Aktualitet

Komuna e Podujevës ushtron padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli

Published

on

Ndërtimi i hidrocentralit në lumin Kaçandolli është kundërshtuar nga komuna e Podujevës. Kjo komunë ka njoftuar se është ushtruar padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).

Sot kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në debatin publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandolli në pjesën e komunës së Vushtrrisë dhe Podujevës.

Në debatin e sotëm me përfaqësues të Kompanisë “Hidrocom” sh.p.k., përfaqësues të komunitetit, grupeve të interesit, anëtarë të ekzekutivit të Komunës së Podujevës, kryetari Shpejtim Bulliqi tha se kompania “Hidrocom” sh.p.k., duke shpërfillur plotësisht vendimet e komunës, e cila dy herë ka refuzuar ta pajisë këtë kompani me leje mjedisore, ka marrë pëlqim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) për realizimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit, në rrjedhën e lumit Kaçandolli, në territorin e komunës së Podujevës.

“Kompania në mënyrë të njëanshme, duke bashkëpunuar vetëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe pa lejen e Komunës së Podujevës, për të cilën është refuzuar dy herë, ka filluar procedurat e realizimit të projektit. Prandaj edhe na ka detyruar neve si komunë të ushtrojmë padi për ta kundërshtuar formën arbitrare të dhënies së këtij pëlqimi mjedisor nga MEA”, tha kryetari Bulliqi.

Nëpërmjet një komunikate për media nga komuna e Podujevës, kryetari Bulliqi tha se edhe forma e organizmit të këtij dëgjimi publik, krejt formale dhe pa bashkëpunim me banorët e këtyre fshatrave, është tregues i qartë i përpjekjes për fillim të heshtur të realizimit të këtij projekti, i cili dëmton ambientin-pasurinë natyrore të këtyre fshatrave.

“Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë projekt, për të cilin kemi edhe përkrahjen e banorëve të kësaj pjese. Orientimi ynë është që për këto zona të ofrojmë investime që përmirësojnë infrastrukturën dhe nxisin investime në zhvillimin dhe promovimin e turizmit dhe asesi nuk lejojmë projekte që shkaktojnë degradim mjedisor”, tha kryetari Bulliqi.

Edhe përfaqësuesi i fshatit Popovë, Muhamet Murati, në emër të banorëve të fshatrave përgjatë lumit Kaçandoll, tha se në asnjë rast nuk është konsultuar komuniteti dhe shprehu kundërshtimin e tyre për realizmin e këtij projekti, i cili bie ndesh edhe me Strategjinë lokale për zhvillim të Turizimit, strategji për të cilën kanë kontribuar këta banorë.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë, “Hidrocom” sh.p.k., Adnan Elshani, tha se kompania në fjalë sipas legjislacionit në fuqi ka organizuar këtë debat. Ai tha pëlqimi mjedisor është marr sipas kritereve të ministrisë.

Bota

Kremlini: Shpresojmë që raundi i ri i bisedimeve Rusi–Ukrainë të mbahet këtë javë

Published

on

By

Kremlini ka shprehur se raundi i ardhshëm i bisedimeve të rinovuara të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës shpresojnë të zhvillohet brenda kësaj jave, teksa përgatitjet për takimin po vazhdojnë.

Shpresojmë që bisedimet të zhvillohen këtë javë. Sapo të jemi gati, do të bëjmë një njoftim në lidhje me kohën“, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp.

Megjithatë, Peskov theksoi se pala ruse nuk pret përparime të mëdha në këtë fazë, duke përmendur kompleksitetin e situatës në Ukrainë. Ai theksoi se edhe marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve përbëjnë një arritje të rëndësishme në kontekstin aktual.

Zgjidhja për Ukrainën është shumë komplekse. Nuk presim ndonjë përparim të llojit të mrekullueshëm. Edhe marrëveshjet për shkëmbimin e të burgosurve janë tashmë një rezultat pozitiv“, u shpreh Peskov.

I pyetur për një afat kohor të mundshëm për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare, Peskov u shpreh se është e pamundur të bëhen parashikime në këtë fazë.

Nuk do të vlerësoja fare afatet kohore të mundshme. Varet nga shumë faktorë dhe çdo parashikim tani do të ishte i gabuar”, shtoi ai.

Deklaratat e Kremlinit vijnë pas njoftimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha të hënën në mbrëmje se një raund i ri bisedimesh midis Kievit dhe Moskës do të mbahet në Turqi të mërkurën.

Deri tani, janë zhvilluar dy raunde të bisedimeve të drejtpërdrejta paqeje në Stamboll, përkatësisht më 16 maj dhe më 2 qershor. Në takimin e fundit, palët ranë dakord për një shkëmbim të ri të të burgosurve, duke u fokusuar në kthimin e të rinjve, të plagosurve rëndë dhe të trupave të rreth 6.000 ushtarëve nga secila anë.

Continue Reading

Aktualitet

E papritur, Trump po e largon SHBA-në nga UNESCO-ja

Published

on

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pas një shqyrtimi të pjesëmarrjes amerikane në agjenci.

“Trump ka vendosur të tërheqë SHBA nga UNESCO – e cila mbështet kauza kulturore e sociale të zgjuara dhe përçarëse që janë në kundërshtim me politikat e shëndosha për të cilat votuan amerikanët në nëntor”, tha zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, për The New York Post.

“Ky President do ta vërë gjithmonë Amerikën në radhë të parë, dhe do të sigurojë që anëtarësimi i vendit tonë në të gjitha organizatat ndërkombëtare të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare”, shtoi ajo.

Shqyrtimi i administratës identifikoi probleme me politikat e UNESCO-s për Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, dhe atë që e pa si një paragjykim pro-palestinez dhe pro-Kinë.

Ky veprim është një goditje për agjencinë me seli në Paris, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për të promovuar paqen përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim, shkencë dhe kulturë.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Regjistrimet në Shkollën Fillore të UBT-së vazhdojnë – Interesim i madh nga prindërit për një arsim inovativ dhe cilësor

Published

on

Interesimi i prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në Shkollën Fillore të UBT-së është gjithnjë në rritje, teksa procesi i regjistrimeve për klasën e parë deri në të nëntën vazhdon me intensitet të lartë. Ky institucion edukativ po konsiderohet si një nga më inovativët në vend dhe rajon, duke ofruar një qasje të re ndaj arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

UBT, si lider në arsim dhe teknologji, ka zhvilluar një model shkollor të avancuar që ndërthur metodat moderne të mësimdhënies me përdorimin e teknologjisë digjitale, laboratorëve praktikë, ambienteve krijuese dhe aktiviteteve jashtëkurrikulare që ndihmojnë në zhvillimin e plotë të fëmijës.

Shkolla Fillore e UBT-së synon të edukojë gjenerata të reja të pajisura me dije, shkathtësi praktike dhe mendim kritik, përmes një qasjeje që vendos fëmijën në qendër të procesit mësimor.

Lokacioni: Kampusi UBT, Lipjan

+383 46 332 233 | 📧 [email protected]

Regjistro edhe ti fëmijët e tu dhe siguro vendin në shkollën më të mirë në rajon!

Vendet janë të limituara – mos e humb mundësinë për një të ardhme më të ndritur për fëmijën tënd!

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri-Kubati bashkautore në një artikull shkencor me studiues nga Meksika

Published

on

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri – Kubati, në bashkëpunim me një ekip studiuesish nga Meksika, ka publikuar një artikull shkencor të rëndësishëm në revistën prestigjioze ndërkombëtare Cureus.

Ky studim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e kërkimeve dentare dhe mjekësore, duke theksuar rolin e shkencës ndërkombëtare dhe fuqinë e bashkëpunimit akademik ndërkufitar.

Artikulli me titullin:“Predictability of a Mandibular Corpus Length Multivariate Model Integrating Björk-Jarabak Measurements and the Cephalometric Norm”, është publikuar
në revistën ndërkombëtare Cureus, një platformë me qasje të hapur që inkurajon vlerësimin dhe shpërndarjen e gjetjeve shkencore në nivel global.

Ky punim fokusohet në parashikueshmërinë e gjatësisë së korpusit mandibular përmes një modeli të avancuar multivariat, që integron matjet Björk-Jarabak dhe normat cefalometrike – një temë me rëndësi të madhe për fushën e ortodoncisë dhe stomatologjisë moderne.

Në këtë projekt morën pjesë edhe studiuesit e shquar nga Meksika:

  • Luis Pablo Cruz Hervert (UNAM, Mexico City)
  • Valentina Garcia Lee (UNAM)
  • Silvia Paulina Martínez-Contreras (Universidad Cuauhtémoc, San Luis Potosí)
  • José David Ortiz-Sánchez (Escuela Nacional de Estudios Superiores, León)
  • Jacqueline Adelina Rodríguez-Chávez (Universidad de Guadalajara)
  • Maria E. Jimenez (UNAM, Mexico City)
  • Gisel Garcia-Garcia (UNAM, Mexico City)
  • Sergio A. Sanchez (Instituto Mexicano del Seguro Social)

Artikulli është i disponueshëm publikisht dhe mund të lexohet dhe vlerësohet nga kolegët e fushës përmes platformës Cureus me SIQ™ rating system.

Continue Reading

Të kërkuara