Aktualitet

Komuna e Prishtinës e gatshme për vaksinim masiv në Qendrat e Mjekësisë Familjare

Published

on

Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet për vaksinim eventual masiv të popullatës.

Kështu ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, nënkryetari Muhedin Nushi.

Madje, ai tha se numri i të infektuarve është në rënie, dhe sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste.

“Ne veç kemi filluar parapërgatitjet tona në kuadër të komunës dhe të ekipit menaxhues ose shtabit operacional në kuadër të komunës për ndonjë vaksinim eventual masiv i cili mund të ndodhë në Kosovë. Kjo mund të ndodh në rast se furnizohemi me vaksinat mjaftueshëm në mënyrë që të vaksinohet tërë popullata. Numri i infektimeve është në rënie”.

“Tash për tash nuk po shohim ndonjë arsye ose situatë e cila mund të eskalojë. Ajo që është brengosëse është numri i madh i vdekjeve të cilat i kemi jo vetëm në komunë të Prishtinës, por edhe në tërë territorin e Kosovës nëse i vëmë në krahasim numrin e të infektuarve me numrin e të vdekurve”.

“Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste kur kemi pandemi globale çfarë është kjo që na kapluar nga viti i kaluar”, shtoi Nushi, transmeton Klan Kosova.

Nënkryetari theksoi se janë duke përpiluar planin nëse kërkohet nga Qeveria për shpërndarjen e vaksinave në Qendra të Mjekësisë Familjare.

“Jemi duke përpiluar planin në rast se kërkohet nga Qeveria dhe nuk do të ketë vaksinim vetëm në Qendrën e Sallës Sportive ku aktualisht po kryhet vaksinimi edhe ku është pjesa e stafit të Qendrës së Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës”.

“Ne së bashku me ekipin emergjent jemi duke përpiluar planin në rast të kërkesës nga ana e Qeverisë sesi do të mund të shpërndajmë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare hapësirat për vaksinim masiv për qytetarët e komunës së Prishtinës. Prandaj çdo herë tentojmë si komunë që të bëjmë decentralizim të ofrimit të shërbimeve që të mos jetë vetëm një pikë ku do të shkojnë qytetarët sepse do të ketë mundësi të infektimit nëse tubohen shumë veta. Secili do të tentojmë që të vaksinohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt të banimit të tyre”.

Continue Reading

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Të kërkuara