Lajmet

Konferenca e Art and Digital Media sjell diskutime mbi artin, identitetin dhe inovacionin digjital

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së, u shndërrua edhe këtë vit në një platformë kyçe për studiues, profesionistë dhe studentë të artit, mediave digjitale dhe kulturës. Gjatë ngjarjes u prezantuan hulumtime dhe ide inovative që adresojnë ndikimin e inteligjencës artificiale, sfidat ligjore dhe sociale të shoqërisë digjitale, si dhe mënyrat e reja të shprehjes artistike përmes performancës, skulpturës, vizualizimit dhe mediave hibride.

Kjo ishte një mundësi e vlefshme për të diskutuar rolin e mediave digjitale dhe artit në ndërtimin e identitetit personal dhe social, për të eksploruar institucionet hibride të artit dhe për të shqyrtuar ndikimin e vizualiteteve të reja në tregun dhe kulturën kosovare. Konferenca lidh teori dhe praktikë, duke nxitur bashkëpunime ndërkombëtare dhe duke krijuar hapësirë për shkëmbim ideash, projekte kreative dhe dialog akademik mbi të ardhmen e artit dhe medias digjitale.

Sesioni i parë

Chair: Dr. Arben Arifi

Co –Chair: Dr. Marigona Bekteshi-Ferati

  • Self-Presentation and Re-Invention of the Self through Digital Media – Fjolla Zllatku,
  • The Impact of Artificial Intelligence on Digital Media, Arts and Culture – Alketa Gashi Fazliu,
  • Blurred Legalities: Project the Boundaries of Necessity and Law Alban Muja
  • The Lament of Men and the Funeral Dance in Art Performance – Arben Arifi, Jona Brahimi.
  • Exodus: Bllaca 99 – Remembering Through Movement – Gazmend Ejupi,
  • The Future of Art Institutions: Hybrid Models – Ariana Gjoni dhe Art Çibukçiu,
  • Tattoos as Visual Narratives of Personal and Social Identity – Ariana Gjoni dhe Berna Kosova
  • Material Imagination: A Sketch for an Atmospheric Sculpture – Burim Berisha, UBT dhe Labinot Kelmendi
  • Raising Awareness Today and Building Markets Tomorrow: The Role of Visual Arts in Kosovo – Dardan Luta
  • Between Vision and Reality: The Painter’s Interpretation of the World – Laura Ymeri

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara