Lajmet

Komuna plotëson kërkesën e punëtorëve teknik të Prishtinës, ua rrit pagat në 400 euro

Published

on

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të shkollave të Prishtinës nga tetori do t’i marrin pagat me rritje për 130 euro.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se Komuna e Prishtinës ua ka plotësuar 95 për qind të kërkesave të tyre, ndërsa pagat e punëtorëve teknik nga muaji i ardhshëm do të jenë 400 euro bruto.

“Oferta e Komunës së Prishtinës i plotëson kriteret dhe kërkesën tonë, 95 për qind të asaj që e kemi kërkuar është realizuar. Ne kemi kërkuar që marrëveshja të bëhet edhe me tri shkolla të mesme. Kontrata me 250 euro që ka qenë dhe është deri më 30 shtator, me 1 tetor fillon paga e tyre me 400 euro bruto. Pra, paga e tyre do të rritet për 130 euro – 380 euro neto. Shkollat fillore kanë qenë data 9 shtator, e cila skadon por nuk është zgjedhur operatori i ri pasi që ata thonë qe ka qenë një operator i papërgjegjshëm”, u shpreh Azemi.

Ai ka thënë se rritje të pagave do të kërkojnë edhe vitin e ardhshëm, me kërkesë që e njëjta të bëhet 470 euro.

“Nga presioni serioz i punëtorëve dhe puna serioze e komunës së Prishtinës me datën 16 shtator do të fillojë edhe paga e tyre të jetë 400 euro ose 380 euro neto, të gjitha shoqatat e kanë përkrah këtë vendim, por bashkëpunimi me komunën e Prishtinës nuk do të përfundojë këtu sepse  ne mendojmë në vitin e ri kjo pagë duhet të rritet deri 470 euro. Kemi edhe telashe me mospagesën e stazhit të punës atë do të kërkojmë që nga 6 ditëshi i mëhershëm dhe do t’i kërkohet secilës kompani dhe vetë komunës nëse nuk janë paguar me rregull dhe do të shkojë në aspekt ligjor”, tha ai.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara