Lajmet

​Komuna e Deçanit dhe MI me marrëveshje për disa rrugë e ura

Published

on

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët do të financojnë këtë komunë për vazhdimin e projekteve në vlerë të 300 mijë euro.

Kështu ka thënë gjatë seancës së Kuvnedit Komunal, drejtoresha për buxhet dhe financa, Dafina Cacaj. Sipas saj, kompania është e gatshme për të përfunduar rrugët në shumicën e fshatrave dhe katër urat.

“Rrugët janë duke u përfunduar, besoj që deri në fund të vitit. Dje, kryetari ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për vazhdimin e projekteve për llotin tre në vlerë të 300 mijë euro, ata do ta financojnë komunën këtë vit, kompania është e gatshme që me punu, deri në atë vlerë me i përfundua ndoshta shumicën e fshatrave dhe janë katër urat që të dërgojnë për oshkodran dhe parku i qytetit që vetëm janë duke vazhduar dhe besoj që kompania është e gatshme me e përfunduar projektin dhe t’i siguroj mjetet”, ka thënë ajo.

Ndërsa te kategoria e buxhetit për sivjet, Cacaj ka shtuar se planifikimi i hershëm i buxhetit është sjellë në komunë në vija të trasha.

Cacaj ka theksuar se buxheti është rritur gjysmë milioni më shumë, e cila nuk është ndonjë rritje e madhe dhe do të jetë problem të mbulohen minusi i pagave që është planifikuar në planin e buxhetit për këtë vit. Ajo shpreson se si komunë do të mund t’ia dalin edhe këtë vit.

“Grantin e përgjithshëm e kemi 6 milionë e 723 mijë, grandin për arsim rreth 4 milionë, për shëndetësi rreth 1 milion dhe shërbimet rezidenciale i kanë 200 mijë. Për dallim nga viti 2024, nuk kemi ndonjë rritje shumë të madhe, gjysmë milioni, që është pak telashe me i mbulu edhe minusin e pagave që e kemi pasur në planifikim të buxhetit për këtë vit, që fillimisht na ka ardhur në qarkoren e dytë koeficienti 105, ndërsa gjatë planifikimit është dashtë që ta bëjmë me 110. Tash kur të fillojmë me e bë buxhetin, besoj që mundemi me ia dalë disi edhe sivjet”, ka shtuar ajo.

Seanca ka vazhduar duke miratuar pikat e rendit të ditës.

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara