Aktualitet

Kompania Philip Morris mund të ndalojë shitjen e cigareve në Britani

Published

on

Kompania e duhanit Philip Morris mund të ndalojë shitjen e cigareve në Britaninë e Madhe brenda 10 vjetësh, që do të thotë se marka e saj kryesore, Marlboro, do të zhdukej nga dyqanet britanike.

Autoritetet britanike së fundmi njoftuan se ata duan të ndalojnë pirjen e duhanit në vend deri në vitin 2030, dhe drejtori ekzekutiv i Philip Morris, Jacek Olczak, njoftoi se kompania dëshiron të ndihmojë këtë fushatë.

“Unë mendoj se problemi i pirjes së duhanit mund të zgjidhet në Britaninë e Madhe në një maksimum prej 10 vjetësh”, tha Olczak.

Kryetarët e shoqatave që mbështesin heqjen e pirjes së duhanit në Britani thonë se deklarata të ngjashme kanë ardhur nga kjo kompani më parë.

“Philip Morris po pretendon prej vitesh se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit. Por si t’i marrësh seriozisht pretendimet e tilla nga një kompani që shet më shumë se një në 10 cigare të tymosura në të gjithë botën”, tha Deborah Arnot nga Action on Smoking and Health (ASH).

Arnot tha se ndërprerja e pirjes së duhanit deri në vitin 2030 duhet të jetë një përparësi e qeverisë dhe se ajo ndoshta vrau më shumë njerëz sesa COVID-19 vitin e kaluar në Britaninë e Madhe, dhe se paralajmërimet nga Philip Morris nuk janë zgjidhja, por se financimi për fushatat për të ndryshuar sjelljen e duhanpirësve është e nevojshme.

Lajmet

Deri në orën 13:00 votuan 16.53 për qind e qytetarëve

Published

on

Deri në këto momente në Kosovë kanë votuar 334 mijë 677 qytetarë, më saktë 16.53 për qind prej 2,025,105 sa është numri total i votuesve në të gjithë Kosovën.

Sipas Komisioni Qendror Zgjedhor, në qytetet ku ka pasur më shumë fluks të qytetarëve që kanë dal për të votuar prin kryeqyteti me 40,190 votues deri në këto orë.

Me Prizrenin, të dytin me 20,799 votues deri më tani.

Poashtu, fluks i madh i votuesve është edhe në Ferizaj, atje ku deri më tani kanë votuar 19,235.

Në Gjilan deri më tash kanë votuar 17,128, në Pejë 17,830 votues, në Podujevë 14,625 votues, Mitrovicë e Jugut 14,379 votues, dhe Fushë Kosovë 9,254 votues.

Në Zveçan nga 6,872 votues, deri në këtë orë kanë votuar 2,623 prej tyre. Në Zubin Potok kanë votuar 2,406 nga gjithsej 6,486.

Continue Reading

Lajmet

UBT fiton çmimin e parë në Ballkanin Perëndimor për projektin më të mirë në kuadër të projekteve të financuara nga Regional Challenge Fund

Published

on

UBT është shpallur fitues i çmimit të parë në Ballkanin Perëndimor nga Regional Challenge Fund (RCF) në kuadër të iniciativës “Update & Shine – Net4VET Challenge”, për projektin më të mirë inovativ “Developing Software Developer Skills by Integrating Artificial Intelligence”.

Projekti i UBT-së u dallua për qasjen vizionare në zhvillimin e aftësive të programuesve të rinj, përmes integrimit të inteligjencës artificiale në procesin e të mësuarit dhe trajnimit praktik.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

UBT konfirmon lidershipin në rajon në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe edukimit profesional, duke dëshmuar se është një model i ekselencës dhe inovacionit ndërkombëtar.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu në gjithë vendin

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në shumicën e rajoneve të vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

Kushtet e lagështa pritet të mbeten të pranishme edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, ndërsa era e lehtë nga veriperëndimi do të ndikojë në ndjesinë e freskët të motit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara