Lajmet

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton dy raporte

Published

on

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2023 dhe atë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023. Të dy këto raporte kanë rezultuar me opinion të pamodifikuar.

Kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami tha se raporti i e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka rezultuar pa asnjë gjetje. Derisa ka shtuar se i njëjti do të mbetet në komision, pasi siç tha ajo tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojnë në seancë.

Meqenëse të dy raportet që kemi në rend ditës kanë opinion të pamodifikuar, nuk i kemi fituar as përfaqësuesit e institucioneve, por as përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Raportet i kemi pasur në dispozicion, d.m.th është raport i pamodifikuar, ka rezultuar pa asnjë gjetje (Agjencisë për Informim dhe Privatësi). Vendosim të jetë në nivel të komisionit, tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojmë në seancë”, tha Bajrami.

Ndërsa, sa i përket raportit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023, ajo tha se ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet e ‘menaxhimit financiar dhe të pajtueshmërisë’ të mos bartet në seancë, pasi sipas saj, nuk ka kohë për shqyrtim.

Edhe raporti i auditimit për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës është me opinion të pamodifikuar. Sipas ZKA-së, raporti paraqet një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit për sektorin publik. Ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet tjera të menaxhimit financiar dhe të (pajtueshmërisë). Konsideroj se si raport të mos e bartim në seancë, sepse nuk ka kohë”, tha ajo.

Lajmet

Osmani në Sofje, takoi presidentin bullgar dhe mbretin e Jordanisë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar vendin krahas liderëve të tjerë në takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.

Nga atje Osmani ka publikuar një fotografi nga takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

‘’Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Published

on

Me nderime shtetërore, janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur. Mbetjet e tyre ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, ku u rivarrosën martirët Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Në varrezat e Jashanicës në Klinë, u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.

Ceremonitë e rivarrimit vazhduan me viktimat e tjera, përfshirë Vehbi (Pajazit) Halilaj, i cili u rivarros në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë, dhe Mentor (Maliq) Kryeziu, që u rivarros në Bubavec të Malishevës. Mbetjet mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu u rivarrosën më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Ky akt përkujton sakrificat e viktimave të luftës dhe mundëson nderimin dhe kujtimin e tyre.

Continue Reading

Bota

Shpërthejnë përleshjet në Sudanin e Jugut, 30 të vdekur

Published

on

Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.

Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.

Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

Published

on

Millosh Vuçeviç, kryeministri i përkohshëm i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është shumë afër, por ka ende mundësi që të thirren zgjedhje të reja. Në një intervistë për Prva TV, Vuçeviç tha se një kryeministër i ri do të mund të formonte një kabinet deri më 18 prill, por theksoi se ka një mundësi të vogël që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e kabinetit, mund të shpallen zgjedhje të reja.

Ai përmendi se procesi i formimit të kabinetit do të jetë i vështirë dhe kërkon hartimin e një prezantimi brenda shtatë deri në dhjetë ditë. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Vuçeviç theksoi se koalicioni që mbështet SNS është i bindur se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja dhe se do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të emëruar.

Continue Reading

Të kërkuara