Kulturë

Konferenca e Edukimit dhe Zhvillimit, si dhe Gjuhës dhe Kulturës ka zhvilluar aktivitetin e saj me tematika të larmishme

Në këtë konferencë janë trajtuar tema që ndërlidhen me edukimin.

Published

on

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion të UBT-së, Konferenca për Edukim dhe Zhvillim, si dhe ajo e Gjuhës dhe Kulturës, virtualisht dhe në formë fizike sollën hulumtime dhe punime të ekspertëve të shumtë, të të dy fushave përkatëse.

Në këtë konferencë janë trajtuar tema që ndërlidhen me edukimin, inteligjencën artificiale në edukim, për gjuhën angleze, metodologjitë e gjuhës angleze, si dhe për tema të tjera.

Temat të cilat janë prezantuar në Konferencën për Edukim dhe Zhvillim, si dhe Gjuhë dhe Kulturë janë:

Sesioni i parë

Chair: Alma Lama

Co-Chair: Halil Bashota

  • “Classroom 3.0 as a new framework to support teaching and learning in Kosovo Education”, Edmond Hajrizi
  • “Will Artificial Intelligence demand Education to produce higher thinking citizens?”, Roy and Irina Andersen
  • “Currenct Issues in English Language Teaching”, David Deubelbeiss
  • “Challenges of the Covid Era for Higher Education Institutions”, Pavel Zgaga

Sesioni i dytë

Chair: Trendeline Haliti-Sylaj

Co-Chair: Lisjeta Thaqi-Jashari

  • “Key ingredients for making the digital learning ecosystem work”, Krenare Lleshi
  • “Founder of the Tales of Strays Campaign”, Margarita Kosior
  • “Methodological approach in teaching English language in elementary school through action research”, Luljeta Bajrami Shala
  • “Love’s the meaning of the universe”: On Franz Werfel’s German Translation of Verdi’s Opera Simon Boccanegr”, Lothar Tschapka
  • “Reflections on Indian Casino Gaming: Can the Subaltern Speak or Win through a Slot Machine”, Maja Muhic
  • “Urban Regenerative Design: A comprehensive Analysis of the Relationship Between Urban Greenspace and Child obesity”, Qingchang He
  • “Challenges in Language Planning and Policies in the Western Balkans”, Agim Poshka

Sesioni i tretë

Chair: Eglantina Bilalli

Co-Chair: Fatbardha Qehaja-Osmani

  • “An Evaluation of ESP Textbooks Used in Kosovo Higher Education”, Alma Lama
  • “Student Motivation and Engagement during Online Classes in public schools of Prishtina”, Era Baliu
  • “Effect of Project Based Learning on the Reading Skills”, Shahzadi Hina Sain & Zohaib Hassan Sain
  • “Multilingualism, a Challenge for Macedonian Institutions”, Agim Ibrahimi
  • “The school principal as a manager and a pedagogical leader”, Lulzime Latfiu Kadriu
  • “Graphic novels “Wrinkles” and “Special Exit”- a comparative study”, Halil Bashota
  • “Revenge and the Answer to the Question “Who’s there?”, Blerina Jashari
  • “Intercultural communication, part of chain in interethnic equality”, Nexhat Cocaj

Sesioni i katërt

Chair: Alma Lama

Co-Chair: Ereza Mehmeti

  • “Interrelation of Mathematics within the STEM”, Duli Pllana
  • “Hubris in English Literature”, Fatbardha Doko
  • “The impact of songs and films on the improvement of listening skills”, Lisjeta Thaqi
  • “Distance Learning in the Times of Covid-19 – Kosovar Teacher’s Perspective”, Rina Krasniqi
  • “Impact of the Covid-19 pandemic on development and research of students in Kosovo”, Manjola Brahaj
  • “Difficulties in solving word problems by using linear equations with one variable in the 6th and 7th graders in lower secondary schools”, Qendresa Morina
  • “Teaching Grammar through Communicative Language Teaching. A Study of Teacher’s Perceptions and Classroom Experiences”, Adelina Ramadani
  • “The importance of the teacher-student relationship and the effect on students’ learning”, Diana Sejdiu Shala

Continue Reading

Lajmet

15-vjeçarja shqiptare nga Gjakova po depërton në skenën muzikore ndërkombëtare

Published

on

Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendje në muzikën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, 15-vjeçaren nga Fshaj i Gjakovës, e cila jeton në Vjenë të Austrisë.

Ajo u bë e njohur pas paraqitjes në finalen e “The Voice Kids”, ndërsa sot po fiton gjithnjë e më shumë ndjekës me performancat e saj në repin gjerman. Lionella merret me muzikë prej shtatë vitesh dhe frymëzohet edhe nga artistë shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo dhe Unikkatil.

Më 24 korrik, ajo publikon projektin e saj të parë muzikor, një këngë të realizuar nga vetë ajo, duke nisur kështu rrugëtimin e saj profesional në muzikë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prizrenfest solli mbrëmë komedinë klasike “Lysistrata” nga Teatri i Stambollit

Published

on

By

Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.

Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Teatri Kombëtar i Kosovës i jep lamtumirën Beqir Beqirit, njeriut që i shërbeu institucionit për mbi katër dekada

Published

on

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës u mbajt dje mbledhja komemorative në nderim të Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada ia kushtoi punën dhe përkushtimin e tij këtij institucioni.

Në ceremoni morën pjesë presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, familjarë, miq, kolegë dhe punëtorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët kujtuan me respekt jetën dhe kontributin e tij.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vlerësoi se Beqir Beqiri ishte një nga ata njerëz që, edhe pse larg skenës, me punën e palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas Ministrisë, kujtimi për Beqir Beqirin do të mbetet pjesë e historisë së institucionit dhe e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Published

on

Galeria “Apollo” në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar “Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për “Mona Lizën” deri në vitin 2031./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara