Sport

Konfirmohen edhe zyrtarisht pesë normat olimpike të xhudos

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka konfirmuar pesë normat olimpike të xhudistëve kosovarë për në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Akil Gjakova (-73 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg) do të përfaqësojnë vendin tonë me normë në LO Tokio 2020, të prirë nga trajneri Driton Kuka.

Distria ndodhet e para në renditjen olimpike të kategorisë së saj, Majlinda e pesta, Nora e pesta, Loriana e nënta, ndërsa Akili i 11-ti.

Pas një rrugëtimi katër-vjeçar, të gjithë xhudistët kishin siguruar më herët normën olimpike, kurse tani ato janë konfirmuar edhe zyrtarisht.

Krahas pesë normave të xhudos, Komiteti Olimpik i Kosovës ka edhe një normë të mundësit Egzon Shala, si dhe pesë ftesa tjera, të cilat qojnë në 11 numrin e sportistëve të Kosovës që do të marrin pjesë në Tokio 2020.

Procesi i kualifikimit dhe dërgimit të ndonjë ftese tjetër përfundon më 30 qershor 2021.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Sport

Akil Gjakova lufton për medaljen e bronztë në Taranto

Published

on

By

Akil Gjakova është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar triumfoi në luftën e dytë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke mposhtur kroatin Robert Klaçar.

Gjakova e siguroi fitoren pas tri dënimeve të kundërshtarit, duke kaluar kështu në duelin për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, Akil Gjakova do të përballet me turkun Bilal Çiloglu.

Kosovari tani është vetëm një hap larg podiumit në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena fiton edhe luftën e dytë në repesazh, lufton për bronzin

Published

on

By

Dardan Cena e ka fituar edhe luftën e dytë në repesazh në kategorinë deri në 81 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar triumfoi ndaj boshnjakut Mustafa Hebib në një përballje të zbehtë dhe me pak aksion.

Fituesi u përcaktua në kohën shtesë, kur Cena realizoi një aksion që i siguroi fitoren dhe mundësinë për të luftuar për medalje.

Në duelin për medaljen e bronztë, Cena do të përballet me xhudistin turk Vedat Albayrak.

Foto: Kosovapress

D.L

Continue Reading

Sport

Argjentina ia zbut dënimet Paredesit dhe Molinës, dyshja pritet të jetë gati për Botëror

Published

on

By

Federata e Futbollit e Argjentinës ka arritur marrëveshje me FIFA-n për mënyrën e vuajtjes së dënimeve të Leandro Paredesit dhe Nahuel Molinës, duke i dhënë mundësi dyshes së rëndësishme të jetë e gatshme për ndeshjet e mëdha të kombëtares.

Paredes dhe Molina ishin dënuar rëndë nga FIFA pas përleshjeve që pasuan finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës. Paredesi ishte suspenduar për 10 ndeshje, ndërsa Molina për shtatë.

Përveç suspendimeve, të dy futbollistët ishin gjobitur edhe me nga 77 mijë euro.

Megjithatë, Federata Argjentinase ka kërkuar që dënimet të llogariten edhe në ndeshjet miqësore të kategorisë A, krahas ndeshjeve zyrtare. Kërkesa është pranuar nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, bazuar në rregulloret aktuale.

“Federata e Futbollit e Argjentinës ka bërë kërkesë në FIFA që dënimet të llogariten në miqësoret e Klasës A dhe në ndeshjet zyrtare, cilado që vjen e para. Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka pranuar kërkesën në bazë të rregullave aktuale”, thuhet në komunikatën e federatës argjentinase.

Për këtë arsye, Argjentina pritet të zhvillojë një numër të madh ndeshjesh miqësore, në mënyrë që Paredesi, Molina dhe futbollistët e tjerë të përfshirë në incident ta vuajnë dënimin gjatë këtyre ndeshjeve.

Argjentina tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës së ardhshme, ndërsa ndeshjet e ardhshme zyrtare për kampionët e botës pritet të jenë ato të Kupës së Amerikës 2028.

Në këtë mënyrë, dyshja Paredes–Molina synon të jetë e gatshme për sfidat më të rëndësishme të Argjentinës në turnetë e ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq humb në çerekfinale, vazhdon garën për medalje

Published

on

By

Erza Muminoviq e ka nisur garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare u mposht në çerekfinale të kategorisë deri në 48 kilogramë nga italiania Giulia Ghiglone.

Dueli ishte i luftuar, ndërsa italiania e siguroi fitoren me “Ippon” në kohën shtesë.

Megjithatë, gara nuk ka përfunduar për Muminoviqin. Ajo do të vazhdojë në repesazh, ku do ta kërkojë mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara