Lajmet

Komunat kundërshtojnë masat e reja antiCOVID

Published

on

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur në mënyrë të njëanshme për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pa u konsultuar me të gjitha komunat.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi tha se kryetarët e disa komunave kanë kundërshtuar këto masa për shkaqe ekonomike, por edhe për shkak të mungesës së stafit inspektues.

“Neve edhe në takimin e fundit si Këshill i Kryetarëve të cilin e kemi pasur me ministrin Vitia, ka qenë zotim që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim gjithëpërfshirës dhe të mirëfilltë me komunat. Sepse zbatimi i masave bëhet në nivelin lokal e jo në atë qendror. Kjo ka qenë konkludim i përbashkët, mirëpo ndodhi që procesi apo zotimet e bashkëpunimit të ndërsjelltë të lëndohet ky proces pak dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të ketë konsultim të mirëfilltë gjithmonë para zbatimit të masave. Në asnjë rast as komunat, por as kryetarët e komunave as drejtorët komunalë nuk kanë qenë në moszbatimin apo kundër zbatimit të masave”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi njoftoi se para disa ditësh, në takim me Këshillin e Kryetarëve të Komunave u diskutua rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19, ku u dakorduan që të ketë monitorim më strikt të zbatimit të masave.

“Para disa ditëve Asosacioni i Komunave me kërkesë të ministrit Arben Vitia organizoi takimin e Këshillit të Kryetarëve në të cilën takim u diskutua rreth shpërndarjes së vaksinave, rreth përgatitjes së komunave për procesin e vaksinimit por gjithashtu një ndër temat ishte çështja me pandeminë Covid-19. Në atë takim ishte një konkluzë e përbashkët do të thotë edhe e nivelit qendror edhe atij lokal që duhet një monitorim më strikt i zbatimit të masave, dhe u dakorduam që të kemi konsultime të mëtutjeshme sa i përket këtij procesi. Kryetarët kanë kërkuar staf shtesë inspektues, pasi komunat janë në mungesë të jashtëzakonshme të stafi për t’i inspektuar respektimin e masave. Edhe pastaj kemi pasur takim tjetër për diskutimin e masave të reja nga disa prej kryetarëve, ku këta nga kryetarët nuk i kanë përkrahur këto masa të reja”, deklaroi ai.

Ibrahimi e cilëson marrjen e vendimit të këtyre masave si rrezik për komunat dhe për ekonominë në përgjithësi.

“Arsyeja kryesore ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, dhe në veçanti zhvillimin ekonomik lokal, dhe impaktin e këtyre masave në të hyrat vetanake komunale. Duhet pasur parasysh që gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë komunat kanë pasur një rënie drastike të të hyrave vetanake dhe për këtë arsye edhe investimet kapitale nëpër komunat nuk kanë mund të realizohen, por do të realizohen në të ardhmen pra arsyeja kryesore ka qenë ekonomia, dhe çështja e bujqve”, përfundoi ai.

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Po ashtu, nga data 7 deri në 18 prill, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara