Sport

Komiteti i UEFA-së mblidhet sot për të miratuar formatin e ri të Champions League

Published

on

Komiteti i konkurrencës së UEFA-së do të mblidhet të premten për të miratuar formatin e ri për Ligën e Kampionëve që do të jetë në fuqi nga 2024 deri në 2027.

Ndryshimet e propozuara në formatin e garës duhet të ratifikohen gjatë kongresit të së martës.

Siç ka raportuar MARCA, numri i skuadrave pjesëmarrëse është vendosur të rritet nga 32 në 36 skuadra.

Gjithsej 100 ndeshje në një sezon

Fituesi eventual i Ligës së Kampionëve do të duhet të luajë 17 ndeshje në formatin e ri të stilit zviceran. Në total do të shtohet numri i ndeshjeve.

Ndihma për klubet më të vogla

Sistemi i ri do të jetë i dobishëm për ekipet më pak në famë që garojnë në Ligën e Kampionëve dhe me sa duket do t’i ndihmojë ato të luftojnë për trofeun.

Format i ri

Secila skuadër do të luajë 10 ndeshje në formatin e ri, duke luajtur pesë ndeshje në shtëpi dhe pesë jashtë, kundër kundërshtarëve me forca të ndryshme. Sigurisht, jo çdo ekip do të përballet me njëri-tjetrin dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi.

Tabela

Në vend që të ndahen në grupe me nga katër klube, klubet do të ndahen në katër vazo bazuar në pozicionet e tyre në ligat e tyre të brendshme. Në Ligën e Kampionëve, ata do të renditen në një tabelë nga vendi i parë 1 deri në vendin e 36-të. Aty do të lëvizin poshtë-lartë siç bëjnë në renditjet në kampionatin vendas.

Koeficientët

Ekipet me renditjen më të lartë do të takohen me dy ekipe të tjera të nivelit të tyre dhe tre nga një nivel më poshtë. Po ashtu do të luajnë me tre ndeshje me klube vazos së tretë, dhe pastaj dy ndeshje me vazon më e ulët.

Rruga për në finale

Pasi secila skuadër të ketë luajtur 10 ndeshjet e tyre fillestare, tetë ekipet që janë më mirë në renditje do të kalojnë në Raundin e 16. Ata nga e nënta në të 16-tën do të përballen në një playoff, kundër atyre të pozicionuar midis vendeve 17 dhe 24 për Raundin e 1/16, ku mbesin edhe tetë vende për tu plotësuar.

Superliga

Shumë nga klubet e mëdha të Evropës ende shpresojnë që SuperLiga e Evropës do të vijë në jetë. Kjo, sidoqoftë, do të organizohet jashtë UEFA-s , por organi drejtues i futbollit evropian shpreson ta shmangë këtë garë me këtë Ligë të Kampionëve që do të ketë pamje të re.

Sport

Yjet e futbollit blejnë 90 për qind të Estrela Amadorës

Published

on

By

Ajo që për një kohë të gjatë ishte komentuar, të martën është bërë zyrtare. Një grup investitorësh, në mesin e të cilëve janë futbollistët e njohur Thomas Müller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernández, ka blerë shumicën e aksioneve të klubit portugez të kategorisë së parë, Estrela Amadora.

Grupi i investitorëve ka blerë 90 për qind të aksioneve të klubit, ndërsa vlera e investimit arrin në 40 milionë euro.

Të katër futbollistët kanë luajtur gjatë karrierës së tyre te Bayern Munichu. Hummels e ka përfunduar karrierën, Müller aktualisht luan te Vancouver Whitecaps në Kanada, Sommer është pjesë e Club Brugge, ndërsa Hernández aktivizohet te Paris Saint-Germain.

Hummels dhe Müller janë gjermanë, Sommer është zviceran, ndërsa Hernández francez.

Sipas raportimit të “Kicker”, futbollistët nuk pritet të japin ndonjë kontribut të madh financiar në projekt, por do të përqendrohen kryesisht në çështje strategjike dhe në zhvillimin e klubit.

Investimi është udhëhequr nga Johannes Mosmang, i cili i njeh mirë disa prej këtyre yjeve nga koha kur punonte si menaxher lojtarësh. Ai tani pritet ta drejtojë klubin portugez si president.

Estrela Amadora ka shënuar rritje të hovshme në vitet e fundit, ndërsa investimi i ri pritet t’i sjellë klubit ambicie dhe mundësi të reja për zhvillim.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashota dhe Lekaj eliminohen në raundin e dytë të padelit

Published

on

By

Dyshja kosovare e padelit, Donika Bashota dhe Adrijana Lekaj, nuk kanë arritur të avancojnë më tej në garë, pasi u mposhtën nga dyshja franceze Merah dhe Soubrie.

Bashota dhe Lekaj pësuan humbje 2:0 në sete në raundin e dytë të garës.

Dyshja kosovare e kishte kaluar raundin e parë pa zhvilluar meç, ndërsa në raundin e dytë u përball me çiftin francez, ndaj të cilit nuk arriti të sigurojë kualifikimin.

Me këtë humbje, aventura e Bashotës dhe Lekajt në garën e padelit përfundon në raundin e dytë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 pëson humbjen e dytë, mposhtet nga Shqipëria 3:1

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pasi është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më efikasë dhe shënuan tri herë, ndërsa Dardanët arritën të realizojnë vetëm një gol.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës U21 në këtë turne, pas disfatës së pësuar ndaj Algjerisë.

Djemtë tanë tani do të kërkojnë të reagojnë në ndeshjen e radhës dhe ta mbyllin me rezultat pozitiv aventurën në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara