Lajmet

Komunat kërkojnë buxhet më të madh

Published

on

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se kanë kërkuar që buxheti i komunave të rritet, duke shtuar një grant shtesë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se kanë kërkuar që të shtohet edhe një grant për komunat.

“Ai është një raport vjetor i cili bëhet për komunat e Kosovës, ne si Asociacion i Komunave kërkojmë gjithmonë që buxheti ndaj komunave të rritet, tash për tash është rreth 25.7% e mjeteve financiare që e dërgojnë në nivel lokal. Në kërkojmë që kjo përqindje të shtohet sepse jeta e qytetarit zhvillohet në nivelin lokal, gjithashtu kemi kërkuar që përveç tri granteve kryesore të cilat janë me Ligjin për Financa Lokale të parapara, të shtohet edhe një grant i cili do të jetë ekskluziv për komunat, ku mendohet që mjetet të cilat financohen përmes ministrive të linjës në projekte kapitale e komunale, ku komunat janë kompetente dhe përgjegjëse, të krijohet një grant për komunat dhe ato mjete të shkojnë në ato grante dhe pastaj të hartohen kritere se si do të ndahen ato mjete”, tha Ibrahimi.

Tutje, ai thotë se komunat kanë kërkuar nga Qeveria që para se të marrin masa për situatën epidemiologjike, të gjendet një balancë në mes shëndetit publik dhe ekonomik.

Kurse sa i përket masave të reja antiCOVID, Ibrahimi tha se Asociacioni i Komunave ka kërkuar lehtësimin e tyre.

“Ne si Asociacion kemi kërkuar që të fillohet me lirimin e masave qysh në qeverinë Hoti, që gastronomia të fillojë punën sepse është konsideruar nga komunat që një përqindje shumë e lartë e të punësuarve janë të ri dhe angazhimet e tyre kanë qenë në fushën e gastronomisë, dhe në anën tjetër është konsideruar që gastronomia është një ndër shtyllat kryesore e zhvillimit ekonomik. Të gjitha brengat e sektorëve të ndryshëm e grupeve e të interesit së pari adresohen tek niveli lokal, tek kryetarët e komunave sepse komunën e shohin si derë të parë të zgjidhjes së problemit. Në këtë rast ne konsiderojmë që ka pasur pengesa sa i përket konsultave me nivelin lokal”, theksoi tutje ai.

Dje kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Me lehtësimin e masave antiCOVID, dje janë hapur shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë. Kurse kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara