë persona në Prizren janë rrahur ndërmjet vete. Rrahja ndodhi shkak i kontestit pronësor, e që si pasojë e rrahjes katër nga ta pësuan edhe lëndime trupore.

Policia ka treguar se tetë personat janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti dhe si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajmet

Arrestohen dy shtetas të Serbisë dhe një kosovar në Fushë Kosovë – përfshihen në një rast me një të mitur nën 16 vjeç

Published

on

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

Sipas njoftimit policor, në lidhje me rastin janë arrestuar dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, si dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për keqpërdorim në projektin e lapidarit në Suharekë, dy persona përfundojnë në gjykatë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri B.B., drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, dyshohet se gjatë zbatimit të projektit “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë, ka tejkaluar kompetencat zyrtare për t’i mundësuar përfitim operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K.

Në aktakuzë thuhet se, në kuadër të kontratës me vlerë 28 mijë e 650 euro, ai ka miratuar pagesën prej 5 mijë eurosh, duke konstatuar se punimet ishin realizuar, ndonëse ato nuk ishin kryer sipas kontratës.

Si pasojë, Komunës së Suharekës dyshohet se i është shkaktuar dëm material prej 5 mijë eurosh, fakt i mbështetur edhe nga ekspertiza e ndërtimtarisë.

Ndërkaq, A.M., si person përgjegjës i operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K., dyshohet se ka pranuar pagesën prej 5 mijë eurosh, megjithëse punimet e parapara nuk ishin realizuar sipas kontratës dhe specifikimeve teknike.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas administrimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri dyshohet se ka kërcënuar dhe marrë para nga një tjetër i mitur, arrestohet nga policia

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë dhe i ka kërkuar e marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Rahovec, trupi dërgohet në IML për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara