Lajmet

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me gratë greviste

Published

on

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot do ta mbajnë mbledhjen në ora 11:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ko mbledhje do të vijoj vetëm me një pikë të rendit të ditës, ku anëtarët e këtij komisioni do të zhvillojnë takim me gratë greviste – punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbajtur grevë për tre muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune, janë përballur me zëvendësim të menjëhershëm nga punëdhënësi.

Punëtoret teknike të cilat ishin rrëfyer për KosovaPress kanë thënë se kompania nuk i ka informuar ende punëtorët se a do u vazhdohet kontrata e punës, duke shtuar se nuk po u lejohet as në oborr të Kuvendit të qëndrojnë.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar tash e tre muaj që të rriten pagat nga 275 euro në 550 euro.

Lajmet

VV-ja e çon në Kushtetuese vendimin e Supremes për votat me postë

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme, që të mërkurën i cilësoi si të pathemelta ankesat e kësaj partie.

VV-ja ka shkruar në Facebook se vendimi i Supremes është politik dhe absurd, duke shtuar se “vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë”.

Supremja i hodhi poshtë ankesat e VV-së për votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që erdhën me postë.

VV-ja tha se vendimi sa më i hershëm mbi këtë çështje “do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes. Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

 

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Do të vazhdojmë punën deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qeveria aktuale deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke qenë në rolin e kujdestarit për të garantuar funksionimin e pandërprerë të shtetit.

Ai ka thënë se ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit për Qeverinë e Kosovës, si dhe kërkesat e Kushtetutës.

Postimi i plotë në Facebook:

Më 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga unë si kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve.

Kjo është hera e parë që një Qeveri e Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike.

Në përputhje me nenin 29, paragrafin 1, nënparagrafin 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen.

Në këtë rast, Ligji parasheh që Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar plotësisht kufizimet e parashikuara nga neni 30 të Ligjit në fjalë, si dhe kërkesat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, Qeveria jonë (që në popull quhet Kurti 2) do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve. Ju faleminderit për mbështetjen.

Continue Reading

Lajmet

Kryetarët e komunave lirojnë postin e deputetit

Published

on

By

Kryetarët e komunave, Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kanë liruar postin e deputetit.

Hamza ia ka liruar vendin Rashit Qalajt, Gazmend Muhaxheri, Arben Gashit dhe Imri Ahmeti, Paris Gurit.

“Gazmend Muhaxheri kryetar i komunës në Pejë dhe Imri Ahmeti kryetar i komunës së Lipjanit. Japin dorëheqje nga marrja e mandatit të deputetit dhe Bedri Hamza kryetar i komunës në Mitrovicë kanë hqur dorë nga marrja e mandatit të deputetit. Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashi, Imri Ahmeti me Paris Guri dhe Bedri Hamza me Rashit Qalën”, tha kryetari i KQZ-së.

Continue Reading

Lajmet

​Njohja nga Kenia rikthen kritikat ndaj qeverisë: Katër vjet dështim lobimi në nivel ndërkombëtar

Published

on

By

Kenia është shteti afrikan që njohu pavarësinë e Kosovës të mërkurën më 26 prill, duke sjellë kështu njohje pas më shumë se 4 vjet “pauzë”. Kjo është njohja e 118-të që i bëhet Kosovës dhe po konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e subjektivitetit të shtetit. Ky zhvillim riktheu kritikat ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës për mungesë të strategjisë në këtë drejtim.

Por, kush e siguroi njohjen?

I pari që njoftoi për këtë lajm ishte ish-presidenti Behgjet Pacolli, pas të cilit shkruan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Në njoftimin zyrtar, Kenia e quajti Pacollin të deleguar special të presidentes Osmani. E vet presidentja e falënderoi atë për “angazhim të vazhdueshëm”.

“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, shkroi Osmani.

Ndërkaq, Kurti falënderoi Osmanin dhe Pacollin për rolin e tyre, sic tha ai, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Por, ndryshe reagoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në reagimin e saj të mërkurën ajo nuk përmendi Pacollin por tha se “nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me presidenten Vjosa Osmani me ish-presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”.

Ndërkaq, Pacolli, i cili publikoi fotografi nga ceremonia e nënshkrimit, tha se vendimi është “fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë, që nga viti 2009”.

Kosova nuk arriti të sigurojë asnjë njohje në këto vjet. E fundit ishte më 2021 kur Izraeli njohu pavarësinë e shtetit.

Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha Stublla vlerëson këtë njohje si një ndryshim pozitiv në dinamikën e punëve të jashtme të Kosovës, por theksoi se ajo nuk është rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kjo njohje nga Kenia na vjen pas më shumë se katër viteve kur patëm njohjen e fundit që ishte njohja nga Izraeli. Pra, kanë qenë më shumë se katër vite që kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë njohje nga asnjë shtet mosnjohjes i Kosovës. Ne e mirëpresim dhe vlerësojmë shumë njohjen e re, sepse është një ndryshim në dinamikat pasive të punëve të jashtme të Kosovës, ose të atyre të cilët janë përgjegjës për politiken e jashtme të Kosovës. Mirëpo, duket se e njëjta nuk është që ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të MPJD-së në këtë rast për të siguruar njohje nga Kenia, por duket që e njëjta është siguruar nga zotëri Behgjet Pacolli. Natyrisht, në do të rezervoheshin të diskutonim më tepër rreth kësaj, për faktin që ka shumë mungesë të informacioneve se si konkretisht ka ardhur deri të njohja”, thotë Loxha-Stublla.

Loxha-Stublla ka theksuar se mungesa e njohjeve për më shumë se katër vjet është një dështim i qeverisë dhe MPJD-së për të krijuar një strategji të qartë dhe për të angazhuar lobimin në nivel ndërkombëtar.

“Çdo njohje e re është tejet e rëndësishme për forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Por, marrë parasysh se kanë kaluar më shumë se katër vjet që nuk kemi pas fare njohje, kjo e bënë ende më të rëndësishme. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkatësisht dikasterit të Punëve të Jashtme që të kenë një strategji të qartë se si do të sigurojnë njohje, sepse njohjet janë të domosdoshme për të forcuar subjektivitetin e Republikës, por edhe për të garantuar më tutje pavarësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse do të kishte përpjekje dhe strategji të qartë për sigurim të njohjeve, lobim të vazhdueshëm dhe një qasje konkrete për të bindur shtetet për të njohë Kosovën, konsideroj që do të kishim rezultate. Por, meqenëse nuk kemi pasur asnjë rezultat mund t’i faturohet MPJD-së si dështim në këtë drejtim. Ka mungesë të lobimit, të një strategjie të qartë se si të arrihen njohjet dhe punës konkrete në këtë drejtim”, nënvizon Loxha- Stublla.

Në anën tjetër edhe njohësi për çështje politike, Emrush Ujkani vlerëson se meritat më të mëdha për këtë njohje i ka Pacolli.

“Është një njohje shumë e rëndësishme dhe kjo padyshim që e fuqizon subjektivitetin juridik të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është dashtë të ketë diplomaci më aktive, por, po fokusohemi tek kjo fundit, besoj se ka një kontribut të pakontestueshëm zotëri Pacolli në këtë njohje, ai ka bërë njoftim qysh në një kohë më herët që institucionet e Kosovës duhet të presin lidershipin e këtij shteti, të bashkëpunojmë më ta, sepse njohja vetëm është e kryer. Por, a është dashtë të punohet më shumë nga institucionet e Kosovës në mënyrë të veçantë nga ata që janë bartës të diplomacisë së Kosovës në këto vite, s’ka nevojë të komentohet, sepse, ka nevojë të punohet edhe tash kur po flasim, e lëre më për një mandat të tërë”thotë Ujkani.

Kenia tha se “e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, duke përkujtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Presidentja Osmani ishte takuar me homologun në Kenia tri herë gjatë vitit të kaluar.

Osmani tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme

Continue Reading

Të kërkuara