Botë

Konferenca e biodiversitetit zhvendoset nga Kina në Kanada

Një grup prej rreth 195 kombesh po synojnë të miratojnë një marrëveshje të re globale.

Published

on

Një samit i madh i biodiversitetit i vonuar për shkak të pandemisë do të mbahet në Montreal të Kanadasë – në vend të Kinës siç ishte planifikuar, tha OKB të martën, pasi Pekini po vazhdon me politikën e tij strikte ‘zero-Covid’.

Një grup prej rreth 195 kombesh po synojnë të miratojnë një marrëveshje të re globale për të ndaluar biodiversitetin në rënie dhe për të mbrojtur natyrën në samitin COP15, i cili është shtyrë tre herë dhe fillimisht ishte planifikuar të mbahej në Kunming të Kinës.

Sekretariati i Konventës për Diversitetin Biologjik tha në një deklaratë të martën se në vend të kësaj delegatët do të takohen nga 5-17 dhjetor në Kanada,“ku pritet të miratohet një marrëveshje e re botërore për të mbrojtur natyrën”./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

Published

on

Deklaratat e fundit të Marija Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore ruse “Rosatom” në Serbi, konfirmuan se Beogradi dhe Moska po zhvillojnë negociata aktive për ndërtimin e një centrali bërthamor në Serbi.

Deuriq deklaroi se kompania ruse është e lumtur për bashkëpunimin me Serbinë dhe është e gatshme të jetë partner strategjik në një projekt që do të zgjasë të paktën 8 deri në 15 vjet.

Ky projekt mendohet lidh Serbinë në gjendje afatgjate me teknologjinë, karburantin dhe logjistikën ruse, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po çlirohet nga varësia ndaj Kremlinit, shkruan the Geopost.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe drejtorin e “Rosatom”, Aleksej Likhachev, në Pekin, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për projektin, duke e paraqitur atë si një mundësi historike për Serbinë.

Ndërsa vendet evropiane po zbatojnë standarde të rrepta të sigurisë dhe mjedisit, Rosatom ofron një model me mbikëqyrje të plotë ruse nga shfrytëzimi i uraniumit dhe pasurimi i karburantit, deri te përpunimi i mbetjeve.

Kjo do ta bënte praktikisht Serbinë të varur nga furnizimet dhe teknologjia ruse, duke i hequr Beogradit kontrollin mbi sovranitetin e vet energjetik.

Gjatë takimit me Putinin në fillim të shtatorit në Pekin, Vuçiq i bëri thirrje kompanisë Rosato që të përfshihet edhe në projekte infrastrukturore në Serbi.

Disa vite më parë, Serbia dhe korporata shtetërore ruse Rosatom nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre për Teknologji Bërthamore si dhe një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do ta realizojë këtë projekt në territorin e Serbisë.

Në janar të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër drejtuesve të Rosatom, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm Aleksej Likhachev, si dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji pas çmimit Nobel për opozitaren Maria Corina Machado

Published

on

By

Venezuela njoftoi të hënën mbylljen e ambasadës së saj në Oslo, pak ditë pasi udhëheqësja e opozitës María Corina Machado fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Qeveria tha se mbyllja ishte pjesë e një ristrukturimi diplomatik, pa komentuar për çmimin.

Norvegjia e quajti vendimin “të pafat” dhe theksoi se Çmimi Nobel është i pavarur nga qeveria norvegjeze.

Machado, e cila prej vitesh kundërshton regjimin e Nicolas Maduros, u vlerësua për “punën e saj të palodhur në mbrojtje të të drejtave demokratike”, ndërsa Maduro iu kishte referuar asaj si “shtrigë demonike”. Ajo tha për BBC Mundo se çmimi i jep “energji dhe shpresë popullit venezuelian”, raporton BBC.

Caracas mbylli gjithashtu ambasadën në Australi, ndërsa hapi zyra të reja në Zimbabve dhe Burkina Faso, të cilat i quajti “partnerë strategjikë” kundër “presioneve hegjemone”.

Ky hap vjen mes tensioneve të rritura me SHBA-në, pasi ushtria amerikane shkatërroi disa anije nga Venezuela që transportonin drogë, duke shkaktuar debate mbi ligjshmërinë ndërkombëtare.

Ngjarja kujton rastin e vitit 2010, kur Kina pezulloi marrëdhëniet me Norvegjinë pas çmimit Nobel për Liu Xiaobo./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Mediat amerikane refuzojnë rregullat e reja të Pentagonit për raportimin

Published

on

Mediat e huaja si CNN, The New York Times, Reuters, AP dhe NPR, kanë refuzuar të pranojnë rregullat e reja të vendosura nga Pentagoni, të cilat i detyrojnë gazetarët të zotohen se nuk do të publikojnë materiale të paautorizuara, përfshirë edhe dokumente jo-sekrete.

Sipas mediave, këto rregulla cenojnë lirinë e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shoqata e gazetarëve që mbulojnë Pentagonin e ka cilësuar këtë vendim si përpjekje për të kontrolluar median dhe ka paralajmëruar se gazetarët mund të përballen me pasoja ligjore nëse i shkelin rregullat.

Rregullat janë mbështetur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, i emëruar nga Presidenti Trump.

Kushtetuta e SHBA-së garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit në Amendamentin e Parë.

Këto të drejta janë mbrojtur në mënyrë të veçantë edhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 1971, që lejonte mediat të publikojnë dokumente ushtarake të klasifikuara lidhur me Luftën e Vietnamit.

Kritikët thonë se përpjekja për të kufizuar raportimin pa ndonjë arsye të qartë për rrezik kombëtar, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtypit të lirë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Belgjika blen avionë luftarakë amerikanë F-35

Published

on

Katër avionët e parë luftarakë belgë F-35, të porositur nga një prodhues amerikan, u nisën nga Teksasi javën e kaluar në bazën ajrore Florennes në provincën e Namur, me një ndalesë të planifikuar në Azore.

Të tre avionët përfunduan me sukses pjesën e fundit të fluturimit prej 2,800 kilometrash dhe zbarkuan në Belgjikë pak pas orës 3 pasdite. sipas kohës lokale, në prani të Mbretit Philippe, kreut të mbrojtjes dhe disa ministrave federalë.

Sipas gazetës Het Laatste Nieuws, avioni i katërt, i cili duhej të fluturonte me të tjerët, pësoi një prishje teknike që e pengoi të mbërrinte në Belgjikës.

Ministri i Mbrojtjes Theo Francken përuroi një kompleks të ri mirëmbajtjeje për avionët F-35 në Florennes, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin strategjik ushtarak të Belgjikës.

Avioni i ri F-35 do të zëvendësojë avionët F-16 që kanë qenë në shërbim me forcën ajrore belge për më shumë se 40 vjet.

Pilotët dhe teknikët belgë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me homologët e tyre ndërkombëtarë.

Belgjika deri më tani ka porositur 34 avionë F-35 dhe planifikon të blejë 11 të tjerë, konfirmoi Francken, duke theksuar se Belgjika është e përkushtuar t’i bashkohet mburojës prej më shumë se 700 avionësh që mbrojnë hapësirën ajrore evropiane./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Të kërkuara