Lajmet

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës

Published

on

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica dhe tre zyrtarëve të tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, lidhur me akuzat për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special në qershor të këtij viti, kishte refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të ushtruar nga mbrojtësit e të akuzuarve Reçica, Berisha, Limani dhe Emini.

Kundër këtij vendimi, mbrojtja brenda afatit ligjor kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, me ç’rast kjo e fundit e ka refuzuar ankesat si të pabazuara.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se janë refuzuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, dhe se vendimi i Gjykatës Themelore për konfirmim të aktakuzës është vërtetuar.

Në njërën nga paragrafët e këtij vendimi thuhet se “Gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të të akuzuarve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuara”.

Sipas këtij vendimi, gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të të akuzuarve për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, seancat e radhës për këtë rast janë caktuar me 22 dhe 23 shtator 2021. Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja më 15 shkurt 2021, Betim Reçica po akuzohet se në cilësinë e Ushtruesit së detyrës së Drejtorit te Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion” nga Tirana, ushtroi ndikim të drejtpërdrejt te Isa Berisha, Kryetar i Komisionít Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtar të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Gjithnjë sipas aktakuzës së PSRK-së, i akuzuari Reçica kishte kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të vijnë në takim me ministrin Pal Lekaj, e që pastaj ta shpallin fitues Operatorin Ekonomik “Gjoka Konstruktion” edhe pse nuk i përmbushte kriteret e tenderit më mirë se OE & GP& “Papënburg Ardiani”, që e kishte rekomanduar Komisioni Rivlerësuese, i cili për shumën prej 1,630,487.45 Euro kishte ofruar çmim më të ulët se “Gjoka Konstruktion”, me çka për këtë shumë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Reçica se ka kryer veprën penale “ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431 par.1 i KPK-së.

Betim Reçica po akuzohet nga PSRK-ja edhe se më 2 tetor 2019 në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte nxjerrë vendim me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar (shtesa në pagë) për 14 zyrtarë të kësaj ministrie, edhe pse të njëjtit ishin të angazhuar në detyra të rregullta zyrtare, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 9,049.8 euro.

Në këtë pikë të aktakuzës, mbi Reçicën rëndojnë akuzat se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që përfitoj çfarëdo dobie për personin tjetër, duke nxjerrë dy vendime të kundërligjshme, me qëllim që të bëhet kompensimi financiar për dy zyrtarë të angazhuar në Komisione për realizimin e Projekteve kapitale në MI, Hysen Merovcin dhe Ardian Begaj.

Sipas aktit akuzues, me vendimin e nxjerrë nga Reçica të datës 11 qershor 2019, zyrtarët e MI, Hysen Merovci ishte kompensuar në vlerë prej 800 euro, ndërsa Ardian Begaj në vlerë prej 600 euro, në mënyrë retroaktive që nga data 7 qershor 2018, me ç’rast këta dy zyrtarë përfituan kundërligjshëm shumën prej 8,838 euro, e për këtë është dëmtuar edhe buxheti i Republikës së Kosovës.

Ndërsa, aktakuza thotë se me vendimin e nxjerrë nga Reçica të datës 14 gusht 2019, kundërligjshëm dy zyrtarët e MI Hysen Merovci e Ardian Begaj janë kompensuar financiarisht me shtesa në pagë, duke filluar që nga themelimi i marrëdhënies së punës, pra për Merovcin që nga muaji maj i vitit 2010, kur i njëjti është punësuar dhe për Begajn që nga fillimi i vitit 2010, kur ky po ashtu është punësuar, duke dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 68,500.00 euro.

Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Reçica se ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritet zyrtar”, nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.Po ashtu, aktakuza e PSRK-së e ngarkon Reçicën edhe për shpëlarje të parave, ngase ai akuzohet se gjatë vitit 2019, mjetet financiare të cilat i kishte përfituar nga aktiviteti kriminal, i cili ishte i ndërlidhur me veprat e sipërcituara, e me qëllim që këto para të kundërligjshme të duken si të ligjshme, ka blerë veturën “Audi F2 S7 Sportback”, të prodhuar në vitin 2019, të cilën veturë me qëllim të fshehjes së të ardhurave të krijuara me vepër penale e ka regjistruar në emër të vëllait të tij, Bekim Reçica.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Reçica se ka kryer veprën penale Shpëlarje e parave nga neni 308 të KPK-së, lidhur me nenin 56 par. 1 nën par. 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit.

Të akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini po akuzohen nga PSRK-ja se Isa Berisha, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Rivlerësues në MI, Leonora Limani dhe Mirdit Emini në cilësinë e anëtarëve të atij komisioni, të themeluar nga Sekretari i përhershëm i ministrisë, me dt. 21.11.2017, për rivlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomik të paraqitura në tenderin për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare për të shpallur fitues operatorët ekonomik që ofertuan çmimin më të ulët, që ishte kriteri kryesor për shpalljen e fituesve.

Gjithnjë sipas aktakuzës, ata akuzohet se kishin shpallur fitues për Lot I (një) Operatorin Ekonomik “Graniti Inginiering” && “Armendi & EX” që kishte ofertuar çmimin 18,468,426.58 Euro e jo Operatorin Ekonomik “AL TRADE” SHPK & “SALILLARI” që kishte ofertuar me çmimin 16,024,128.20 Euro, i cili ishte më i ulët për 2,444,298.38 euro, e pastaj për Lotin -II- (dy) shpallën fitues Operatorin Ekonomik “GP&Papengburg Ardiani” e jo Operatorin Ekonomik “2A group & Alko IMPEX&ex – FIX&2T”, që kishin ofertuar me çmimin 4,275,806.22 euro, i cili ishte më i ulët për 1,630,487.45 euro.

Gjithnjë sipas prokurorisë, të akuzuarit Berisha, Limani e Emini, kishin shpallur fitues për Lot IV (katër) Operatorin Ekonomik “2A GROUP” & “ALKO IMPEX” & “EX-FIX” & “2T”, që kishin ofertuar me çmimin 8,700,127.36 euro, e jo Operatorin Ekonomik ,,PEVLAKU & “BASE JOOS KRASNIQI” që kishin ofertuar me çmimin 7,784,756.72 euro, i cili ishte më i ulët për 915,370.64 euro, pastaj për Lot VI (giashtë) shpallën fitues “KAG ASPHALT & BENI COM” e jo Operatorin Ekonomik “SALLAHU”, i cili kishte ofruar dëshmi të mjaftueshme konform kërkesave të DT dhe njoftimit për kontratë.

Po ashtu, për Lot VII (shtatë) të akuzuarit e lartcekur shpallën fitues “AL TRADE SHPK” & “SALILLARI” që kishin ofertuar me çmimin 7,247,086.87 euro, e jo Operatorin Ekonomik “KAG ASPHALT” & “BENI COM” që kishin ofertuar me çmimin 6,147,674.16 euro, i cili ishte më i ulët për 1,099,412.71 euro, pastaj për Lot VIII (tetë) shpallën fitues Operatorin Ekonomik “JOOS KRASNIQI & PEVLAKU” që kishin ofertuar me çmimin 11,913,157.91 Euro, e jo Operatorin Ekonomik “RSM COMPANY” & “BENITA COMPANY”, që kishin ofertuar me çmimin 11,571,113,42 euro, i cili ishte më i ulët për 342,044.49 euro, ashtu që përfitimi në total i Operatorëve Ekonomik ishte 88,618,511.95 euro, nga e cila shumë buxheti i Republikës së Kosovës, u dëmtua për 6,200,313.13 euro.

Me këto veprime, PSRK-ja i ngarkon të akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Gjithnjë sipas PSRK-së, Betim Reçica akuzohet edhe se në cilësinë Ushtruesit të detyrës se Drejtorit të Prokurimit Publik në MI, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion’” nga Tirana, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke tejkaluar kompetenca e përcaktuara me ligj, në atë mënyre që më 21.11.2017, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivlerësues dhe OE “Gjoka Konstruktion’” e ka shpall të përgjegjshëm përkundër faktit se e ka ditur se ky operator nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për tu shpallur i tillë dhe e ka ditur se OE “2Agroup & Alko IMPEX &EX FIS&2T” kanë ofertuar me çmim më të lirë, me ç’rast e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 1,630,487,45.

Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Betim Reçica se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së.

Lajmet

Si e bindi Ronaldo Joao Felix-in të kalojë te Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është pranë transferimit te skuadra saudite Al-Nassr dhe pas këtij vendimi qëndron një emër i njohur Cristiano Ronaldo. Sipas raportimeve të fundit nga “Foot Mercato”, pikërisht kapiteni i Portugalisë ka pasur një rol kyç në bindjen e Felix për të lënë pas aventurën e shkurtër në Premier League dhe për të nisur një kapitull të ri në Ligën Profesionale Saudite.

Felix, 25-vjeçar, është afër të firmosë me Al-Nassr për një shumë fillestare prej 26 milionë funtesh (rreth 35 milionë dollarë). Skuadra nga Riadi do të bëhet shtëpia e tij e re, ku ai do të ribashkohet me Ronaldon, me të cilin ndan jo vetëm kombësinë, por tani edhe fushën e lojës.

Raportohet se Ronaldo, 40 vjeç, ka përdorur një argument të fuqishëm për ta bindur ish-sulmuesin e Atletico Madrid, e që duket se ka qenë bindës për Felix, i cili pas një periudhe të vështirë te Chelsea dhe një huazimi të shkurtër te AC Milan, është në kërkim të stabilitetit dhe rritjes si lojtar.

Ylli i Al-Nassr thuhet se e ka siguruar Felix-in se luajtja së bashku në nivel klubi do të krijojë një mirëkuptim më të madh mes tyre në fushë, veçanërisht për sezonin e ardhshëm që përfshin deri në 40-50 ndeshje të mundshme.

Kjo, sipas Ronaldos, do të ndikojë drejtpërdrejt në harmoninë e skuadrës përfaqësuese të Portugalisë dhe do të rrisë shanset që të dy të jenë pjesë kyçe e formacionit të Roberto Martinez në Kupën e Botës 2026.

 

Continue Reading

Lajmet

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Published

on

Google ka pranuar se sistemi i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi në vitin 2023.

Gjigandi i teknologjisë tha më parë se sistemi kishte “performuar mirë”, por dështoi të paralajmëronte për tërmetin në Turqi.

Sistemi funksionon në pajisjet Android, të cilat përbëjnë më shumë se 70% të telefonave në Turqi.

Më shumë se 55,000 njerëz vdiqën kur dy tërmete të mëdha goditën Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023, më shumë se 100,000 u lënduan.

Shumë prej tyre flinin në ndërtesat që u shembën përreth tyre kur goditën tërmetet, shkruan BBC.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm i Google ishte në vend dhe ishte aktiv ditën e tërmeteve – megjithatë, nënvlerësoi fuqinë e tyre.

“Ne vazhdojmë ta përmirësojmë sistemin bazuar në atë që mësojmë në çdo tërmet”, tha një zëdhënës i Google.

Si funksionon?

Sistemi i Google, i quajtur Android Earthquake Alerts, është në gjendje të zbulojë dridhjet nga një numër i madh telefonash celularë që përdorin sistemin operativ Android. Meqenëse tërmetet lëvizin relativisht ngadalë nëpër tokë, mund të dërgohet një paralajmërim.

Paralajmërimi quhet “Take Action”, i cili aktivizon alarm të fortë në telefonin e një përdoruesi duke anashkaluar një cilësim “Do Not Disturb” – dhe duke mbuluar ekranin. Ky është paralajmërimi që supozohet t’u dërgohet njerëzve kur zbulohet një dridhje më e fortë që mund të kërcënojë jetën njerëzore.

Hulumtuesit e Google kanë shkruar në Science detaje rreth asaj që shkoi keq, duke përmendur “kufizime në algoritmet e zbulimit”.

Për tërmetin e parë, sistemi vlerësoi dridhjen midis 4.5 dhe 4.9 në shkallën e magnitudës së momentit (MMS) kur në fakt ishte 7.8.

Një tërmet i dytë i madh më vonë u nënvlerësua me sistemin që dërgoi alarme Take Action në 8,158 telefona dhe alarme Be Aware në pak më pak se katër milionë përdorues. Pas tërmetit, studiuesit e Google ndryshuan algoritmin dhe simuluan përsëri tërmetin e parë.

Sistemi gjeneroi 10 milionë alarme Take Action për ata që ishin në rrezik dhe 67 milionë alarme të tjera Be Aware për ata që jetojnë më larg epiqendrës.

Google thotë se sistemi supozohet të jetë plotësues dhe nuk është një zëvendësim për sistemet kombëtare.

Megjithatë, disa shkencëtarë shqetësohen se vendet po i besojnë shumë teknologjisë që nuk është testuar plotësisht.

Continue Reading

Lajmet

Bie numri i zjarreve në Kosovë në 12 orët e fundit, aktiv është vetëm një në rajonin e Prishtinës

Published

on

By

Të shtunën, disa vende në Kosovë janë përballur me situatë të rënduar si pasojë e shpërthimit të zjarreve në zona të hapura. Megjithatë, Agjencia e Menaxhimit Emergjente, njofton se në gjatë 12 orëve të fundit numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm.

Në njoftim thuhet se aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës.

Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rënduar. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm. Aktualisht, është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren”, thuhet në njoftim.

Tutje, Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin”, theksohet tutje.

Ndryshe, me zjarre janë duke u përballur edhe disa vende të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në veri

Published

on

By

Millun Millenkoviq – Llune dhe Aleksandar Vllajiq janë dënuar me pesë vjet burgim, i akuzuari tjetër Dejan Pantiq me dy vite burgim, ndërkaq Miomir Vakiq është liruar nga akuza, meqë nuk është vërtetuar fajësia.

Aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022, është shpallur sot, më 28 korrik, në Gjykatën themelore në Prishtinë.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”.

Continue Reading

Të kërkuara