Lajmet

Konferenca Ndërkombëtare e Juridikut në UBT trajtoi sfidat dhe zhvillimet aktuale të sistemit të drejtësisë

Published

on

Në kuadër të edicionit të katërmbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, drejtimi Juridik zhvilloi disa sesione tematike ku profesorë, studiues dhe ekspertë ligjorë nga Kosova dhe rajoni prezantuan punime të rëndësishme që trajtojnë sfida aktuale të drejtësisë, zhvillimet ligjore, si dhe ndikimin e teknologjisë dhe faktorëve socio-ekonomikë në sistemin juridik bashkëkohor.

Diskutimet dhe prezantimet u fokusuan në çështje që përfshijnë kriminologjinë, të drejtën penale e civile, të drejtën administrative dhe ndërkombëtare, si dhe aspekte të rëndësishme të së drejtës së punës, mjedisit dhe pronësisë intelektuale. Këto sesione sollën perspektiva të reja akademike dhe praktike mbi mënyrën se si sistemi juridik i Kosovës po përshtatet ndaj zhvillimeve globale, reformave ligjore dhe teknologjisë së avancuar.

Në sesionin e parë, studiuesit sollën analiza të thelluara mbi viktimizimin, kontratat civile dhe çështjet e pasurisë, duke përfshirë:

Chair: Prof. Dr.Ahmet Maloku

Co – Chair: Prof.Ass.Dr.Veli Lecaj

Keynote speaker: Prof.Dr. Omer Gabela

  • “Victimization of the Elderly in Kosovo: A Victimological and Criminological Analysis”, Prof. Dr. Ahmet Maloku;
  • “Contract for Delivery and Division of Property: Doctrine, Cross-Jurisdictional Parallels, and Regulatory Implications”, Prof. Ass. Dr. Jorida Xhafaj & Arbena Shehu;
  • “The Path Towards Sequestration and Confiscation of Illicit Assets in Kosovo”, Prof. Asoc. Dr. Elton Tota & Alban Sutaj;
  • “Contract of Lifelong Maintenance in Kosovo: Legal Regulation, Legal Consequences, and Practical Challenges”, Prof. Asoc. Dr. Egzone Osmanaj & Mr. Sc. Rrezarta Ajeti;
  • “Opportunities and Challenges in the Use of AI in Commercial Contracts”, Prof. Asoc. Dr. Bashkim Nuredini & Vesna Paunkovska Dodevska;
  • “Inflation and Social Welfare: The Role and Legal Responsibilities of the State for Ensuring the Living Standard – The Case of Kosovo”, Prof. Ass. Dr. Veli Lecaj & Mr. Sc. Vleran Bojaxhi.

Në këtë sesion u trajtuan tema që lidhen me krimin e organizuar, të drejtën kushtetuese, nepotizmin, trashëgiminë dhe ndikimin e faktorëve socialë në sistemin ligjor. Punimet e prezantuara përfshinë:

Chair: Prof.Asoc.Dr. Egzone Osmanaj

Co – Chair: Prof.ass.dr. Merita Muharremi

  • “Why Organized Crime is in the Spotlight in Kosovo and Beyond”, Prof. Ass. Dr. Florent Azemi & Prof. Ass. Dr. Merita Muharremi;
  • “Fingerprints”, Dr. Sc. Besim Arifi;
  • “Necessary Defense as a Legal Institute for the Exclusion of Unlawfulness in the Criminal Law of Kosovo”, Prof. Dr. Ahmet Maloku & LLM Blend Demolli;
  • “Amending the Constitution of the Republic of Kosovo is a Necessity to Avoid Multiple Institutional Crises: A Challenging Future for Constitutionality”, Prof. Ass. Dr. Xhavit Shala & Prof. Ass. Dr. Mervete Shala;
  • “Compulsory Share of Inheritance and Its Infringement”, Dr. Sc. Nehat Idriz;
  • “Employment and the Impact of Nepotism”, PhD Arsim Gjinovci & Dren Gjinovci PhD Cand.;
  • “Trademark Exhaustion and Parallel Imports in Kosovo”, Prof. Asoc. Dr. Njomza Zejnullahu.

Ky sesion përfshiu tema ndërdisiplinare që lidhin të drejtën mjedisore, të drejtën ndërkombëtare dhe atë administrative me sfidat e zhvillimeve bashkëkohore. U prezantuan punimet:

Chair: Prof.Asoc.Dr. Elton Tona

Co – Chair: Dr.sc. Burim Haliti

  • “Environmental Law and Environmental Crime on Indoor Air Quality in Life Cycle Assessments”, Prof. Ass. Dr. Afrim Syla & Prof. Dr. Ahmet Maloku;
  • “Legal Circulation of Rights, Duration of Use and Criminal”, Dr. Sc. Burim Haliti;
  • “International Law and Domestic Law”, Prof. Ass. Dr. Florent Azemi, Dr. Sc. Bleta Brovina, Prof. Ass. Dr. Nuredin Lutfiu & LLM Fadil Curi;
  • “The Right to Good Administration in the Republic of Kosovo”, Prof. Ass. Dr. Mervete Shala & Prof. Ass. Dr. Xhavit Shala;
  • “Labor Rights and Financial Implications for SMEs in Kosovo During COVID-19”, Arbnor Hajdari & Bekim Sylaj;
  • “Reviewing the Administrative Procedures from a Digital Transformation Approach”, Prof. Ass. Dr. Avni Alidemaj & Prof. Ass. Dr. Alban Maliqi.

Në sesionin përmbyllës, u prezantuan tema që lidhen me përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, të drejtën e ndërtimit, dhunën në familje dhe inteligjencën artificiale. Punimet përfshinë:

Chair: Prof.ass.Dr.Elmi Kelmendi

Co – Chair: Dr.sc. Besim Arifi

  • “Procedure of Approximation of National Legislation with European Standards in Kosovo”, Dr. Sc. Nuhi Osmani & Prof. Dr. Ahmet Maloku;
  • “The Right to Construction According to the Legislation in the Republic of Kosovo”, Prof. Ass. Dr. Enisa Halimi, Prof. Ass. Dr. Sevdai Morina & Prof. Ass. Dr. Merita Muharremi;
  • “The Challenge of Domestic Violence in the Balkan States”, LLM Marigona Bajraktaraj & Prof. Ass. Dr. Florent Azemi;
  • “Artificial Intelligence Challenges, Innovations, and Legal Limitations”, Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari, Fatlind Mazreku & Anda Hoxha;
  • “The Role and Importance of Forensic Methods in Criminalistics”, Prof. Dr. Ahmet Maloku & Dr. Sc. Reshat Maliqi.

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës mbledh 186.6 milionë euro të hyra në tetor, rritje prej 5.9 për qind

Published

on

Dogana e Kosovës ka mbledhur 186.6 milionë euro të hyra gjatë muajit tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas buletinit mujor të publikuar nga Dogana, në tetor të vitit 2025 të hyrat kishin arritur në 176.2 milionë euro, ndërsa këtë vit janë rritur në 186.6 milionë euro.

Përveç rritjes së të hyrave, gjatë tetorit janë shënuar edhe zhvillime të tjera në aktivitetin doganor.

Një ndër to ishte realizimi i eksportit të parë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, e cila synon të krijojë mundësi të reja për bizneset kosovare.

Po ashtu, Sektori i Antikontrabandës ka realizuar një operacion gjatë të cilit janë ndaluar 121 telefona celularë pa dokumentacionin përkatës.

Një tjetër zhvillim ishte organizimi i punëtorisë së parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor në Kosovë, në kuadër të programit Customs Programme, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DG TAXUD.

Në buletinin mujor, Dogana e Kosovës ka theksuar përkushtimin për forcimin e kontrolleve doganore, luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara