Lajmet

Komuna e Malishevës ndërhyn në rrugët e dëmtuara nga vërshimet

Published

on

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Shtëpi banimi, lokale afariste e rrugë u dëmtuan nga këto vërshime.

Continue Reading

Lajmet

Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ofruar ndihmë mjekësore një pasagjeri që shfaqi komplikacione shëndetësore në avionin që po udhëtonte në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian po udhëtonte në të njëjtin avion me personin në fjalë gjatë kthimit të saj në Bruksel nga samiti i G20 në Rio de Janeiro.

Sipas një deklarate të përfaqësueses së Komisionit, Arianna Podesta, von der Leyen ka ndërhyrë për të ofruar ndihmë mjekësore, pasi stafi i aeroplanit kërkoi ndihmën e një mjeku në bord.

Siç ndodh në këto raste, stafi i aeroplanit pyeti nëse ndonjë pasagjer kishte njohuri mjekësore,” tha Podesta. “Presidentja ndihmoi pasagjerin në nevojë deri sa fluturimi arriti në destinacion, ku stafi mjekësor mori përsipër situatën”, shtoi ajo.

Përpara se të hynte në politikë, Ursula von der Leyen ka patur karrierë të suksesshme në mjekësi. Ajo filloi si asistente mjeke dhe më pas u diplomua nga Shkolla Mjekësore e Hanoverit, ku mori titullin doktor në mjekësi.

Incidenti u raportua për herë të parë nga gazeta zvicerane 20 Minuten.

Continue Reading

Lajmet

Në Shqipëri protestohet pas vrasjes së 14-vjeçarit

Published

on

By

Qytetarë të shumtë protestuan në Tiranë më 21 nëntor pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani. Prindër, gjyshër dhe të rinj marshuan nga shkolla “Fan Noli”, pranë së cilës u vra i mituri, në drejtim të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan dorëheqjen e ministres, Ogerta Manastirliu.

Martin Cani u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës ku ai mësonte. Edhe autori i dyshuar, i së njëjtës moshë, ishte nxënës i kësaj shkolle.

Protesta u organizua me qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit të mos përsëriten.

Me pankartat ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, “Sot Martini, nesër mund të jetë fëmija yt”, si dhe “Heshtja jonë ushqen padrejtësinë” etj, qytetarët fajësuan për ngjarjen institucionet, në veçanti Ministrinë e Arsimit.

Një vajzë, shoqe klase me Martinin, tha se ka parë persona me thikë në ambientet e shkollës.

“Ne kemi humbur një shok të zemrës, që e kemi pasur për nëntë vjet në klasë. Na ka lënduar thellë. Në vend që të jemi të lumtur, jemi të frikësuar për sigurinë që nuk e gjejmë në shkollë. Ne shihnim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se ‘jemi të fortët’. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha. Unë kam një motër të vogël në atë shkollë. Frika që unë kam për atë dhe veten time është e madhe”, tha nxënësja.

Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi. Oficeri i sigurisë, mësuesja, drejtoresha e shkollës, Ministria e Arsimit nuk e ka bërë detyrën e vet sa duhet. Qeveria që e sheh përgjegjësinë te mbyllja e TikTok-ut tregon se nuk e ka bërë punën si duhet”, tha një prind që mori pjesë në protestë.

Ai iu referua propozimit të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më parë për mbylljen e platformave sociale TikTok dhe Snapchat, apo për vendosjen e disa filtrave.

Pas vrasjes së 14-vjeçarit, u publikua fotografia e autorit, që tregonte plagën që kishte marrë në dorë dhe ai u shfaq duke ngritur grushtin lart. Foton ai ua kishte dërguar një grupi shokësh në Snapchat. Disa ditë para krimit, ai kishte postuar po në këtë rrjet social një tjetër foto me një thikë në dorë.

Ne nuk kemi nevojë për mësim fiktiv, të ndalonte mësimi të nesërmen e vrasjes së Martinit dhe të flitej për edukimin, socializimin. Jam nënë dhe bëj dy punë për të mbuluar shpenzimet familjare. Çdo ditë pyes veten, a duhet ta rris fëmijën tim në këtë vend? Pse duhet të jem në këtë dilemë? Nuk duhet të ikim ne nga ky vend, por të papërgjegjshmit, të paaftët”, tha një nënë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit.

Në protestë morën pjesë edhe mësues. Një nga ta tha se shteti duhet të marrë përgjegjësinë për atë që nuk mundi të bënte në rastin e Martinit.

Ku ishte ambulanca, ku ishte policia? Po, duhet të merren masa dhe për rrjetet sociale. Unë jam mësuese vetë, jam dakord që raportimi i çdo konflikti duhet të përcillet te prindërit”, tha ajo.

Të shtohet buxheti për arsimin në nivelin 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2025, nga 600 milionë lekë në 850 milionë lekë, duke synuar plotësimin e shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës. Rritje dhe plotësim i 100% të shkollave me psikologë të paktën një psikolog për shkollë ose një psikolog për 350 nxënës. Qëndrim i nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00, duke ofruar program, ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat”, ishin disa nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Migen Demirxhi, përfaqësues i organizatës “Qendresa Qytetare” i cili bëri publike këto kërkesa, tha se nëse deri ditën e hënë nuk do të ndodhë dorëheqja e ministres së Arsimit, do të mbahet një tjetër protestë.

Ai kërkoi që më shumë prindër dhe nxënës të dalin në protestë për të krijuar një aleancë të madhe në mbrojtje të fëmijëve.

Protestuesit lyen me bojë të kuqe muret e ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

Në protestën e 21 nëntorit u lexua edhe një mesazh nga prindërit e Martinit.

Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ja morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë. Ju falënderojmë të gjithëve nga zemra”, ishte mesazhi i prindërve të Martinit.

Pjesëmarrës në protestë ishin shokë të Martinit dhe tezja e tij, e cila u ndje keq dhe u përcoll me autoambulancë për ndihmë mjekësore./REl/

Continue Reading

Aktualitet

Shaip Kamberi akuzon Serbinë për bllokimin e Fondit të Kosovës për Luginën e Preshevës

Published

on

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të fundit të Serbisë për të penguar realizimin e Fondit të Qeverisë së Kosovës, i cili ka për qëllim mbështetje financiare për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kamberi ka akuzuar ministrin serb për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Tomislav Zhigmanov, duke e cilësuar atë si një “marionetë kroate të Vuçiqit”, dhe ka denoncuar përpjekjet e tij si një masë tjetër diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës.

Zhigmanov ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) anulimin e konkursit për subvencionet në bujqësi, të cilat financohen nga Republika e Kosovës. Sipas Kamberit, ministri serb ka kërcënuar se nëse KKSH nuk anulon konkursin, ai do ta bëjë këtë përmes ministrisë së tij.

Deputeti shqiptar theksoi se këto veprime janë një përpjekje e qartë nga Beogradi për të bllokuar ndihmën e Kosovës për shqiptarët e Luginës dhe për të penguar zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai akuzoi gjithashtu subjektin politik lokal “Alternativa për Ndryshim” si “kalin e trojës,” që bashkëpunon me Beogradin për të penguar ndikimin e Kosovës në Luginë.

“Diskriminimi në funksion të shpopullimit”

Kamberi nënvizoi se kjo masë e re është pjesë e një politike më të gjerë diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve, duke përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe mosintegrimin në institucionet shtetërore. Sipas tij, këto politika janë në funksion të shpopullimit të Luginës së Preshevës.

Thirrje për veprim nga Kosova dhe Shqipëria

Kamberi ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të adresojë këtë çështje me prioritet në bisedimet e ardhshme në Bruksel, dhe ka bërë thirrje që Shqipëria të ngrejë këtë çështje në forumet ndërkombëtare, si një problem i rëndësishëm që ndikon në të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai përfundoi me një apel për “rezistencë aktive”, duke kërkuar bashkimin e shqiptarëve të Luginës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, për t’u kundërvënë këtyre politikave diskriminuese dhe për të ruajtur të drejtat e tyre.

Ky reagim i Kamberit ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për të vendosur reciprocitet në të drejta mes shqiptarëve të Luginës dhe serbëve në Kosovë, për të siguruar barazi dhe respekt për të drejtat e të dy grupeve etnike në këtë pjesë të rajonit./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Gjinushi: Shqipja gjuhë e mrekullueshme, rezultat i një procesi 6-mijëvjeçar

Published

on

Në ceremoninë solemne të hapjes së Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, me temën “Sfidat e Gjuhës Shqipe në Shekullin XXI”, akademik Skënder Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, mbajti një fjalë përshëndetëse të ngarkuar me emocion dhe përkushtim ndaj vlerës dhe rëndësisë së gjuhës shqipe.

Gjinushi shprehu mbështetje të fuqishme për nismën e Qeverisë për shpalljen e vitit 2024 si Vit të Gjuhës Shqipe, një ngjarje që përfshin të gjithë shqiptarët, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, deri tek Arbëreshët e Italisë dhe shqiptarët e Malit të Zi dhe diasporës, duke e bërë këtë vit një kalendar mbarëkombëtar të rëndësishëm për identitetin dhe ruajtjen e gjuhës.

Në fjalën e tij, Gjinushi vuri në dukje se pa njësimin e alfabetit dhe latinizimin e shkrimit, të realizuar në Kongresin e Manastirit, nuk mund të kuptohet as historia dhe as zhvillimi i gjuhës shqipe, e cila është një prej shtyllave më të forta të identitetit kombëtar shqiptar. “Kombi shqiptar u formua dhe shteti shqiptar u pavarësua përmes kontributit të shoqërive atdhetare, klubeve kulturore e lëvizjeve mendore, vendimeve të marra në kongrese e evente të tilla si ai i Manastirit,” theksoi Gjinushi, duke nënvizuar rolin kyç të këtyre momenteve të rëndësishme historike në formimin e kombit dhe shtetit shqiptar.

Për akademikun, shqipja është një gjuhë e mrekullueshme, e lindur dhe e formuar përmes një procesi 6-mijëvjeçar. Duke iu referuar studimeve të fundit, të bazuara në ADN-në e popullatave dhe gjetjeve arkeologjike, Gjinushi theksoi se këto dëshmi vërtetojnë lashtësinë dhe vijimësinë e popullimit të rajonit, që ka nisur 8 mijë vjet më parë. Ai theksoi se këto studime nuk janë vetëm dëshmi të historisë së shqiptarëve, por ofrojnë një vend të denjë për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar në skenën botërore. “Ky proces, që ka filluar nga periudha parailire dhe parapellazge, ka krijuar një gjuhë të mrekullueshme, të cilën autorë të mëdhenj si Ismail Kadare e kanë përdorur për të krijuar kryevepra botërore. Kjo është dëshmi e pasurisë dhe fuqisë së gjuhës shqipe,” u shpreh Gjinushi.

Në fund, Gjinushi apeloi që të gjithë shqiptarët të mbrojnë gjuhën shqipe si një pasuri të paçmuar kombëtare, duke theksuar se kjo mbrojtje duhet të fillojë nga vetvetja, nga mospërdorimi dhe keqpërdorimi i saj. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës standarde, si një tregues i një stadi të avancuar të zhvillimit të kulturës dhe identitetit të një kombi./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara