Lajmet

Fermerët francezë vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë

Published

on

Fermerët në Francë kanë vazhduar protestat e tyre të forta, duke hyrë në ditën e katërt të mobilizimit kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe vendet e Mercosur (Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji). Këto protesta janë shtrirë në disa qytete të Francës, ndërsa fermerët kërkojnë më shumë mbështetje dhe mbrojtje për industrinë e bujqësisë franceze, duke thënë se marrëveshja do të dëmtojë ndjeshëm të ardhurat e tyre dhe do të krijojë konkurrencë të padrejtë.

Në një akt demonstrativ, dhjetra fermerë, të organizuar nga sindikata Koordinimi Rurale du Lot-et-Garonne, montuan një kortezh me traktorë dhe bllokuan hyrjen në portin e madh të Bordos në Bassens (Gironde), një pikë kyçe për importin e drithërave. Protestuesit hodhën goma për të bllokuar rrugët që çojnë në portin, duke kërkuar që Ministri i Bujqësisë të nënshkruajë një dokument që garanton barazi të rregullave për të gjithë prodhuesit, duke i detyruar eksportuesit e vendeve të Mercosur të përmbushin standardet e BE-së për produktet bujqësore.

Një protestues nga sindikata Koordinimi Rurale shprehu shqetësimin se “na e imponojnë këtë produkt apo atë produkt dhe i ndalojnë produktet tjera, por këto produkte janë të ndaluara në vendin tonë, ndërsa në vendin e tyre janë të lejuara. Më pas këto produkte të parregulluara i blejmë nga jashtë”. Kjo është një akuza e fortë që synon të nënvizojë mangësitë e marrëveshjes për sa i përket standardeve të sigurisë dhe cilësisë së produkteve që mund të importohen pa tarifa doganore.

Sindikatat, duke përfshirë edhe Koordinimin Rurale, që është një grup bujqësor me lidhje me të djathtën ekstreme, kanë paralajmëruar një “revoltë bujqësore”, me bllokada të mallrave ushqimore që do të vazhdojnë në qytete të tjera, si në Auch dhe Agen në jugperëndim të Francës. Ata po ashtu janë të angazhuar në një fushatë të gjerë për të kundërshtuar importin e mishit të viçit, shpendëve dhe sheqerit nga vendet e Mercosur, të cilat, sipas tyre, krijojnë konkurrencë të pandershme për fermerët francezë dhe evropianë.

Përkrahësit e marrëveshjes BE-Mercosur argumentojnë se kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjet ekonomike midis Evropës dhe Amerikës së Jugut, duke hequr tarifat për eksportet evropiane, sidomos për makineritë, kimikatet dhe automjetet. Ata besojnë se kjo do të rrisë mundësitë e tregtisë për bizneset evropiane dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit.

Megjithatë, shumë sindikata të fermerëve dhe organizata bujqësore e shohin këtë marrëveshje si një kërcënim për sektorin e bujqësisë, duke konsideruar se ajo nuk merr parasysh kostot e larta të prodhimit në Evropë dhe kushtet më të ulëta të prodhimit në disa shtete të Amerikës së Jugut. Ata e cilësojnë marrëveshjen si të paekuilibruar, pasi nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për prodhuesit evropianë dhe mund të çojë në një rënie të çmimeve dhe cilësisë së produkteve bujqësore franceze.

Në përgjigje të protestave, Ministrja e Bujqësisë e Francës, Annie Genevard, ka kundërshtuar publikisht marrëveshjen e tregtisë së lirë, duke përmendur rreziqet e shpyllëzimit dhe shqetësimet shëndetësore të lidhura me mishin e trajtuar me hormone, si dhe me praktikat e tjera që janë të ndaluara në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që prodhuesit e Amerikës së Jugut të mos përmbushin standardet e larta mjedisore dhe shëndetësore të BE-së.

Fermerët francezë dhe sindikatat që i përfaqësojnë shpresojnë që protestat e tyre të krijojnë një presion të mjaftueshëm mbi qeverinë dhe zyrtarët e BE-së për të rinegociuar ose për të bllokuar marrëveshjen, duke kërkuar mbështetje më të madhe për sektorin bujqësor të Francës dhe të gjithë Evropës./UBTNews/

 

 

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara