Lajmet

Komunat i japin afat Qeverisë deri më 5 shtator t’i ekzekutojë pagat

Ibrahimi tha se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës.

Published

on

Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, ka qenë shqetësimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e mbajtur të enjten pasdite.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës, por që shkaku i grevës kjo nuk ka ndodhur. Ai ka adresuar kritika ndaj palëve, për të cilët tha se nuk po dialogojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

“Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pagesës së pjesshme ndaj shërbyesve civil në nivel lokal, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ftoi Këshillin e Kryetarëve për një takim urgjent. Takimi është mbajtur dje ku përfaqësuesit e 22 komunave të Kosovës kanë marrë pjesë dhe në atë takim të gjithë kryetarët kanë shprehur një shqetësim të sinqertë sa i përket situatës së krijuar. Gjithë kryetarët janë deklaruar një zëri se përgatitjet sa i përket fillimit të ri shkollor kah aspekti teknik dhe në kuadër të kompetencave të komunave janë kryer dhe e kanë mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo për shkak të situatës së krijuar të grevës, 1 shtatori nuk ishte ditë feste për nxënësit që të ulën në bankat shkollore”, tha Ibrahimi.

Nga ky takim, Ibrahimi ka thënë se nivelit qendror i kanë dhënë afat deri më 5 shtator që të ekzekutohen pagat, në të kundërtën, do të ndërmarrin hapat tjerë ligjorë.

“Shqetësim ishte edhe pagesa parciale e pagave ndaj shërbyesve civil. Duhet theksuar që në nivelin lokal, pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator pagat të dalin, përndryshe kryetarët e komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore”, tha ai.

“Ka presion të jashtëzakonshëm nga niveli qendror ndaj nivelit lokal sa i përket listave të grevistëve. Komunat janë në grevë, listat e pagave për muajin gusht janë dorëzuar deri më 10 gusht, listat për muajin shtator do të dorëzohen më 10 shtator, nëse ka kush t’i dorëzojë sepse administrata është në grevë, dhe për këtë arsye kontratat janë të nënshkruara se institucioni përgjegjës për dhënien e pagës, është komuna dhe është e obliguar që deri më 5 të çdo muaji t’ia paguajë pagën punëtorit dhe nëse kjo nuk ndodh, ka mundësi që të ndërmerren hapa të tjerë ligjore. Ka pas propozime të ndryshme, mirëpo dakordimi është se cila do të jetë veprimi i Qeverisë sepse ne mendojmë se Qeveria e ka barrën kryesore për zgjidhjen e këtij problemi dhe po shpresojmë që gjatë këtyre ditëve do të ketë hapa pozitiv sa i përket zgjidhjes së këtij problemi”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të dialogojë me palët e përfshira në këtë rast.

“Është obligim i kryeministrit të fillojë dialogun, nëse ministrat e kësaj Qeverie nuk janë të denjë t’i zgjidhin këto probleme dhe me arrogancën e tyre, e “çojnë ujin në mulli të turbullt”, atëherë kryeministri duhet të reagojë sepse e ka e obligim institucional që ta mbajë qetësinë publike në Kosovë”, tha ai.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara