Aktualitet

Kompetencat e presidentit të Shqipërisë për dekretimin e ministrave, Kushtetuesja nis shqyrtimin e çështjes

Published

on

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka filluar shqyrtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave mes kryeministrit dhe presidentit lidhur me interpretimin e nenit kushtetues për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Edlira Kokona, përfaqësuese e Këshillit të Ministrave shprehet se:

“Presidenti refuzoi të emërojë kandidatin e propozuar nga kryeministri jashtë çdo kompetence kushtetuese duke cenuar parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar si rezultat i keqinterpretimit të Kushtetutës nga Presidenti. Në rastin konkret jemi në plotësim të të gjitha kritereve. Presidenti i Republikës refuzon, kryen veprime verifikimi, që nuk janë kompetencë e tij, por kompetencë që i përket kuvendit. Mundësia e paraqitjes së një ndryshimi të ri i kabinetit është atribut i kryeministrit, që e ka për gjithë periudhën 4-vjeçare të qëndrimit të tij në detyrë. Kryeministri nuk iu përgjigj refuzimit të dekretimit të parë duke reflektuar. Kryerja e veprimeve të verifikimit drejtuar një seri institucionesh dhe dhënia e argumenteve që kanë të bëjnë në themel me cilësitë e kandidatit, atribute të Kuvendit, presidenti jo vetëm që nuk ushtroi detyrën e tij kushtetues, por mori atribute të institucioneve të tjera kushtetuese. Detyra e presidentit nuk mund të shtrihet në analizimin e cilësive të kandidatit. Presidenti nuk ka tagër të bëjë këtë vlerësim, por as tagër për të refuzuar.”

Prej katër muajsh Gjykata Kushtetuese është rikthyer në funksionalitet, por paditë që ishin rrjedhojë e konfliktit politik ishin lënë mënjanë, deri në përfundimin e fushatës elektorale.

Tashmë, me mbylljen e zgjedhjeve parlamentare, shtatë anëtarët kushtetues kanë filluar me shqyrtimin e këtyre padive.

Edhe pse çështja më e nxehtë është ajo për zgjedhjet vendore të vitit 2019, nëpërmjet të cilës opozita synon të shpallë antikushtetues këtë proces zgjedhor, Gjykata ka nisur të shqyrtojë fillimisht betejën mes Ramës dhe Metës për kompetencat për dekretimin e ministrave.

Në muajin qershor, deri më tani janë rezervuar dy përballje të tjera. Njëra është padia e Presidentit për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa tjetra, është padia kundër herësit zgjedhor për çështjen e listave të hapura të depozituar nga Myslim Murrizi e Astrit Patozi./A2

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Vendi

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë: Qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbeu

Published

on

By

Vala e protestave në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të radhës, i cili është caktuar të mbahet në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi publik, Haziri ka kërkuar bashkim dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke nëvizuar se kauza kapërcen çdo ndasi politike apo shoqërore. Ky tubim synon të fuqizojë zërin qytetar në mbrojtje të UÇK-së, sakrificës dhe lirisë.

Thirrja e tij i mëshon fort bashkimit kombëtar me mesazhin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm, ndërsa protesta e sotme do të shoqërohet sërish me moton kryesore “JO NË EMRIN TIM!”.

Continue Reading

Të kërkuara