Lajmet

Konferenca e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT trajton ndikimin e klimës, materialet bio dhe inteligjencën artificiale në ndërtim

Published

on

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, studiues vendorë e ndërkombëtarë prezantuan punime shkencore që trajtojnë zhvillimet më të fundit në ndërtim, strukturë, materiale dhe qëndrueshmëri mjedisore.

Temat e konferencës përfshijnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në sektorin e ndërtimit, sjelljen termike të betonit me materiale bio-derivate, dizajnin e strukturave të parafabrikuara, si dhe qasjet inovative për përmirësimin e qëndrueshmërisë urbane dhe sigurisë sizmike. Konferenca u shndërrua në një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe ide inovative mes akademisë, profesionistëve dhe industrisë.

Në sesionet tematike, pjesëmarrësit diskutuan qasjet më moderne në ndërtim, përfshirë optimizimin e strukturave të betonit, dizajnin e urave, ndikimin e ujit dhe klorureve në cilësinë e betonit, përdorimin e realitetit të zgjeruar (EON-XR) në sigurinë e punës, si dhe aplikimet e inteligjencës artificiale në inxhinierinë civile dhe menaxhimin e transportit. Punimet e paraqitura sollën shembuj konkretë të kërkimit të avancuar që ndihmon në zhvillimin e infrastrukturës më të sigurt, më të qëndrueshme dhe të përshtatshme me standardet evropiane.

Sesioni I

Chair: Visar Krelani
Co – Chair: Bruno Dal Lago

  • The Impact of Climate Change on Kosovo’s Construction Sector in the Last DecadeMuhamet Ahmeti, Arberesha Kastrati
  • Thermal Behaviour of Concrete with Bio-Derived and PCM-Modified Aggregates: Insights Experiments and FEM SimulationsSaulo Rocha Ferreira, Rodolfo Giacomim Mendes de Andrade, Leonardo Seibert Kuhn, Ignacio Peralta, Roberta Jacoby Cureau, Anna Laura Pisello, Antonio Caggiano
  • Thermo-Mechanical Behaviour of a Long-Span Precast Industrial Building Marco Bizzozero, Francesco Daniele, Bruno Dal Lago
  • Precast Concrete Panels in FireFrancesco Daniele, Bruno Dal Lago
  • An Insight into Prefabricated Composite Wall Design That Dissipates Blast Energy Through Fracture of Confined Concrete Within Steel Enclosure Niyazi Özgür Bezgin
  • Case Study of Strengthening an Existing Newly Constructed Reinforced Concrete Building in PrishtinaRina Peja, Bledian Nela, Liron Morina
  • Resilient by Tradition: Structural Characterization of Vernacular Architecture in KosovoBledian Nela, Feti Selmani
  • New Method of Proportional Prestress Tendon Line (MPPTL) for Continuous Prestressed Concrete Beams with Non-Concordant CablesXhemshir Mulliqi
  • Analytical Design of Continuous Prestressed Concrete Beams – Methodology, Example, and Comparison with a Simply Supported BeamXhemshir Mulliqi
  • Analysis of Monolithic and Prefabricated Systems to Determine the Optimal Solution of Superstructure of Bridge that Passes over the RailwayArsim Rapuca, Jetmir Rragomaj
  • Optimization of Pre-stressed Prefabricated Elements, Main Beams of Industrial Halls – Type IRinor Salihu, Arsim Rapuca
  • Optimal Selection of the Reinforced Concrete Bridge Superstructure – Monolithic System Case Study: Transit Bridge in KlinaPajtim Gashi, Arsim Rapuca
  • Analysis Design and Optimization of RC Beams According to Eurocode 2Isak Idrizi, Agon Shaini
  • ‘DASISedu’ Program for Seismic Response History Analysis of 2D Frame Structures with Different Seismic Protection Systems Isak Idrizi
  • Integrating Seismic Survey Data with Zoning Maps for Enhanced Urban Safety and Structural ResilienceShemsi Mustafa, Visar Krelani, Besian Sinani, Hazir Çadraku

Sesioni II

Chair: Muhamet Ahmeti
Co – Chair: Anjeza Alaj

  • Design Guidelines for Epoxy-Modified Recycled Asphalt Pavement (RAP) Mixtures: A Performance-Based ApproachMohammed Alamri
  • The Impact of Water on Concrete Quality Ibush Luzha, Bujar Aliu, Dafina Luzha, Teodor Zguro
  • Concrete Strength Class and its Impact on Beam Section Modulus: A Dual Experimental–Theoretical ApproachButrint Kryeziu, Feti Selmani, Driton Kryeziu
  • Analyze of the Orientation of the Fibers in Concrete Taking into Account Different Variables that can Influence the Distribution of FibersDiellza Vishi, Pedro Serna Ros, Visar Krelani
  • Analysing the Effect of Chloride Penetration on CorrosionLeart Shabani, Pedro Serna Ros, Visar Krelani
  • A Novel Framework Design for Hybrid Research Methodologies in EngineeringYlber Limani
  • Applicable Method for Revision of Unit Prices for Long-term Construction ContractsIlir Hetemi, Ragip Behrami
  • Dimensional Stability and Hydric Behavior of Lime-Slag Stabilized Compressed Earth BlocksInes Bouteldja, Khaled Grine, Said Kenai

Sesioni III

Chair: Skender Bublaku
Co – Chair: Hazir Çadraku

  • Comprehensive Analysis of Spring in the Central Part of the Republic of KosovoHazir Çadraku
  • Hydrogeological Research for Groundwater in the Nashec SpringBlerte Retkoceri
  • Assessment of Water Losses Using ILI and ALI Performance Indicators: A Case Study from Urban and Rural DMAs in the Prishtina Regional Water CompanyIlir Abdullahu
  • The Reuse of Treated WastewaterSkender Bublaku, Benit Avdyli, Mentor Bega
  • Building Performance Analysis – Aspects of Thermal Insulation Factors InfluencingAfrim Syla
  • Modeling and Prediction of Soil Settlements under Load EffectsHysen Ahmeti

Sesioni IV

Chair: Nol Dedaj
Co – Chair: Bekim Selimi

  • Role of Transport Management in Workforce Wellbeing in a Time of Green and Digital TransitionNeli Lalkovska
  • The Application of Pedestrian Overpasses in Urban Areas – The Case of Road “B” (Sunny Hill)Anilë Shkodra, Bleona Ajeti Jashari, Nita Kryeziu, Visar Baxhuku
  • Audit of Road Safety Elements: Interaction of Vehicles and Pedestrians at the Intersection Tahir Zaimi Road – N9 National Road, Segment Prishtina – Fushë KosovëAlban Ramabaja, Nol Dedaj
  • Application of AI in Risk Assessment during Vehicle MovementVisar Baxhuku, Jeton Rexhepi, Gezim Tola
  • Integration of EON-XR Extended Reality and AI in Civil Engineering: An Innovative Approach to Work SafetyZymer Veliu
  • Modern Trends Towards the Dimensions and Driving Factors of Smart CitiesFahad K. Alqahtani
  • Implementation of the Road Tax Payment System in Kosovo: A Focus on Highways R6 and R7 Bekim Selimi, Fitore Kurteshi Osmani

Lajmet

Del nga shtypi libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga profesori i UBT-së, Naser Morina

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Naser Morina, ka botuar librin e ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, i cili u dedikohet studentëve dhe profesionistëve të fushës së inxhinierisë së ndërtimit.

Ky botim paraqet një vazhdim të thelluar të koncepteve të rezistencës së materialeve, duke trajtuar në mënyrë të detajuar sjelljen e materialeve dhe elementeve strukturore nën veprimin e ngarkesave të ndryshme. Libri përfshin analizën e avancuar të sforcimeve, deformimeve dhe stabilitetit të strukturave, duke ndërlidhur teorinë me aplikimet praktike në inxhinieri.

Përmes shpjegimeve të qarta dhe shembujve ilustrues, “Rezistenca e Materialeve – 2” synon të ndihmojë studentët në përvetësimin më të lehtë të koncepteve komplekse, si dhe të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm për zgjidhjen e problemeve inxhinierike në praktikë.

Ky libër përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës akademike në gjuhën shqipe dhe mbështet zhvillimin profesional të gjeneratave të reja në fushën e inxhinierisë.

Continue Reading

Lajmet

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Published

on

By

Pas disa muajsh qëndrimi në burgjet e Serbisë, sot është liruar dhe është kthyer në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozhani. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka shoqëruar Llozhanin sapo ai ka kaluar kufirin.

Avokati Koci e ka cilësuar këtë si një mision të vështirë dhe të rëndë, duke treguar se i është dashur të udhëtojë disa herë drejt Beogradit për të ndjekur rastin. “A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi,” ka deklaruar Koci, duke shtuar se këtë shërbim e ka kryer pa pagesë dhe për ideale kombëtare.

Sipas Kocit, Llozhani ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë gjatë kohës së burgosjes.

Ai ka paralajmëruar se informata më të detajuara rreth rrethanave të arrestimit dhe mbajtjes në Serbi do të jepen në ditët në vijim, së bashku me vetë Mit’hat Llozhanit.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, brenda një dite janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme.

Në rastin e parë në Lipjan, një burrë është denoncuar për dhunë ndaj një gruaje, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë janë shënuar dy incidente; në njërin prej tyre një burrë është arrestuar dhe liruar pas marrjes në pyetje për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa në tjetrin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkak të dhunës së ushtruar.

Edhe në Pejë është raportuar një përleshje mes tri grave, të cilat janë sulmuar mes vete dhe njëra prej tyre ka marrë tretman mjekësor, por të gjitha janë liruar pas procedurave policore.

Ndërkaq, në Gjakovë një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Së fundi, në Mitrovicën e Veriut, dy burra janë shoqëruar në stacion pas një zënke familjare, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara